ZUKA DHE BERISHA VENDOSËN TË LARGOHEN NGA SHKUPI

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupit ka vazhduar me fazën e përgatitjeve, ndërsa pas grumbullimit të parë, tani më klubi konfirmon largimin të dy futbollistëve Fisnik Zuka dhe Sedat Berisha.

Fisnik Zuka edhe pse kishte kontratë dy vjeçare me klubin dhe përkundër dëshirës që klubi ta mbajë për vete, kishte shprehur dëshirën e tij për të ndryshuar mjedis, ndërsa si destinacion të radhës zgjodhi Flamurtarin e Vlorës. Ndërkohë Sedat Berishës i kishte skaduar kontrata, ndërsa kryesia e klubit i ofroi kontratë të re duke i ofruar edhe kushte më të mira se ajo paraprake, por vetë futbollisti ka kërkuar që të provojë fatin në ndonjë skuadër tjetër.

Kryesia e klubit dhe stafi falënderojnë të dy futbollistët për kontributin e dhënë në skuadër, duke ju uruar shëndet dhe suksese në karrierë.
Stafi menaxhues i FC Shkupi është duke punuar intensivisht në prurjen e emrave të rinj në skuadër të cilët do të plotësojnë boshllëqet e krijuara, por duke kërkuar lojtarë të klasit të mirë, andaj çdo veprim është duke u analizuar dhe do të bëhet përzgjedhja më e mirë e mundshme.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT