FC Shkupi – FC SHKUPI https://fcshkupi.com Dashuri e vërtetë Wed, 26 Apr 2023 16:13:32 +0000 sq-AL hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.7.2 https://fcshkupi.com/wp-content/uploads/2022/02/cropped-1200px-KF_Shkupi_logo.svg_-32x32.png FC Shkupi – FC SHKUPI https://fcshkupi.com 32 32 Tre gola për tri pikë të reja https://fcshkupi.com/tre-gola-per-tri-pike-te-reja/ Wed, 26 Apr 2023 16:13:32 +0000 https://fcshkupi.com/?p=16975 Javën e 29-t të kampionatit vendor e kemi mbyllur me fitore ndaj një kundërshtari mjaft të fortë dhe të papërshtatshëm, siq është Bregallnica nga Shtipi. Si zakonisht ndeshja filloi me matjen e forcave të dy ekipeve, por duke mos u vonuar shumë, futbollistët tanë reaguan menjëherë për të kërkuar golin.

Rasti i parë erdhi në minutën e 10-t, për Bregallnicën, mirëpo portieri ynë dhe kapiteni Naumovski arriti të kontrolloj goditjen e Gjorgjievit nga largësia.

Në minutën e 13-t, Cephas tentoi me kokë, por goditja ishte e plogësht dhe lehtisht e kontrolluar nga portieri Scekic.

Në minutën e 16 erdhën dy raste të njëpasnjëshme, fillimisht me Queven goditjen e të cilit e priti portieri, ndërsa më pas goditja e Hamidit përfundoi në rivënje nga këndi. Aksioni i njejtë vazhdoi në minutën e 17-t, kur Alvarez krosoi bukur, e Adetunji me kokë shënoi për 1:0.
Super aksion në minutëm e 21 me kundërsuëm nga Cephas, i cili asistoi pët Hamidin, por mbrojtja mysafire devijoi topin në rivënje këndore.
Në.minutëm e 28 rast të mirë kishte Bregallnica me Gjokiqin, gjuajtja e të cilit u devijua nga një mbrojtës për të goditur shtyllën.
Në minutën e 36 vlen të përmendet tentimi i Alvarezit nga gjuajtja e lirë, e që topi përfundoi pak centimetra mbi tranzversale, e që doli të jetë shansi i fundit më serioz i pjesës së parë.

Tentimi i parë më pjesën e dytë erdhi në minutën e 52 me Cephas i cili gjuajti nga një pozitë.e vështirë, por vetëm në duart e portierit Scekic.
Në minutën e 63 super aksion nga Cephas që asistoi për Adetunjin i cili me lehtësi shënoi golin e dytë për epërsi 2:0.
Në minutën e 72-t, Cephas përsëri ishte në kundërsulm dhe me një shpejtësi të atleti arriti para portës, por goditjen e tij me forcat e fundit e ndali portieri mysafir.
Në minutën e 74 ekipi ynë shënoi golin e tretë me autor Alvarezin. Para tij tentuan edhe Trapanovski dhe Adetunji, por që portieri mysafir arriti të ndalë përpjekjet e tyre.
Gol u shënua edhe në minutln e 83-, me Ilievskin, por arbitri referoi pozitë jashtë loje.
Edhe në minutën e 87 shënojmë gol me asistim të Alvarezit dhe autor Adetunjit, por që në fund arbitrat e anulojnë për pozitë jashtë loje.
Në minutën e 89 Brdarovski vjedh një top në sulm dhe kishte portën pothuajse të zbrazët, por nuk iste preciz.
Deri në fund kishte dy minuta kohë shtesë, por që nuk kishte më kohë pë raste për gol. Me këtë fitore shkojmë në kuotën e 49 pikëve dhe pozitpn e tretë në rënditje.

Ndeshjen e radhës e luajmë me 30 prill, në Kratovë si mysafirë të Sileksit.

]]>
Të mërkurën në mejdan me Bregallnicën https://fcshkupi.com/te-merkuren-ne-mejdan-me-bregallnicen/ Tue, 25 Apr 2023 17:56:04 +0000 https://fcshkupi.com/?p=16968 E mërkura sjellë ndeshjet e javës së 29-të, në kuadër të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa ekipi ynë rikthehet në stadiumin e Çairit, ku përballë do të ketë për kundërshtarë skuadrën e Bregallnicës nga Shtipi.
Padyshim se dy pikë të humbura javën e kaluar ishin të rëndësie të madhe, por pas analizës së arbitrimit, është bërë e ditur se ekipi ynë në ndeshjen ndaj Tikveshit është dëmtuar direkt nga arbitri për një penallti të mohuar.
Por ekipi edhe përkundër këtij fakti, ka vazhduar me punë gjatë këtyre ditëve, që në ndeshjen e radhës të rikthehet te fitorja, ku do të kërkohen tri pikë.
Për duelin e nesërm është prononcuar mesfushori Ali Adem, i cili mes tjerash ka thënë se do të jetë ndeshje e vështirë, por tri pikë duhet fituar patjetër.

“Do të jetë ndeshje tepër e vështirë për ne, por besoj se në Çair fitorja do të jetë e yna dhe të harrojmë ndeshjen e fundit me Tikveshin. Jemi maksimalisht të fokusuar dhe të motivuar për fitore, seose nuk kemi të drejtë të humbim pikë, përndryshe çdo rezultat tjetër për ne do të jetë dëshpërues.

Edhe për këtë ndeshje, trajneri Xhihat Arsllan, nuk ka kokëdhëmbje, pasi të gjithë futbollistët do ti ketë në dispozicion.

Fakte rreth duelit Shkupi – Bregallnica

Ekipi kundërshtarë, Bregallnica në pesë ndeshjet e fundit ka, dy humbje, dy barazime dhe një fitore të shënuar me 9 prill të këtij viti si nikoqire ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit.
Sa i përket dueleve diekte me Bregallnicën, ekipi ynë në pesë ndeshjet e fundit ka shënuar dy fitore, ka dy disfata dhe një ndeshje ka përfunduar në barazim.
Në ndeshjen Shkupi – Bregallnica që luhet me fillim në ora 16:00, drejtësinë do ta ndajë arbitri nga Shkupi, Igor Stojçevski.

]]>
Nga Kavadari kthehemi vetëm me barazim https://fcshkupi.com/nga-kavadari-kthehemi-vetem-me-barazim/ Sun, 23 Apr 2023 16:34:04 +0000 https://fcshkupi.com/?p=16961 Java e 28-të e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut është mbyllur me duelin e ekipit tonë që luajti në Kavadar kundër skuadrës së Tikveshit, ndeshje kjo e cila u mbyll me rezultat të barabartë 0:0.

Padyshim se ky rezultat aspak nuk është i favorshëm për skuadrën tonë, pasi nga rastet e krijuara meritoi më shumë.
Pjesa e parë e takimit ishte shumë e zbehtë, me ekipin tonë që vetëm në dy momente kanosi portën e Tikveshit, ku në dy raste për të shënuar ishte sulmuesi Sunday Adetunji
Edhe nikoqirët në pjesën e parë kishin dy raste, ndërsa në të dyja fjalën kryesore e kishte portieri Kristijan Naumovski, i cili intervenoi për mrekulli.
Pjesa e dytë ishte krejt ndryshe, trajneri Xhihat Arsllan bëri disa zëvëndësime, të cilët edhe dhan fryt për të krijuar raste, por jo edhe gola.
Me inkudrimin në lojë të Fredy Alvarizit, Blerton Shejit, Mamadu Danfas, Walid Hamidit dhe Ali Adem, ekipi ynë ishte i gjithi në sulm.
Në minutën e 55-të, kishte një rast të dyshimt në zonën e rreptësisë së nikoqirëve, ku pas krosimit të Hamidit, topi goditi në dorë një nga mbrojtësit vendas, por arbitri kryesor dha shenjë që ndeshja të vazhdon. Pikërisht Hamidi tentoi edhe në minutën e 58-të, por goditja e tij ishte e plogësht, që përfundoi në duart e portierit.
Në minutën e 60-të, Cephas u shërbye me top nga Sheji, por goditja e tij përfundoi pak centimetra mbi portën kundërshtare. Dy minuta më vonë, Cephas dhe më pas Queven tentuan një pas një të gjejnë golin, por topi në dy rastet goditi vetëm futbollistët mbrojtës.
Rasti i fundit për të provuar golin, ishte goditja e Diene në minutën e 68-të, i cili nga një distancë e largët furishëm drejtoi topin në skaj të portës, e që me majë të gishtërinjve, e largoi portieri Davkov.
Minutat e fundit nikoqirët i shfrytëzuan për të humbur kohë, në të shumtën e rasteve duke u shtrirë në fushë, ndërsa futbollistët tanë nuk arritën që të bëjnë më shumë për të shënuar. Me këtë pikë të fituar, ekipi ynë mbetet në pozitën e 3-të, me 46 pikë.
Ndeshjen e radhës e luajmë në shtëpi, kur do të jemi nikoqir të Bregallnicës, duel ky që luhet me 26 prill me fillim në orën 16:00.

]]>
Në Kavadar udhëtojmë të kompletuar https://fcshkupi.com/ne-kavadar-udhetojme-te-kompletuar/ Sat, 22 Apr 2023 14:24:32 +0000 https://fcshkupi.com/?p=16955 Në xhiron e 27-të, skuadra e jonë ishte e lirë, dhe këtë pauzë stafi i trajnerëve dhe futbollistët e shfrytëzuan për të punuar dhe përgatitur sa më mirë për duelin e javës së 28-të.
Për kundërshtarë këtë javë ekipi ynë do të ketë skuadrën e Tikveshit nga Kavadari. Ekip ky që këtë sezon ka treguar paraqitje solide dhe është në mesin e tabelës.
Te ekipi ynë mbizotëron një atmosferë pozitive pas fitores së lartë që shënuam në duelin e fundit në përballje me Pobedën, ndërsa pikërisht edhe për këtë duel, stafi dhe lojtarët janë optimist për të marrë tri pikë të reja.
Për duelin ndaj Tikveshit është prononcuar Blerton Sheji, i cili mes tjerash ka thënë se nuk ka asnjë kundërshtarë të lehtë, por tri pikët duhet fituar.
“Realisht pauza na ka ndihmuar të rikuperohemi fizikisht dhe të përgatitemi psiqikisht për ndeshjet e ardhshme, të cilët i llogaris si finale në vete. Jemi në një fazë ku çdo gabim mund të kushtojë në garën për titull.
Gjatë kësaj kohe i kemi analizuar edhe kundërshtarët me të cilët do të përballemi dhe kemi punuar fort që pavarësisht vështirësisë, ne ta arrijmë me sukses objektivin tonë, e që është fitorja, duke nisur nga ndeshja e radhës ndaj Tikveshit. Kundër Tikveshit do jetë një ndeshje e vështirë, sepse në shtëpi ata gjithmonë luajnë me më shumë vetëbesim dhe organizim. Por besoj që nga atje do kthehemi me tri pikë”, ka thënë Sheji.

Të rejat nga ekipi ynë

Trajnerin Xhihat Arsllan e gëzon fakti se në këtë duel do të ketë në dispozicion të gjithë futbollistët. Mungesa e lojtarëve të cilët ishin të ndëshkuar me kartonë, nga kjo javë janë gati si: Blerton Sheji, Walid Hamidi, Queven da Silva dhe Ali Adem, ndërsa plotësisht është rikuperuar edhe Aleks Zllatkov.

Statistikat për duelin Tikveshi – Shkupi

Që nga viti 2021 ekipi ynë ka luajtur gjashtë ndeshje në përballje me Tikveshin nga të cilat ka pesë fitore dhe vetëm një disfatë. Fitorja më e lartë që kemi shënuar ndaj Tikveshit është ajo e vitit të kaluar e luajtur në muajin tetor, ku fituam me rezultat 4:2 në Çair, ndërsa disfata e vetme që kemi pësuar ishte ajo e luajtur në Kavadar shtatorin e vitit të kaluar kur humbëm 3:1.
Skuadra e Tikveshit në sezonin pranveror nuk ka shënuar asnjë fitore, nga shtatë ndeshje ka katër barazime dhe tri disfata dhe mban pozitën e shtatë në renditje me 30 pikë të tubuara.

]]>
Arsllan: Të vazhdojmë të punojmë në këtë mënyrë https://fcshkupi.com/arsllan-te-vazhdojme-te-punojme-ne-kete-menyre/ Sun, 09 Apr 2023 18:58:17 +0000 https://fcshkupi.com/?p=16947 Skuadra e jonë sot ka fituar me rezultat të lartë ekipin e Pobedës, me çka jemi afruar në pesë pikë me konkurrentin në renditjen tabelare.
Sot futbollistët kishin një paraqitje të mrekullueshme, të gjitha repartet kryen me sukses detyrat e marra nga trajneri Xhihat Arsllan.
Sulmi shënoi gjashtë gola,mbrojtja ishte pothuajse pa punë, ndërsa mesfusha formoi baraspeshën e dy anëve.

Edhe pse ekipi në këtë ndeshje kishte shumë mungesa, si për shkak lëndimeve, ashtu edhe shkaku i kartonëve të verdhë, trajneri Arsllan ka mbetur i kënaqur nga të gjithë futbollistët.
“Pas disfatës së javës së kaluar, kjo ndeshje për ne ishte shumë me rëndësi të madhe. Gjatë javës kemi bërë stërvitje shumë të mira, kishim takime individuale me lojtarët tanë dhe motivimi ynë ka qenë mjaft i lartë.
Ndeshjen e sotme e kemi nisur shumë mirë, që në fillim gjetëm pozicionet e duhura.

Padyshim se jam i lumtur që fituam ndeshjen pa i mundësuar kundërshtarit tonë që të na rrezikojë portën. Më gëzoi paraqitja e lojtarëve tanë, të cilët i caktuam në vend të atyre që oshin të pezulluar dhe të lënduar. Shumë i kënaqur kam mbetur me paraqitjen e Mario Riçkovit, njëkohësisht shumë mirë ndjehem edhe për Umerfaruk Sulejamanin i cili veshi për herë të parë sot fanellën e skuadrës tonë. Padyshim se kjo ishte një fitore shumë e mirë, por ne duhet të vazhdojmë të punojmë në këtë mënyrë”, është shprehur Arsllan.

Kujtojmë se ndeshje e radhës e luajmë me 23 prill në Kavadar, ku do të jemi mysafir të Tikveshit.

]]>
Raporti nga ndeshja Pobeda – Shkupi 0:6 (0:1) https://fcshkupi.com/raporti-nga-ndeshja-pobeda-shkupi-06-01/ Sun, 09 Apr 2023 15:23:54 +0000 https://fcshkupi.com/?p=16941 Gjashtë gola për tri pikë

Java e 26-të ishte e frytshme për ekipin tonë, pasi që arkëtuam me meritë tri pikë në duelin ndaj Pobedës të luajtur në Prilep.
Edhe para se të fillojë ky duel, ekipi ynë ishte favoritë absolut, duke e dëshmuar këtë edhe në bazë të lojës, rasteve dhe golave që shënuam.
Ndeshja filloi me matjen e forcave dhe me disa tentime të lehta nga ekipi ynë, e që rasti më konkret erdhi në minutën e 17-të, kur Cephas arriti të depërtojë nga e djathtë, por goditja e tij përfundoi skaj porte. Tre minuta më vonë Trapanovsli depërtoi mjaft bukur nga e majta dhe arriti të kalojë mbrojtësit vendas, por në fund topin ia ndali portieri Tofillovski.
Minuta e 25 solli një super goditje nga Cephas, që ishte mjaft e fortë, por nuk pati precizitetin e duhur. Super aksion në min e 31 nga treshja Ackoski, Adetunji dhe Csphas, e që goditjen e këtij të fundit portieri Tofillovski e devijoi në rivënie nga këndi.
Në minutën e 35 Brdarovski nga e majta krosoi deri te Adetunji, i cili me mjeshtri shënoi për 1:0. Në minutën e fundit të pjesës së parë regjistrojmë edhe një tentim nga Alvarezi, po goditja e tij përfundoi në duart e Tofillivskit. Vlen të theksojmë se në 45 minutat e para nuk kishte asnjë rrezik drejt portës së Naumovskit, i cili mbeti thjesht një shikues më tepër në fushë.
Me të filluar pjesa e dytë, rastet për gol nisën menjëherë. Në minutën e 50 Alvarezi gjen Cephasin i cili pa menduar shumë goditi me precizitet në mes të portës për 2:0.
Luhej minuta e 55 kur pamë një slalom të vërtet të Adetunjit, i cili i vetëm arrin të kalojë mbrojtjen kundërshtare për të shënuar golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin tonë.
Në minutën e 59-t, vjen dhe goli i katërt, me autor të njëjtë të ndeshjes, Cephasin i cili pasi pranoi një top nga Timovski, arriti që të lirohet nga mbrojtësit për të rritur epërsinë.
Minuta e 63-të solli intervenimin e parë në ndeshje të portierit tonë Naumovski, i cili ndaloi goditjen e sulmuesit Amos Dadet.
Arkitekti i të gjitha aksioneve të ekipit tonë, Fredy Alvarez arriti të gjej rrjetin, duke shënuar nga distanca në minutën e 70-të për 5:0.
Edhe Danfa arrinë që të jetë në regjistrin e golashënuesve. Vetëm disa minuta pasi zëvendësoi Alvarezin, ai arrin që nga afërsia të gjejë cepin e majt të portës, për të rritur epërsinë në gjashtë gola, kur po luhej minuta e 79-t.
Deri në fund të ndeshjes, kishim edhe disa tentime për të shënuar, por duke menaxhuar mirë me lojën si në mbrojte ashtu edhe në sulm, përfundoi ky takim me rezultatin 0:6.
Ndeshjen e radhës e luajmë me 23 Prill në Kavadar, ku do të jemi mysafir të Tikveshit.

]]>
Bajrami: Në Prilep shkojmë vetëm për tri pikë https://fcshkupi.com/bajrami-ne-prilep-shkojme-vetem-per-tri-pike/ Sat, 08 Apr 2023 16:04:02 +0000 https://fcshkupi.com/?p=16932 Nga java në javë skuadra po ballafaqohet me mungesa të shumta. Edhe për këtë ndeshje trajneri Xhihat Arslan nuk do ta ketë të lehtë në kompletimin e ekipit
Java e 26-të e kampionatit sjell përballë skuadrës së fundit në renditje, asaj të Pobedës nga Prilepi, ku ekipi ynë do të jetë në cilësinë e mysafirit.
Padyshim se humbja e javës së kaluar ishte e papritur dhe ekipi kërkon që në këtë duel të rikthehet te fitorja dhe tri pikët, për të mbetur edhe më tutje në hap me për kreun e tabelës.
Për duelin e të dielës ka folur mbrojtësi ynë i ri, Melos Bajrami, i cili ka thënë se disfata e papritur nga “Skopje”, duhet të jetë mësim për qasje më serioze.

“Ndeshja me Pobedën pritet nga të gjithë ne si çdo duel tjetër dhe për do të jetë një finale e vërtetë për ne. Mendoj se akoma asgjë nuk ka mbaruar dhe kemi besim që do t’ju kthehemi rezultateve pozitive. Duhet thënë se ndeshja e kaluar duhet të jetë një mësim për ne, pasi futbolli ndonjëherë di të jete i pa parashikueshëm. Në Prilep shkojmë vetëm për tri pikë dhe të kthejmë atmosferë pozitive përpara dueleve të tjera deri në fund të sezonit”. Është shprehu Bajrami.

Nga java në javë skuadra po ballafaqohet me mungesa të shumta. Edhe për këtë ndeshje trajneri Xhihat Arslan nuk do ta ketë të lehtë në kompletimin e ekipit. Mungesat janë shtuar si për futbollistë të lënduar, gjithashtu edhe një numër i konsiderueshëm shkaku i kartonëve të verdhë. Kështu të lënduar dhe jashtë konkurrence mbesin Aleks Zlatkov dhe Stefan Mitrev. Ndërsa për shkak të pesë kartonëve të verdhë do të mungojnë, Queven da Silva, Blerton Sheji dhe Walid Hamidi. Ali Adem shkaku i kartonit të kuq, do të mungojë edhe në këtë ndeshje, ndërsa rikthehet sulmuesi Sunday Adetunji i cili kaloi dënimin e pesë kartonëve të verdhë.

Statistika për duelin Pobeda – Shkupi

Kundërshtari i radhës, Pobeda në këtë sezon ka arritur të shënojë vetëm tri fitore, ndërsa në shtatë ndeshjet e fundit ka po aq disfata.
Sa i përket përballjeve direkte mes ekipit tonë dhe Pobedës, në katër përballjet e fundit, kemi marrë tri fitore dhe një barazim. Në ndeshjen e fundit të luajtur në Prilep nëntorin e vitit të kaluar, kemi fituar me rezultat 6-0.
Drejtësinë në ndeshjen Pobeda – Shkupi do ta ndajë arbitri nga Kavadari, Stojançe Trpevski

]]>
Raporti nga ndeshja Shkupi – “Skopje” 0:1 (0:1) https://fcshkupi.com/raporti-nga-ndeshja-shkupi-skopje-01-01/ Sun, 02 Apr 2023 16:15:00 +0000 https://fcshkupi.com/?p=16895 Disfatë e befasishme dhe e papritur në kuadër të ndeshjes së javës së 25-t, ku për kundërshtar kishim ekipin e “Skopjes” nga lagja e Autokomandës.
Edhe pse ekipi ynë në këtë ndeshje kishte disa mungesa, nuk pritej që të ketë probleme për pikët e plota, duke parë dhe rolin e favoritit para kundërshtarit.
Ndeshja filloi mirë me disa raste që kishte ekipi ynë, me rrezikun e parë për kundërshtarin në minutën shtatë nga ana e Cephas, goditjen e të cilit e ndalë mbrojtja kundërshtare.

Në vazhdim të lojës, Melos Bajrami tentoi duke goditur me kokë në min e 16-të, por para porte largon topin një mbrojtës. Rasti i parë dhe i mysafirëve erdhi në minutën e 22-të, kur nga një kundërsulm i shpejtë, Hajdari krosoi para zonës ku, topin nuk arrin ta largojë Melos Bajrami, e që Anid Abazi arrin ta shfrytëzojë këtë rast për 0:1.

Futbollistët tanë kërkuan barazimin menjëherë, në minutën e 30-të, goditje e fortë nga 25 metra nga Diene, por portieri me forca të fundit largoi në këndore. Në pjesën e parë edhe pse loja ishte korrekte nga dy ekipet, kartoni i parë i verdhë u dha në min e 41, për simulim nga Hamidi.
“Skopje” kishte edhe dy raste në fund të pjesës së parë, në të 43 Hajdari, ndërsa një minutë më vonë Omeragiç Ekipi ynë ishte shumë afër barazimit në kohën shtesë të pjesës së parë, me Cephas i cili pati rast, ku në afërsi prej 2 metra portieri bllokoi gjuajtjen e tij. Edhe Valid Hamidi kishte mundësi që në minutën e dytë të shtesës të barazoj, pasi ishte vet para portierit, por goditja e tij mbaroi mbi transversale.
Pjesa e dytë filloi me dy zëvendësime te Shkupi, me Shejin dhe Gorgievin në fushë, të cilët zëvendësuan Bajramin dhe Trapanovskin.

Në këtë pjesë të dytë në disa raste u luajt në zonën e rreptësisë së kundërshtarit, ku futbollistët tanë dhe bankina kërkuan penalti, që nuk u dha nga arbitri i ndeshjes. Në minutën e 50 rasti më i dyshimtë dhe ku pritej të akordohej penallti, pasi portieri mysafir ndali Cephasin në zonën e rreptësisë, por edhe kësaj arbitri nuk tregoi në pikë të bardhë. Trajneri Xhihat Arslan tentoi edhe me disa ndryshime të fusë freski, duke zëvendësuar Danfan me Hamidin.

Rasti i radhës ishte në minutën e 60-të, kur Queven tentoi nga jashtë 16 metrave, por topi kaloi vetëm skaj këndit të portës mysafire. Tre minuta më vonë, Margvelashvili pas rivënies nga kendi të Alvaresit, goditi me kokë, mirëpo portieri mysafir grushtoi topin. Luhej minuta e 70-t, kur Demiri zuri vendin e Brdarovskit dhe sulmet ishin edhe më të shpeshta. Në minutën e 74-të, Sheji goditi fort me kokë, por nga vija fundore ku topi sa nuk kishte kaluar në rrjet, një nga mbrojtësit mysafir largoi topin për të mos lejuar barazimin.

Gorgievi në minutën e 76-të, tentoi me kokë nga afërsia, ndërsa topi edhe kësaj radhe nuk deshi të përfundoj në rrjet, pasi goditi transversalen dhe u kthye në duart e portierit. Diene në minutën 79-t tentoi nga distanca, goditja ishte shumë e fortë, ndërsa portieri arriti të grushton në rivënie këndi.

Deri në fund të ndeshjes në minutën e 85 edhe Alvarez tentoi nga gjuajta e lirë, e që nuk ishte preciz për disa centimetra. Në minutat deri në fund kishte disa ndërprerje dhe vonesa të lojës, ndërsa arbitri Stojançe Stojanov e vazhdoi lojën për pesë minuta, që nuk ndryshuan në rezultatin përfundimtar.

]]>
I rikthehemi kampionatit me duelin ndaj “Skopjes” https://fcshkupi.com/i-rikthehemi-kampionatit-me-duelin-ndaj-skopjes/ Sat, 01 Apr 2023 17:47:14 +0000 https://fcshkupi.com/?p=16881 Pas pauzës dyjavore shkaku I angazhimeve të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, të dielën I kthehemi aktiviteteve në kampionat me ndeshjen e javës së 25-të, ku në shtëpinë tonë në Çair do të jemi nikoqir të skuadrës rivale “Skopje” nga Shkupi.

Padyshim se në këtë duel imperativ kryesor i skuadrës që do të ketë në stol edhe debutimin e trajnerit të ri, Arslan Xhihat, do të jetë fitorja.

Gjatë gjithë kësaj kohe, sa që edhe kampionati ishte në pauzë, trajneri Arslan e ka shfrytëzuar në maksimum për tu njoftuar sa më mirë me formën e lojtarëve, të cilët kanë dhënë aktivitet maksimal gjatë përgatitjeve dhe janë të gatshëm edhe për duelin e të dielës.

Skuadra do të ketë edhe disa mungesa të rëndësishme, shkaku i lëndimit vazhdojnë të jenë jashtë përbërjes Aleks Zlatkov dhe portieri Stefan Mitrev. Në ndërkohë për trajnerin Arslan nuk do të jenë në dispozicion edhe sulmuesi Sunday Adetunji i cili nuk ka drejtë loje shkaku i pesë kartonëve të verdhë, ndërsa Ali Adem do të mungojë në dy ndeshje, pas ndëshkimit me karton të kuq në duelin e fundit ndaj Akademija Pandevit.

Gjithsesi trajneri Arslan Xhihat ka numër të konsiderueshëm të futbollistëve që do të kryejnë me sukses detyrat dhe obligimet për të arritur deri te tri pikët e reja.
Dueli Shkupi – “Skopje”

Skuadra mysafire “Skopje” gjatë këtij sezoni ka shënuar vetëm dy fitore, ka tetë barazime dhe 12 ndeshje ka humbur. Fitoret e vetme janë të shënuara ndaj Pobedës së fundit dhe Akademija Pandevit që është një pozitë mbi ta.

Në pesë duelet e fundit, skuadra jonë ka shënuar katër fitore dhe ka një barazim me kundërshtarin e nesërm “Skopjen”.

]]>
Delegimet e fundit do ti vëzhgojmë me vëmendje https://fcshkupi.com/delegimet-e-fundit-do-ti-vezhgojme-me-vemendje/ Sat, 01 Apr 2023 13:49:35 +0000 https://fcshkupi.com/?p=16871 Duke marrë parasysh se po futemi në aktin përfundimtar të sezonit, për fat të keq po shohim se delegimet e arbitrave janë shumë të çuditshëm. Që nga ky moment, njoftojmë publikun e gjerë se do të ndjekim me shumë vëmendje të gjitha zhvillimet. Të gjithë duhet ta dinë se FC Shkupi nuk i lë punët në duar të huaja. Çdo lëvizje dhe çdo ndeshje do ta përcjellim nga afër dhe me shumë kujdes.
Mbesim me shpresë se delegimet e çuditshme të arbitrave të bëra në ndeshjet e fundit janë vetëm rastësi, por e themi edhe një herë se do të shohim se çfarë do të ndodhë në fushë.

Përshëndetje të përzemërta për publikun

]]>