Admin1 – FC SHKUPI https://fcshkupi.com Dashuri e vërtetë Wed, 30 Jun 2021 12:42:55 +0000 sq-AL hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.7.2 https://fcshkupi.com/wp-content/uploads/2022/02/cropped-1200px-KF_Shkupi_logo.svg_-32x32.png Admin1 – FC SHKUPI https://fcshkupi.com 32 32 Mbyllim miqësoret me fitore ndaj Dritës së Gjilanit https://fcshkupi.com/mbyllim-miqesoret-me-fitore-ndaj-drites-se-gjilanit/ Wed, 30 Jun 2021 12:10:42 +0000 https://fcshkupi.com/?p=12493 Sot kemi zhvilluar ndeshjen e katërt dhe të fundit në Ohër.
Në përballjen e fundit që ishte edhe gjeneralja, përballë kishim ekipin e FC Drita nënkampione e Kosovës.


Ndeshja ishte mjaft dinamike, ndërsa dy golat u shënuan në pjesën e parë, ku fillimisht në epërsi kaluan mysafirët nga Gjilani, me golin e  Simonovskit, ndëra ekipi ynë barazoi me golin e shënuar nga Senghor.

Edhe pjesa e dytë ishte me dominim dhe posedim të lojës nga ekipi ynë, që rezultoi me gol, kur nga pika e bardhë e penalltisë shënoi Freddy Alvarez, për tu mbyllur ndeshja me rezultat 2:1.

Me këtë ndeshje mbyllim kontrollueset dhe me fazën përgaditore në Ohër dhe sot ekipi do të kthehet në Shkup.

Në kontrolluset në Ohër nga katër miqësoret fillimisht humbëm nga Partizani i Tiranës me rezultat 1:0, Shkëndija 2:0, barazuam 1:1 me Strugën.

]]>
Shkupi – Llapi në termin të mbrëmjes me shikues https://fcshkupi.com/shkupi-llapi-ne-termin-te-mbremjes-me-shikues/ Fri, 25 Jun 2021 09:58:07 +0000 https://fcshkupi.com/?p=12488 Skuadra jonë po vazhdon fazën e përgatitjeve në Ohër dhe futbollistët nga dita në ditë po ndjejnë formën e duhur. Edhe përkundër se në dy miqësoret e zhvilluara në Ohër kemi pësuar disfata, gëzon fakti se të gjithë në ekip janë mirë dhe nuk ka të lënduar.

Nga ana tjetër po afrohet dita për ndeshjen e parë kualifikuese të Ligës së Konferencës së UEFA-s, kur ekipi ynë me 8 korrik do të jetë nikoqire e skuadrës kosovare, KF Llapi.

Tani më është vendosur që ndeshjen e parë e luajmë në cilësinë e nikoqirit, ndërsa stadiumi arena “Todor Proeski” do të jetë “shtëpia” ynë për garat evropiane.

Sipas protokolleve të reja dhe lehtësimit të masave anti kovid, në këtë përballje stadiumi do të jetë i hapur me 30% të kapacitetit sa ka stadiumit (36.400), që do të thotë se në tribuna atë ditë do të mundë të kemi mbi 10 mijë shikues.

Tani më po bëhen planet për çmimet e biletave dhe datën se kur do të dalin ën shitje, ndërsa ndeshja Shkupi – Llapi do të luhet në terminin e mbrëmjes, duke filluar në orën 20:00.

Për të gjitha detajet dhe ndryshimet do të jeni të informuar përmes faqes sonë zyrtare.

]]>
Gjorgjievski do të jetë goleadori i Shkupit https://fcshkupi.com/gjorgjievski-do-te-jete-goleadori-i-shkupit/ Sun, 20 Jun 2021 08:26:21 +0000 https://fcshkupi.com/?p=12467 Kryesia e klubit po vazhdon me punë të pandalshme, derisa ekipi ka vijuar me fazën e përgatiteve në Ohër. Për të kompletuar zbrazëtirat në skuadër, tani më kemi siguruar edhe një përforcim të radhës, ndërsa në ekipin tonë vjen futbollsti i ri dhe kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut U21, Marko Gjorgjevski.

Shtatëlarti Gjorgjievski, sezonin që lam pas luajti te Radniçki Pirot në Ligën e Parë serbe ku ka regjistruar 26 paraqitje me shtatë gola të shënuar, ndërsa nga një ndeshje ka zhvilluar edhe në Super Ligë dhe Kupën e Serbisë.

“Te Shkupi erdha pasi që është vërtet një klub i madh. Për këto pesë ditë sa jam këtu vërtet mundë të them se më është bërë pritje shumë e mirë dhe mendoj që shumë shpejt do të përparoj  dhe do të jap më të mirën e mundshme nga vetja që ta arsyetoj besimin e dhënë me gola dhe asistime. Dua të potencoj se shumë mirë jam pranuar nga të gjithë bashkëlojtarët dhe stafi i trajnerëve dhe besoj se do ta arsyetoj besimin e dhënë. Shpresoj se do të kemi sukses të madh në Evropë dhe kampionat, ku në vendin tonë do të tentojmë të fitojmë titullin dhe lus Zotin që në fund të gëzohemi të gjithë në këto suksese së bashku me tifozët tanë”, ka thënë Gjorgjievski.

Gjorgjievsvki në vendin tonë ka luajtur me ekipin e Vardarit dhe Borecit, para se të transferohet në Superligën serbe të Vozhdovaci, për të luajtur më pas si i huazuar te Radniçki nga Piroti në Serbi.

Marko Gjorgjievski vjen te Shkupi në formë huazimi për një vit, me mundësi për blerje të kartonit të tij.

]]>
Super Shabani vishet bardhekaltër për mesfushë stabile https://fcshkupi.com/super-shabani-vishet-bardhekalter-per-mesfushe-stabile/ Sat, 19 Jun 2021 10:42:42 +0000 https://fcshkupi.com/?p=12452 Skuadra jonë vazhdon fazën përgatitore në qytetin e Ohrit, ndërsa tani më pas nesh kemi lënë edhe miqësoren e parë të luajtur ndaj ekipit të Partizanit të Tiranës, ku treguam një lojë shumë solide dhe me shumë raste për të shënuar, që tregon se ekipi me futbollistët e rinj të ardhur në këtë afat kalimtar shumë shpejt po adaptohen mes vete.


Transferimi i radhës te skuadra jonë është mesfushori difensiv Bujar Shabani, i cili vjen nga radhët e skuadrës nënkampione të Superligës kosovare FC Drita.
Shabani ka një karrierë të mirë në Superligën e Kosovës dhe Shqipërisë, ku ka luajtur dhe me ekipet si FC Ferizaj, KF Feronikeli dhe në Shqipëri ishte pjesë e KF Skënderbeu.

Në sezonin që la pas Shabani në 34 paraqitje në kampionat, dy në Kupën e Kosovës dhe dy paraqitje në kualifikimet e Ligën e Evropës, ku kishte shënuar katër gola dhe kishte bërë tri asistime, gjë që e karakterizon ferizajasin si një nga mesfushorit me vlerë shumë të lartë edhe në transfermarkt.


“Të them të drejtën kisha biseduar me shumë njohës të futbollit lidhur me angazhimin tim eventual te Shkupi, të gjithë më kanë thënë fjalë shumë të mira, por vendimtar ishte vlerësimi nga ish-futbollisti i Shkupit Arsim Abazi, i cili më tha se Shkupi është klubi me traditë të gjatë dhe ekip që fiton tituj, andaj edhe nuk hezitova që të bëhem pjesë e kësaj skuadre. Shumë shpejt jamë ambientuar dhe më kanë pritur shumë mirë në klub, si stafi i trajnerëve, bashklojtarët dhe kryesia. Padyshim se do të japim maksimumin dhe më të mirën nga vetja në të gjitha ndeshjet, ndërsa më gëzon fakti se kampionati do të kthehet me publik dhe do të luajë para armatës më të fortë të tifozerisë shqiptare “Shvercerat”. Uroj të kemi paraqitje të mirë edhe në ndeshjet e Ligës së Evropës dhe kampionatin ta fillojmë me garën për titull”, ka thënë shtatlarti Shabani.

