Vazhdon seria negative në transfertë

Shpërndaje:

FC Shkupi regjistroi disfatën e 7-të në këtë sezon dhe të 6-tën në transfertë, pasi që me 0-3 u mund nga Shkëndija në Tetovë. FC Shkupi nga nesër fillon përgatitjet për sfidën e ardhshme, kundër Vardarit në stadiumin në Çair, më 10 nëntor.

 

Goditja e parë në këtë përbaallje ishte nga Shkëndija, në minutën e 7-të, kur me kokë godet Samir Fazli pas rivënes nga këndi, ndërsa topi topi shkon skaj portës. Vetëm 2 minuta më vonë, në anën tjetër të terrenit, në zonën e rrezikut Murati luan me dorë, mirëpo arbitri kryesor Markoski, tregon të vazhdojë edhe pse kishte mundësi të tregojë në pikën e bardhë. Dhe në rastin e dytë në këtë sfidë, Shkëndija kalon në epërsi. Samir Fazli ishte më i rreshtuar para mbrojtjes së FC Shkupit dhe pas rrotullimit brenda zonës, gjen hapësirë për të mposhtur Aleksovskin për 1-0. I njëjti fubollist ishte sërisht në aksion, por kësaj radhe Aleksovski del fitues dhe nuk lejon ndryshim të rezutatit. Në anën tjetër, Viktor Angelov dërgon një predhë të vërtetë nga 30 metra, por për fat të portierit vendas Kostadin Zahov , topi shkon skaj portës. Në minutën e 37-të Izair Emini tenton nga 20 metra, por topi përfundon në duart e portierit Aleksovski. Dhe në momente kur FC Shkupi filloi të vendos barazpeshën në lojë, KF Shkëndija shënon golin e dytë. Në minutën e 42-të, kroson Mici në zonë, ku nuk reagon asnjë mbrojtës i FC Shkupit, ndërsa Izair Emini, me kokë, e dërgon topin në këndin e poshtëm të Aleksovskit për 2-0. Dhe në aksionin e fundit të pjesës së parë, Muharem Bajrami godet ashpër nga 30 metra, ndërsa topi shkon mbi portën e Zahovit.

Aksioni i parë në pjesën e dytë ishte për vendasit, kur Onur Totre godet nga 16 metra, por që nuk zgjoi fare intervenim nga portieri Aleksovski. Në minutën e 67-të , Aleksovski reagon në vijën fundore pas goditjes me kokë nga Bejtullai nga rivënia nga këndi. Në mintën e 73-të , Muharem Bajrami godet ashpër nga gjuajtja e lirë, ndërsa topi shkon mbi portën e Zahovit. Në minutën e 77-të sërisht kanoset Emini, ndërsa me forcat e fundit , portieri Aleksovski, e drejton topin në rivënie nga këndi. Kjo ishte vetëm përalajmërim për golin e tretë, që erdhi nga Armend Alimi, në minutën 83-të. Vetëm 3 minuta më vonë, edhe një intervenim i sukseshëm i Aleksovskit, kur gjuan Emini nga 20 metra. Në aksionin e fundit të kohës së rregullt, Rron Broja godet me kokë, pas rivenies nga këndi, por topi përfundon në duart e Zahovit. Dhe në kohën shtesë Egzon Bejtullai nuk lejon që FC Shkupi të shënojë golin e nderit , duke nxjerr topin nga vija fundore, pasi që paraprakisht Kristijan Stojkoski loboi portierin Zahov.

FC Shkupi regjistroi disfatën e 7-të në këtë sezon, ndërsa nga dita e nesërme fillon të mendojë dhe përgatitet për derbin tjetër – kundër Vardarit më 10 nëntor, në stadiumin në Çair.

 

KF Shkëndija – FC Shkupi 3-0 (2-0)

Stadiumi në Tetovë

Shikues:

Arbitër Kryesor: Marjan Markoski (Ohër)

Ndihmësit: Zlate Lozanoski (Manastir), Petar Stepanovski (Manastir)

Kartona të verdhë: Egzon Bejtullai, Samir Fazli (KF Shkëndija)

Kartona të kuq:

Golashënues: Samir Fazli 15′, Izair Emini 42′, Armend Alimi 83′

FC Shkupi: Igor Aleksovski, Toni Tipuriç, Amir Bilali, Muharem Bajrami, Besart Krivanjeva, Suhel Muharemi (Artan Veliu 55′), Serzhinjo, Rron Broja, Omer Jashari (Ifenuyi Emanuel 29′), Kristijan Stojkoski, Viktor Angelov (Musli Lika 80′).

Trajneri: Umit Karan

KF Shkëndija: Kostadin Zahov, Gledi Mici, Egzon Bejtullai, Armend Alimi, Visar Musliu, Enur Totre, Mevlan Murati, Izair Emini (Beqiri) , Omar Imeri (Besmir Bojku 70′), Valmir Nafiu, Samir Fazliu (Shefit Shefiti).

Trajner: Qatip Osmani

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT