Besnik FC Shkupi – FC SHKUPI https://fcshkupi.com Dashuri e vërtetë Wed, 15 Jan 2025 22:39:03 +0000 sq-AL hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.7.2 https://fcshkupi.com/wp-content/uploads/2022/02/cropped-1200px-KF_Shkupi_logo.svg_-32x32.png Besnik FC Shkupi – FC SHKUPI https://fcshkupi.com 32 32 FC Shkupi U11 u nis për në Turqi, do masin forcat me ekipet gjigande si Galata, Fenerbahçe, Beshiktash https://fcshkupi.com/fc-shkupi-u11-u-nis-per-ne-turqi-do-masin-forcat-me-ekipet-gjigande-si-galata-fenerbahce-beshiktash/ Wed, 15 Jan 2025 22:39:03 +0000 https://fcshkupi.com/?p=20037 FC Shkupi, gjenerata U11, që udhëhiqet nga trajneri Alisa Vishi, sonte është nisur drejt Turqisë, aty ku nga data 17, deri me 19 janar do të marrë pjesë në turneun e 7-të tradicional në Kushadasi.

Në këtë turne shumë të fuqishëm, ku gjenerata U11 e FC Shkupit po merr pjesë për herë të parë, si zakonisht marrin pjesë ekipet më të njohura turke, si Galatasaraj, Beshiktash, Fenerbahçe, Goztepe, Istanbul Bashakshehir si dhe Akademia e skuadrës së njohur italiane të Interit,  me shkollën e saj në Turqi.

Është vetë presidenti Yasin Konyali, që i mundësoi ekipit U11 pjesëmarrjen në këtë turne tradicional, duke bërë për të kuptuar se në të ardhmen shumë hapësirë do ju jepet pikërisht të rinjëve të shkollës së FC Shkupit, nga ku pritet që në të ardhmen të dalin shumë talentë që do vërshojnë tregun europian të futbollit.

]]>
Së shpejti fusha ndihmëse pas golit me standarde moderne për stërvitje https://fcshkupi.com/se-shpejti-fusha-ndihmese-pas-golit-me-standarde-moderne-per-stervitje/ Tue, 14 Jan 2025 16:48:00 +0000 https://fcshkupi.com/?p=20025 Drejtuesit e FC Shkupit sot patën një takim me Kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu, nga i cili morrëm një lajm shumë pozitiv, e që ka të bëjë me një investim rreth fushës ndihmëse të skuadrës tonë.

Numri një i Komunës së Çairit, premtoi se së shpejti do të nisin punimet dhe se fusha ndihmëse pas golit (krahu i djathtë nga tribuna e vjetër) do të pajiset me bari artificial të standardeve më të larta.

Ky investim pa dyshim se do ta bëjë fushën ndihmëse të përshtatshme për të gjitha sezonet, duke krijuar kushte moderne dhe profesionale për stërvitjet e ekipit senior, por gjithsesi edhe të gjeneratave të reja të Akademisë së FC Shkupit.

Neve si klub falënderojmë Kryetarin e Komunës së Çairit, që në këtë mënyrë mbështet FC Shkupin, e që realisht nuk është thjesht një klub futbolli, por është një simboli i pasionit dhe krenarisë së çdo shkupjani, ëndërr e çdo të riu që një ditë të veshë fanellën “bardhekaltër”.

Me këtë investim të Komunës, neve si klub sigurojmë që çdo i ri do të ketë mundësinë të ndjekë ëndrrat e tij, pasi vërtetë me FC Shkupin dhe drejtuesit e rinj, që gjithë fokusin po e përqëndrojnë, pikërisht tek moshat e reja, ëndërrat e tyre një ditë do të bëhen realitet.

Familja e madhe e FC Shkupit ju mirëpret…

]]>
Ümit Sahin, trajner i ri i portierëve te FC Shkupi https://fcshkupi.com/umit-sahin-trajner-i-ri-i-portiereve-te-fc-shkupi/ Fri, 10 Jan 2025 17:00:43 +0000 https://fcshkupi.com/?p=20018 Ümit Sahin, do të luaj rolin e trajnerit të portierëve te FC Shkupi. Kështu skuadra nga Çairi përfiton në kualitet, bazuar në të kaluarën e strategut 46-vjeçar, i cili për plotë 9 vite ka punuar në Gjermani te skuadra e Stuttgart Kickers.

Me emërimin e Ümit Sahin, kompletohet stafi i trajnerëve me në krye Erdem Alparslan.

Ditë më parë si asistent i tij i parë u emërua Muarem Muarem, ndërsa gjithashtu pjesë e stafit teknik te FC Shkupi do të jenë edhe Minas Osmani, Emre Inan si dhe Ferid Veseli dhe Enes Qaili, që do të luajnë rolin e trajnerit kondicional.Ky i fundit rikthehet sërish në skuadrën tonë, pas aventurës që kishte me Gostivarin.

Skuadra dje pati grumbullimin e parë në prag të stinorit pranveror, ndërsa prezent ishin edhe tre përfocimet e deritanishme, Emir Yazici, Xhezair Avduli dhe portieri Yavuz Aygün.

]]>
Yavuz Aygün përforcimi ynë i tretë në merkato https://fcshkupi.com/yavuz-aygun-perforcimi-yne-i-trete-ne-merkato/ Thu, 09 Jan 2025 19:02:41 +0000 https://fcshkupi.com/?p=20011 Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë edhe për transferimin e tretë në rradhët tona, e që këtë herë ka të bëjë me portierin, Yavuz Aygün.

28-vjeçari Aygün së fundmi ishte pjesë e skuadrës Konjaspor nga Superliga turke, ndërsa edhe ky njëjtë sikurse përfocimi ynë i parë, Emir Yazici, hapat e parë i kishte bërë te skuadra e madhe turke e Trabzonspor.

Pikërisht si pjesë e Trabzonspor i njëjti kishte debutuar në Superligën turke majin e vitit 2016-të.

Në moshën 20-vjeçare, i njëjti nga Trabzonspor ishte transferuar te Goztepe, ndërsa gjatë karrierës së tij kishte mbrojtur edhe portën e Yeni Orduspor, Boluspor, Karagumruk dhe Isparta 32 Spor.

Me Yavuz Aygün kemi firmosur kontratë për një vit e gjysmë, ndërsa i njëjti që sot ishte prezent në grumbullimin e skuadrës tonë, duke u njohur me pjesën tjetër të skuadrës.

Yavuz Aygün, atëherë mirë se erdhe në familjen e madhe të FC Shkupit…

]]>
Ekipi u rikthye nga pushimi, fazën kryesore të përgatitjeve e zhvillojmë në Turqi https://fcshkupi.com/ekipi-u-rikthye-nga-pushimi-fazen-kryesore-te-pergatitjeve-e-zhvillojme-ne-turqi/ Thu, 09 Jan 2025 18:04:02 +0000 https://fcshkupi.com/?p=19992 Ekipi i FC Shkupit është rikthyer nga pushimi, duke nisur që sot planifikimin për sezonin pranveror në elitën e futbollit vendor.

Në grumbullimin e parë prezent ishin edhe dy përforcimet e reja, Emir Yazici dhe Xhezair Avduli.

Futbollistët nga ana e stafit dhe drejtuesve të skuadrës u njohën me planpogramin e përgatitjeve, që do të zhvillohen në dy faza.

Faza e parë do të zhvillohet në Shkup deri me datë 21 janar, ndërsa një ditë më vonë ekipi do të udhëtojë drejt Antalisë së Turqisë, aty ku do të zhvillojmë edhe fazën kryesore të përgatitjeve.

Në tokën turke ekipi do të qëndrojë deri me datë 8 shkurt, ndërsa gjithashtu do të zhvillojë 4 ndeshje kontrolluese.

]]>
Avduli: Të luaja për FC Shkupin, ishte ëndërra ime e fëmijërisë https://fcshkupi.com/avduli-te-luaja-per-fc-shkupin-ishte-enderra-ime-e-femijerise/ Tue, 07 Jan 2025 19:24:08 +0000 https://fcshkupi.com/?p=19985 Xhezair Avduli prej dje edhe zyrtarisht është pjesë e FC Shkupit, ndërsa me nënshkrimin e kontratës, ai thotë se ka plotësuar ëndërrën e fëmijërisë.

Bartja e fanellës “bardh e kaltër” për të është një nder i madh, pasi sipas tij fanellën e FC Shkupit e ëndërron çdo futbollistë i ri shkupjan, por edhe më gjërë.

“Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e FC Shkupit. Sinqerisht ka qenë ëndërr e imja e fëmijërisë për të veshur fanellën e kësaj skuadre, simbol për shqiptarët e Shkupit, por lirisht mund të them edhe një ndër skuadrat më të mira në Ballkan. Për mua personalisht ky transferim te FC Shkupi është shumë i rëndësishëm, pasi të luash me këtë fanellë është nder për secilin lojtar” – u shpreh Xhezair Avduli, i cili premton se me këtë fanellë do të jap shumë mund dhe më të mirën nga vetja, me qëllim që të gëzojë armatën e madhe të skuadrës tonë.

“Si një futbollistë i ri në moshë dhe shumë entuziast, premtoj se do të jap më të mirën nga vetja, për të ndihmuar skuadrën vazhdimisht në çdo ndeshje, pasi vetëm në atë mënyrë mund të shpresojmë në rezultate të mira që do i gëzonin edhe tifozët tanë. ‘Shvercerat’ në çdo ndeshje meritojnë të festojnë bashkë me ne vetëm fitore, pasi klubet e mëdha janë të mësuara kështu” – deklaroi Avduli, i cili nesër për herë të parë do ti bashkohet skuadrës së FC Shkupit, në rrugëtimin e tij të ri në karrierën futbollistike.

20-vjeçari Avduli skuadrës tonë iu bashkua nga KF Arsimi, teksa me të njëjtin kemi firmosur kontratë për dy vite e gjysmë.

]]>
Muarem Muarem përforcon stafin e Erdem Alparslan https://fcshkupi.com/muarem-muarem-perforcon-stafin-e-erdem-alparslan/ Tue, 07 Jan 2025 17:26:16 +0000 https://fcshkupi.com/?p=19977 Muarem Muarem, një emër i njohur në futbollin vendor, edhe zyrtarisht i është bashkuar ekipit tonë, ku do të luaj rolin e ndihmës trajnerit të Erdem Alparslan.

Muarem Muarem pas një karrierë të bujshme si futbollistë, ku mbronte edhe ngjyrat e skuadrës nga Çairi, së fundmi luante rolin e ndihmës trajnerit, por edhe kryetrajnerit te skuadra e Gostivarit.

Ai këtë skuadër e udhëhoqi në 9 ndeshje kampionale në Ligën e Parë, duke mos pësuar asnjë disfatë (4 fitore, 5 barazime).

Tashmë i njëjti do ti bashkohet stafit të Alparslan, aty ku sërish do të jenë edhe Minas Osmani, Ferid Veseli dhe Emre Inan.

Prezantimi i Muarem Muarem u bë nga Drejtori Gjeneral CEO, Aykut Turan, i cili i uroj shumë fat dhe suksese në rrugëtimin për edicionin e ri me ngjyrat “bardh e kaltër”.

]]>
20-vjeçari Avduli i bashkohet familjes së FC Shkupit https://fcshkupi.com/20-vjecari-avduli-i-bashkohet-familjes-se-fc-shkupit/ Mon, 06 Jan 2025 19:00:49 +0000 https://fcshkupi.com/?p=19970 Xhezair Avduli është futbollisti i dytë që i bashkohet skuadrës tonë në këtë merkato dimri, pas mbrojtësit turk, Emir Yazici. Me Avdulin kemi nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë, duke besuar thellësisht në kualitetet e tij.

