Visar Ganiu: Të rinjët, shpëtim për futbollin në Maqedoni

Shpërndaje:

Visar Ganiu: Të rinjët, shpëtim për futbollin në MaqedoniAi është i kënaqur që pikërisht te skuadra e tyre të rinjëve ju jepet hapësirë, pasi sipas tij KF Shkupi është një çerdhe futbollistësh, prej ku deri më tash kanë dalë mjaft futbollistë cilësor…..

Ish trajneri i KF Shkupit dhe njëherit profesor në Universitetin shtetëror të Tetovës, Visar Ganiu i cili aktualisht luan rolin e drejtorit sportiv te “Pëllumbat” nga Çairi, përkrah propozimin e drejtuesve të Federatës së Futbollit të Maqedonisë që në ekipet e Ligës së Parë dhe të Dytë të inkuadrohen edhe futbollistë të rinj.

Ndryshe FFM-ja ka bërë një propozim sipas të cilit është i patjetërsueshëm inkuadrimi në lojë i një futbollisti 21-vjeçar në ekipet e elitës së futbollit në vend, si dhe nga një futbollist 21-vjeçar dhe një 19-vjeçar në ekipet nga Liga e Dytë Futbollistike e Maqedonisë, edhe atë duke filluar nga sezoni 2014/2015.

“Unë mendoj se është propozim ndoshta edhe i vonuar. Pra e përkrahi këtë propozim, për arsye se ne nuk kemi ligë ku garojnë ekipet e dyta apo ligë deri U21 dhe U23, ashtu siç kanë disa shtete. Kështu që hapësira po ngushtohet për ata futbollistë që po mbarojnë në kategoritë e juniorëve. Pikërisht në atë moshë kur ata kanë nevojë më së tepërmi për të luajtur dhe nëpërmjet atyre ndeshjeve të fitojnë eksperiencë, atyre nuk po ju jepet mundësia dhe në atë mënyrë një numër i madh i futbollistëve cilësor po shuhen” – tha për infOSport, drejtori sportiv i KF Shkupit, Visar Ganiu.

Ai është i kënaqur që pikërisht te skuadra e tyre të rinjëve ju jepet hapësirë, pasi sipas tij KF Shkupi është një çerdhe futbollistësh, prej ku deri më tash kanë dalë mjaft futbollistë cilësor.

“Në ekipin tonë kemi një numër të dukshëm të futbollistëve të rinj, si Mevlan Adili, Besir Demiri, Flakron Hajdari, Krenar Ramadani, Lavdrim Ameti, Fisnik Zuka si dhe disa të tjerë që do të angazhohen nga shkolla jonë e futbollit” – shtoi, Ganiu.

Një kërkesë e tillë në futbollin vendas ishte sjellur edhe para dy dekadave, mirëpo nuk kishte sjellë progres dhe u hoq shumë shpejtë, pasi trajnerët e skuadrave nga elita e futbollit në vend pas vetëm disa minutave të kaluara në fushë, i zëvendësonin ata me futbollistë me më përvojë.

Mirëpo që mos të përsëritet një gjë e tillë, tashmë nga Federata e Futbollit të Maqedonisë propozojnë që futbollistët nga moshat 21 dhe 19 të zëvendësohen me futbolllistë po nga mosha e tyre.

huazuar nga infOSport

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT