Testi i radhës për Shkupin është Maxhari

Shpërndaje:

Testi i radhës për Shkupin është MaxhariNga ekipi njoftojnë se koha e mirë që po mbretëron në vendin tonë, ka mundësuar që edhe stërvitjet të rrjedhin në mënyrën më të mirë, duke mos pasur asnjë futbollist të lënduar e as të sëmur, në përjashtim të Flakron Ajdarit, i cili ankohet nga dhimbjet e shpinës

Skuadra nga Çairi, FC Shkupi pasi që është kthyer nga përgatitjet në Ohër, që nga e hëna ka vazhduar me punë në Shkup, ndërsa të mërkurën do të luajë dhe miqësoren e radhës kundër skuadrës së Maxharit.

Nga ekipi njoftojnë se koha e mirë që po mbretëron në vendin tonë, ka mundësuar që edhe stërvitjet të rrjedhin në mënyrën më të mirë, duke mos pasur asnjë futbollist të lënduar e as të sëmur, në përjashtim të Flakron Ajdarit, i cili ankohet nga dhimbjet e shpinës.

Trajneri i skuadrës së Shkupit, Zekirija Ramadani është shprehur i kënaqur nga puna e deritanishme dhe ka potencuar se ai në të gjitha ndeshjet është paraqitur me strategji të ndryshme ndaj kundërshtarëve, për të provuar futbollistët në role të ndryshme.

“Gjatë punës në Ohër dhe miqësore që zhvilluam, kemi provuar variante të ndryshme të lojës. Gjithsesi se jemi ndarë të kënaqur nga të gjitha ndeshjet dhe nga ajo që kanë treguar futbollistët tanë. Me Zajazin luajtëm me presion gjatë minutave të para, ndërsa me Pelisterin treguam lojë me kundërsulme. Por në ndeshjen me Maxharin do të aplikojmë lojën që edhe do të jetë bazë e ndeshjeve kampionale”, ka thënë për www.shkupi.com, trajneri Ramadani.

Sipas stafit teknik të gjithë futbollistët do të kenë mundësi të luajnë në miqësoren ndaj Maxharit, duke marrë parasysh se nuk ka kufizime për zëvendësime, duke përfshi këtu edhe Minas Osmanin i cili ka tejkaluar lëndimin që e përcolli gjatë sezonin vjeshtor, ndërsa mungesë e vetme do të jetë Flarkon Ajdari.

Ndeshja Shkupi – Maxhari luhet me fillim në orën 14:00 në stadiumin në Marino.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT