Të dielën seniorët përballen me të rinjtë

Skuadra e FC Shkupi ka vazhduar me stërvitje të rregullta, duke shtuar edhe ritmin e punës, pasi trajneri Ardian Nuhiu tani ka hartuar planin stërvitor, duke zhvilluar dy seanca në dit.

Por Shkupi të dielën do të zhvillojë dhe ndeshjen e parë kontrolluese, ku trajneri do të formojë dy grupe, për të parë nga afër ecurinë e përgatitjeve të lojtarëve. Ekip i parë do të ketë përballë si kundërshtarë ekipin e të rinjve, ndërsa ndeshja në fjalë do të luhet të dielën me fillim në orën 14:30 në stadiumin me barë artificial në Gjorçe Petrov, ku ekipi edhe po vijon përgatitjet.

Share Now

Related Post

Përgjigjuni komentit