Shkupi dhe Shabani janë dakorduar për kontratë një vjeçare, ndërsa tani më ai është së bashku me klubin në Ohër dhe po vijon përgatitjet e plota me ekipin.
Kujtojmë se Bujar Shabani është përforcimi i gjashtë, pasi më parë në klub kanë ardhur edhe Fisnik Zuka, Blerton Sheji, Tome Kitanosvki, Kire Markovski dhe Konstanin Çeshmexhiev.

]]>
Çeshmexhiev është futbollisti që do të përforcojë mbrojtjen https://fcshkupi.com/ceshmexhiev-eshte-futbollisti-qe-do-te-perforcoje-mbrojtjen/ Fri, 18 Jun 2021 09:52:39 +0000 https://fcshkupi.com/?p=12440 Mbrojtësi Konstantin Çeshmexhiev zyrtarisht është pjesë e FC Shkupi. Bardhekaltërit sigurojnë firmën e ish-kapitenit të përfaqësueses U21 të Maqedonisë me të cilin pritet të rritet konkurrenca në repartin e mbrojtjes.

Futbollisti 25 vjeçar vjen nga radhët e skuadrës boshnjake Velezh të Mostarit ku sezonin e kaluar regjistroi 16 paraqitje. Bëhet fjalë për futbollist të dalë nga akademia e Rabotniçkit, ndërsa ka luajtur edhe për Pelisterin, Makedonija Gj.P. dhe Shkëndijën në kampionatin vendor.

Se cilat ishin arsyet për tu bërë pjesë e skuadrës nga Çairi, futbollisti ka thënë se ambiciet e klubit e kanë bindur atë që të vë firmën për skuadrën tonë.

“Njerëzit në klub më kanë kontaktuar derisa isha futbollist i Velezhit, kjo ishte diku para një muaji. Mi treguan planet dhe idetë e klubit, edhe e dija se bëhet fjalë për një projekt serioz. Faktor vendimtar që të vijë këtu ishte dalja në arenën evropiane, si dhe fakti që trajner është Goce Sedlloski që do të jetë nder për mua të mësoj nga një trajner siç ai dhe stadiumi i ri dhe investimet në infrastrukturë. Të them të drejtën nuk jam hamendur shumë pasi më pëlqyen planet dhe ja ku jam te Shkupi.

Çeshmexhiev tani më është bashkuar me skuadrën në Ohër dhe do të jetë gati që të fillojë stërvitjet me ekipin, që sa më shpejt të adaptohet për ndeshjen e parë kualifikuese të Ligës së Konferencës së UEFA-s. Çeshmexhiev dhe Shkupi kanë nënshkruar kontratë një vjeçare.

]]>
Caktohen miqësoret në Ohër, e fillojmë me Partizanin e Tiranës https://fcshkupi.com/caktohen-miqesoret-ne-oher-e-fillojme-me-partizanin-e-tiranes/ Wed, 16 Jun 2021 07:12:16 +0000 https://fcshkupi.com/?p=12434 Futbollistët dhe stafi i trajnerëve kanë vazhduar punën e tyre në kuadër të fazës së përgatitjeve në Ohër, ku tani më kanë nisur përgatitjet për ciklin e ndeshjeve kualifikuese për Ligën e Konferencës së UEFA-s.

Është gara më e re e UEFA-s, Liga e Konferencës ku FC Shkupi do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut, ndërsa për kundërshtarë në shortin e hedhur dje në Nyon të Zvicrës për kundërshtarë morëm ekipin e Superligës së Kosovës, KF Llapi.

