Super fitore për rikthim të vetëbesimit

Shpërndaje:

Xhiroja e 16-të e Ligës së Parë të Maqedonisë solli futboll mjaft cilësor dhe me shumë gola të shënuar.
Në stadiumin e Çairit në Shkup u luajt derbi i dy ekipeve shqiptare FC Shkupi dhe KF Renova, ku bardhekaltërit nga Çairi luajtën ndeshjen më të mirë dhe më efikase të sezonit, duke triumfuar me rezultat të lartë 4:1 (2:1).

Skuadra e trajnerit Ardian Nuhiu e filloi furishëm ndeshjen me aksione të shpejta dhe konkrete dhe në minutën e 13-të shënoi golin e parë pas asistimit të Mbellas për Stojkovskin. Më pas golin e dytë e shënoi Alen Jasharovski në minutën e 20-të. Shkupi kishte edhe dy raste tjera gjatë kësaj periudhe, kur fillimisht goditja e Bajramit përfundoi në duart e portierit Kobetiq. Më pas Jasharovovski shënoi gol, por gjyqtari anësor referoi pozitë jashtë loje, për të anuluar golin e tretë. Ndërsa Mbella pasi kaloi mbrojtësit, e fitoi duelin edhe me portierin, por shtylla ishte ndihmës i Renovës.
Mysafirët zbutën epërsinë në minutën e 30-të, me një kundërzbritje të shpejtë, e që realizoi Jusufi, e që ky ishte rezultati i pjesës së parë.

Edhe në pjesën e dytë Shkupi dominoi me lojë dhe raste, ndërsa konkretizoi vetëm dy. Përsëri shënoi Jasharovski në minutën e 59-të, ndërsa golin e fundit e shënoi Ermedin Adem në minutën e 71.
Shkupi me këtë fitore ngjitet në pozitën e gjashtë me 18 pikë të grumbulluara dhe një ndeshje më pak, pasi të mërkurën duhet të luajë ndeshjen e mbetur kundër “Skopjes”, e cila ishte anuluar shkaku i reshjeve të shiut.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT