Taipi e Asani vishen bardhekaltër (VIDEO)

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit ka arritur që të sjell dy futbollist të rinj në radhët e veta, Shqiprim Taipin dhe Shpend Asani, të cilët në formë huazimi janë marrë nga skuadra e Shkëndijës së Tetovës.

Të dy futbollistët janë të moshës 20 vjeçare dhe janë futbollistë premtues, që kanë përmbushur kërkesat e trajnerit Ardian Nuhiu, i cili shpreson se së shpejti ata do të adaptohen në ekipin e tij, për të qenë pjesë e skuadrës në kampionatin e ri.

Shqiprim Taipi vjen nga Tërrnoci, i cili përveç me Shkëndijën, ka luajtur edhe me ekipin e Horizont Turnovës. Futbollisti Taipi që është në moshën 20 vjeçare luan në pozitën e mesfushorit, ka thënë se ndjehet i lumtur që do të luajë për Shkupin.

“Jam i lumtur që u bëra pjesë e Shkupit, shpresoj që ti arrijmë objektivet që ka klubi, ndërsa kënaqësi për mua do të jetë që do të luaj edhe para tifozëve “Shvercerat” të cilët gjithmonë janë lojtar i dymbëdhjetë i klubit. Shpresojë që të kemi fat si skuadër por edhe ne si lojtar që të kemi një kampionat të suksesshëm”, ka thënë Taipi.

Edhe futbollisti tjetër, Shpend Asani i cili është në moshën 20 vjeçare, ka potencuar se është i lumtur për kalimin te Shkupi.

“Padyshim se dhe unë jam i lumtur që do të bartë fanellën e FC Shkupi, duke dëshiruar që së bashku me skuadrën dhe mbështetjen e tifozëve “Shvercerat” të arrijmë suksese në kampionat, për të arritur objektivat e klubit”, është shprehur futbollisti Asani, i cili me fanellën e Shkëndijës në sezonin e kaluar kishte regjistruar 160 minuta lojë, për të shënuar dy gola.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT