Të shtunën miqësore me “Borecin” e Velesit

Skuadra e FC Shkupit pas disa ditëve të lira, nga dita e djeshme u është rikthyer stërvijeve, për të shrytëzuar pauzën dy javore që ka kampionati vendor, shkaku i pjesëmarrjes së reprezentacionit të Maqedonisë në Ligën e Kombeve.

Trajneri Umit Karan nga e marta ka filluar me nga dy seanca stërvitore, atë të mëngjesit dhe pasites, që skuadra të rikthejë kondicionin e duhur.

Ekipi është i kompletuar, ndërsa mungojnë vetëm tre futbollistë të cilët janë të angazhuar me përfaqësueset e tyre. Besir Ramadani ka angazhim në kombëtaren shqiptare U21, sikurse edhe Rron Broja që ka angazhim me përfaqësuesen e Kosovës U21. Basilio Ndong ka marrë ftesë përsëri nga reprezentacioni i tij, Guineja Ekuatoriale.

Stafi menaxherial i skuadrës ka organizuar edhe një ndeshje kontrollues,e e cila do të luhet të shtunën me fillim në orën 15:00 në stadiumin e Çairit, ndërsa për kundërshtar do të jetë ekipi i Ligës së Dytë “Boreci” nga Velesi.