Zuka: Të luajmë si në Kratovë dhe të marrin tri pikë

Skuadra e Shkupit këtë fundjavë do të luajë në stadiumin e Çairit duelin e xhiros së 14-të, ku përballë do të ketë ekipin e Sileksit nga Kratova. Pikërisht në duelin e zhvilluar në Kratovë Shkupi kishte marrë tri pikë në këtë përballje dhe bëri një kthesë duke arritur në seri pozitive të ndeshjeve pa disfatë, ndërsa të përzgjedhurit e trajnerit Ardian Nuhiu shpresojnë se kjo do të ndodhë edhe kësaj radhe.

Në duelin e parë të luajtur ndaj Sileksit, Shkupi kishte fituar me rezultat minimal 0:1, ndërsa goli ishte vepër e Stojkovskit në asistim të Zukës, i cili mes tjerash ka thënë se shpreson të përsëritet e njëjta lojë dhe Shkupi të arkëtojë tri pikë në përballjen e të dielës.

“Kemi pasur kohë të mjaftueshme që të përgatitemi për duelin ndaj Sikeksit dhe mendoj se jemi të gatshëm të dalim në këtë sfidë dhe të jemi të përqendruar për të marrë pikë të plota. Në ndeshjen e fundit ndaj Rabotniçkit ishim të pafat duke humbur pikë me një gol në fund të pjesës së parë, por besoj se këtë të diel do të kompensojmë atë me fitore. Gëzon fakti se ekipi është i kompletuar dhe të gjithë futbollistët konkurrojnë për 11-tshen e parë. Sileksi është kthyer në formë dhe ne nuk e nënvlerësojmë këtë fakt, por sigurisht se ne jemi shumë të motivuar pasi luajmë para publikut tonë, të cilët presin fitore”, është shprehur Zuka.

Trajneri Ardian Nuhiu ka të gjithë futbollistët në dispozicion dhe 11-t futbollistët anti-Sileks do të mësohen vetëm ditën e ndeshjes.

Share Now

Related Post

Përgjigjuni komentit