Avduli familjes së FC Shkupit i bashkohet pas aventurës mjaft të suksesshme që pati me KF Arsimin edicionin vjeshtor, por edhe edicionin e kaluar, kur ishte një ndër futbollistët e padiskutueshëm titullarë.

Ai me KF Arsimin gjatë stinorit vjeshtorë zhvilloi gjithsej 18 ndeshje (16 në kampionat dhe 2 në kuadër të Kupës), duke regjistruar 10 asistime dhe 4 gola të shënuar.

Karrierën e kishte nisur te Shkëndija e Haraçinës, për tu transferuar më pas te Fortuna e Hasanbegut, derisa falë talentit të tij, shtatorin e vitit 2021 ishte transferuar te Shkëndija e Tetovës.

Pjesë e KF Arsimit, Avduli u bë verën e vitit 2023, ndërsa prej sot edhe zyrtarisht 20-vjeçari do të jetë pjesë e FC Shkupit.

Në këtë mënyrë drejtuesit e FC Shkupit vazhdojnë të ju besojnë futbollistëve të rinj, duke pasur parasysh se deri më tani të gjithë që i kemi angazhuar janë të moshës së re: Emir Yazici (22 vjet), Ariton Mehmedi (17), Andi Ismaili (16), Anes Bajrami (15).

]]>
FC Shkupi U11 në turne në Kushadasi të Turqisë https://fcshkupi.com/fc-shkupi-u11-ne-turne-ne-kushadasi-te-turqise/ Mon, 06 Jan 2025 14:23:58 +0000 https://fcshkupi.com/?p=19958 FC Shkupi, gjenerata U11, që udhëhiqet nga trajneri Alisa Vishi, nga data 17 deri me 19 janar do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtarë në Kushadasi, ku marrin pjesë ekipet më të njohura turke, si Galatasaraj, Beshiktash, Fenerbahçe, Goztepe, Istanbul Bashakshehir si dhe Akademia e Interit, skuadrës së njohur italiane që ka shkollën e saj në Turqi.

Është kjo hera e parë që ekipi U11 i FC Shkupit do të marrë pjesë në një turne kaq të rëndësishëm jashtë vendit, ndërsa kjo ka lënë të kënaqur edhe vetë trajnerin Vishi:

“Kjo po ndodh për herë të parë që kryesia e klubit na mundëson një gjë të tillë neve si skuadër. Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që ekipi U12, nën organizim të drejtuesve të na dërgojë në një turne me përmasa të këtilla, ku marrin pjesë ekipet më të mëdha nga Turqia, përfshirë këtu edhe Akademinë e Interit, skuadrës së njohur italiane që ka shkollën e saj në Turqi. Shfrytëzoj rastin të falënderoj drejtuesit e rinj të skuadrës tonë, me shpresë se edhe në të ardhmen si skuadër do të marrim pjesë në turne të këtilla”.

Një gjest shumë i bukur ky i drejtuesve tanë me në krye presidentin, Yasin Konyali, që në këtë mënyrë edhe njëherë tjetër po dëshmojnë se do ti japin shumë hapësirë Akademisë së  futbollit.

Kujtojmë, nga Akademia e futbollit ekipit të parë të FC Shkupit deri më tani i janë bashkuar tre futbollistë, si Ariton Mehmedi, Andi Ismaili dhe Anes Bajrami, ndërsa së shpejti pritet që të dalin në pah edhe emra të tjerë që do të jenë nën vëzhgimin e ekipit të parë.

]]>
8 janari, data kur startojmë përgatitjet për stinorin pranveror https://fcshkupi.com/8-janari-data-kur-startojme-pergatitjet-per-stinorin-pranveror/ Sun, 05 Jan 2025 16:37:20 +0000 https://fcshkupi.com/?p=19952 Pushimit dalë nga dalë po i vie fundi. Futbollistët të relaksuar këtë periudhë, me 8 janar do të grumbullohen për herë të parë bashkë në vitin 2025, vit të cilin skuadra jonë do ta nis me një udhëheqësi të re mjaft ambicioze.

Gjithçka është pranë finalizimit. Kanë mbetur vetëm edhe disa detaje të vogla që klubi edhe zyrtarisht të kalojë në duart e Presidentit të ri, Yasin Konyali, i cili bashkë Drejtorin Gjeneral CEO, Aykut Turan dhe Drejtorin Sportiv, Nderim Nexhipi, tashmë i kanë idet e qarta se si klubi do të funksionojë tash e tutje.

Siç dihet, hapi i parë i tyre ishte afrimi i disa prej talentëve nga Akademia, por edhe afrime të reja që së shpejti do të zbulohen për opinionin sportiv në vend, e në veçanti tifozët tanë të flaktë “Shvercerat”.

Ariton Mehmedi, Andi Ismaili dhe Anes Bajrami, do të jenë fytyrat e reja në grumbullimin e parë të skuadrës, ndërsa bashkë me ta edhe disa lojtarë të tjerë pretendentë për në ekipin e parë si dhe përforcimi i vetëm deri më tani, Emir Yazici.

Grumbullimin e parë skuadra do ta ketë në stadiumin e Çairit. Të gjithë futbollistët fillimisht do të ju nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore, përfshirë këtu edhe matjet fizike, që më pas ditëve në vijim të punojnë në pjesën fizike dhe tekniko taktike, gjithnjë nën vëzhgimin e kryetrajnerit Erdem Alparslan, së bashku me stafin e tij.

Ekipi në Shkup, gjithnjë nëse kushtet klimatike na e mundësojnë një gjë të tillë, do të stërvitet deri me 21 janar, ndërsa më 22 janar do të udhëtojmë drejt Turqisë, aty ku do të qëndrojmë deri me datë 8 shkurt dhe do të zhvillojmë fazën kryesore të përgatitjeve në prag të stinorit pranveror.

Ekipi do të akomodohet në Hotel “Kamelya Selin Luxory”, në Antalia të Turqisë, aty ku kemi planifikuar të zhvillojmë edhe 4 ndeshje kontrolluese.

NDESHJET KONTROLLUESE

Ndeshjen e parë kontrolluese në Antalia të Turqisë do ta zhvillojmë me datë 25 janar kundër polakëve të FC Polonia Ëarszaëa, ndërsa katër ditë më vonë do të masim forcat me bullgarët e FC Septemvri.

Ndeshjen e fundit do ta zhvillojmë me 6 shkurt kundër kazakëve të FC Kaysar, ndërsa para kësaj ndeshje, ekipi ka planifikuar të zhvillojë edhe një ndeshje tjetër, për të cilën do të ju informojmë në mënyrë plotësuese.

EMRAT E RINJ

Përveç talentëve të rinj, që skuadrës iu bashkuan nga Akademia, siç janë Ariton Mehmedi, Andi Ismaili dhe Anes Bajrami, por edhe përforcimi i vetëm deri më tani, Emir Yazici, skuadrës pritet ti bashkohen edhe disa emra të rinj, edhe atë para se skuadra të vazhdojë përgatitjet në Turqi.

Kështu ekipi deri atëherë pritet të përforcohet në të gjitha repartet, përfshirë këtu, portën, mbrojtjen, mesfushën dhe sulmin.

STINORI PRANVEROR

Stinori pranveror starton me 16 shkurt, ndërsa deri atëherë besojmë se skuadra do të jetë e përgatitur në mënyrën më të mirë për të na gëzuar me rezultate pozitive. Ndeshjen e parë në kuadër të pjesës së dytë të sezonit 2024/25 do ta zhvillojmë në terren vendas kundër njërit prej liderëve të stinorit vjeshtorë, Rabotniçkit.

]]>