Skuadra zhvilloi stërvitjet e para në Antali

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit sot ka zhvilluar stërvitjet e para në tokën turke, më skatësisht në Antalia ku kushtet klimatike dhe ato teknike kanë mundësuar punë maksimale dhe përkushtim të madh nga ana e futbollistëve, të cilët me përgjegjësi kryenin urdhërat dhe këshillat e stafit të trajnerëve me në krye Ardian Nuhiun.

Fillimisht ekipi në orët e mëngjesit zhvilloi stërvitje në fitnes, ndrësa pasditja ishte e rezervuar për të zhvilluar dhe stërvitjen e parë në fushën me barë. Sigurisht se kalimi nga puna në bari sintetik në atë natyral krijon vështirësi, andaj sot është punuar më një intensitet më të matur, për të vazhduar me ritëm të shtuar nga dita në ditë, deri të enjten, kur edhe Shkupi luan kontrolluesen e parë me skuadrën kampione të Azarbejxhanit Qarabagun.

Gjithashtu, sponsori i ri dhe pronari i ri klubit z. Shefshet Demiri ashtu sikurse kishte paralajëmruar, pas nënshkrimit të kontratës me brendin e mirënjohur sportive Kappa nga Italia, sot i gjithë stafi u pajis dhe me veshje të reja sportive.

 

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT