Sot zyrtarisht u prezantuan ardhjet e fundit, priten edhe të tjerë

Drejtuesit e rinj të FC Shkupit prezantuan 4 përforcimet e reja që janë sjellë në afatin kalimtar të dimrit, me të cilat skuadra nga Çairi synon fillimisht mbijetesën e pastaj edhe garat evropiane. Ky është sinjali që dërgoi numri një i FC Shkupit, Shefshet Demiri gjatë prezantimit të futbollistëve të angazhuar deri më tani. Demiri potencoi se është në bisedime edhe me 3 futbollist të tjerë për të mbyllur afatin kalimtar, nga të cilët janë Maqedonia dhe dy të huaj.
“Klubi ynë do të jetë në rang me Shkëndijën dhe Vardarin. Këto janë përforcimet e para dhe jemi duke punuar për përforcime të tjera deri në udhëtimin në Antali . Besojmë se do të jenë edhe dy -tre përforcime kualitative që do të na bashkëngjiten, ” tha mes tjerash Shefshet Demiri, presidenti i FC Shkupi.

Nënkryetari i FC Shkupit Omer Bunjaku potencoi se synimi parësor është që skuadra nga Çairi , nëse jo në këtë sezon, në vitin e ardhshëm të garojë për titullin kampion. Ndërkohë që të gjithë katër futbollistët e rinj, por edhe me eksperiencë, deklaruan se janë të gatshëm për të dhënë maksimumin në terren dhe se do të bëjnë çmos që FC Shkupi të kthehet në shtigjet e vjetra të suksesit.

“Mund të premtojë se do të jap maksimumin në çdo ndeshje , do të jap më të mirën nga vetja dh kjo do të jetë e mjaftueshme për të arritur qëllime te caktuar nga Shkupi. Ne jemi skuadër dhe besoj se ekipi do të prodhojë një idivid, i cili do të jetë lider dhe do të bartë presionin në këtë dhe sezonin e ardhshëm, “ tha mes tjerash Bazhe Iljoski, sulmuesi i FC Shkupit.

Ndërkohë Rron Broja është befasuar me pritjen e madhe që i është bërë te FC Shkupi. “Jam shumë i kënaqur që jam pjesë e Shkupit. Një klub me histori dhe traditë të madhe si dhe me një tifozëri të zjarrtë. Shpresojë se do të arrijmë suksese të mëdha së bashku” tha mes tjerash Ron Broja , mesfushori i FC Shkupit.

“Kam ardhur te Shkupi pasi i besova projektit të klubit, prandaj nuk më është dashur shumë për të më bindur. Premtoj se do të jap maksimumin për të arritur qëllimet tona të përbashkëta. Shpresoj se do t’ia kthejmë famën e vjetër që ka pasur. Mjekët më kanë thënë se do të jem gati për fillimin e sezonit pranveror”, tha Stefan Vujçiç.

“Shkupi ka marrë përforcime për qëllime të mëdha. Besoj se në pranverë në terren do të tregojmë se Shkupi ka kapacitet që shumë shpejt të luftoj për titull”, u shpreh mbrojtësi Lamcevski.

Të gjithë futbollistët nga dita e shtunë do të jenë në dispozicion të trajnerit Ardian Nuhiu, i cili do të testojë disa prej tyre në sfidën miqësore me “Skopjen” me 18 janar.

Share Now

Related Post

Përgjigjuni komentit