Trajneri i i Shkupit Umut Karan: “Erdha në klub të madh për të bërë punë të mëdha”

Skuadra e FC Shkupi sot ka prezantuar trajnerin e ri, ndërsa ky post i ka takuar legjendës së futbollit turk dhe evropian, Umut Karan, i cili vitet më të suksesshme të karrierës së tij i ka kaluar me ekipin e Galltasarajit dhe me kombëtaren turke.

Në konferencë për shtyp sot është prezantuar edhe drejtori general I ekipit, Tufan Dash, i cili vjen si zëvendësues i Shefshet Demirit. Njëkohësisht gjithashtu sot u prezatua trajneri kondicional Volkan Sajellgan.

Para mediave në cilësinë e trajnerit të FC Shkupit foli edhe Umut Karan, I cili mes tjerash tha: “Ju dëshiroj mirëseradhje, mirëpo edhe për mua është mirëseardhje për vetveten. Në Maqedoni kam ardh në të kaluarën me përfaqësuesen e Turqisë.  Janë gjasat të mëdha që në këtë shtet të gjejmë talente të mëdha. Prej Ballkanit kanë dalë shumë talente të mëdha. Një prej arsyeve që jemi këtu është ky fakt. Duam që këta futbollist t’i ngrisim në yje të mëdha të futbollit. Momentalisht FC Shkupi është poshtë në tabelë, për këtë arsye jemi këtu që klubi të shkojë më lartë. Puna jonë është që të nxjerrim futbollist për përfaqësuesen e Maqedonisë dhe Shqipërisë. Mirëpo në të njëjtën kohë edhe klubi do të duhet të jetë në nivel. Nëse nuk arrihet kjo nuk bëhet asgjë”, tha mes tjerash Karan.

Drejtori general i skuadrës, Tufan Das nuk ka folur shumë, pork a potencuar se në këtë klub ka njerëz të cilët e duan Shkupin dhe punojnë pa kursyer asgjë për ta bërë më të mirën.

“Gjithçka që bëhet e mirë te Shkupi ka tre “fajtor”, janë Omer Bunjaku,  Ertan Demiri dhe Suat Alija. Nga Turqia kemi ardhur për një projekt të madh të FC Shkupi dhe të jemi sponzor kryesor të kësaj skuadre. I falenderojë të gjithë ata që ishin para nesh, ne kemi ardhur që të krijojmë të ardhmen e klubit”, ka thën Tufan Das.

Skuadra e Shkupit sot pasdite do të ketë stërvitjen e parë nën urdhërat e trajnerit të ri Umut Karan, I cili pritet të debutojë të shtunën në duelin e të shtunës ndaj Rabotniçkit, që luhet të shtunën në Çair.