Për këtë kryesia ka caktuar tani më edhe tri miqësore mjaft të forta, fillimisht me 17 qershor do të luajmë kontrolluesin me skuadrën e Super Ligës së Shqipërisë, KF Partizanin. Duel i radhës është caktuar me 21 qershor, ndërsa për kundërshtarë është zgjedhur ekipi i KF Shkëndijës dhe dueli i fundit që do të luhet me 26 qershor do të jetë ndaj skuadrën së FC Strugës.

Janë këto tri ekipe të cilat kanë siguruar pjesëmarrje në garat evropiane dhe do të jetë një test i mirë për trajnerin Goce Sedlloskin dhe futbollistët për të ngritur formën para ndeshjeve të Ligës së Konferencës.

Qëndrimi në Ohër do të zgjasë deri me 30 qershor, e më pas do të rikthehemi në Shkup për të vazhduar përgatitjet e fundit para ndeshjes së parë kundër KF Llapi.

Kujtojmë se me ekipin tani disa ditë janë bashkuar edhe Freddy Alvarez, gjithashtu pas angazhimeve me kombëtaren e Rwandas edhe Abdul Rwatubyaye ka filluar me punë së bashku me ekipin.

]]>
Llapi është kundërshtari i parë në Ligën e Konferencës https://fcshkupi.com/llapi-eshte-kundershtari-i-pare-ne-ligen-e-konferences/ Tue, 15 Jun 2021 11:43:01 +0000 https://fcshkupi.com/?p=12429 Skuadra e jonë vazhdon të jetë pjesë e garave evropiane tani më për të katërtën herë një pas një, që kur është regjistruar me emrin FC Shkupi (ndërsa shtatë herë më parë luajti me emrin “Slloga Jugomagnat” katër herë në garat e Ligës së Kampioneve dhe tri herë në garat e Kupës së Evropës).

Këtë sezon për herë të parë fillon gara e re e emërtuar UEFA Liga e Konferencës, ndërsa para shortit ekipi ynë ishte në Grupin 3 të ekipeve që janë bartëse në tërheqje.

Shorti i hedhur sot në Nyon të Zvicrës për kundërshtar të bardhekaltërve caktoi skuadrën e Llapit nga Kosova.

Ndeshja e parë është caktuar të luhet më 8 korrik në Shkup në stadiumin e qytetit “Todor Proeski”, ndërsa takimi i kthimit në Prishtinë do të luhet më 15 korrik.

]]>
Кире Маркоски ново засилување за Шкупи https://fcshkupi.com/%d0%ba%d0%b8%d1%80%d0%b5-%d0%bc%d0%b0%d1%80%d0%ba%d0%be%d1%81%d0%ba%d0%b8-%d0%bd%d0%be%d0%b2%d0%be-%d0%b7%d0%b0%d1%81%d0%b8%d0%bb%d1%83%d0%b2%d0%b0%d1%9a%d0%b5-%d0%b7%d0%b0-%d1%88%d0%ba%d1%83%d0%bf/ Mon, 07 Jun 2021 13:01:11 +0000 https://fcshkupi.com/?p=12425 Летниот преоден рок го донесе следното засилување на нашиот тим со комплетирање на анкажманот на крилниот напаѓач Кире Маркоски кој денес потпиша договор за една година и го облече бело-синиот дрес на Шкупи.

„Како прво, сакам да им се заблагодарам на претседателот на клубот Олгун Ајдин, спортскиот директор Омер Буњаку и тренерот Гоце Седлоски за довербата и дадената можност. За време на многуте разговори што ги водевме, ми ги презентираа своите идеи, целите и амбициите на клубот. Токму желбата и амбициите на клубот за успех во домашното првенство како и на европската сцена беа причините зошто решив да потпишам за ФК Шкупи. Како прво, верувам дека под водство на тренерот Седлоски можеме да стигнеме до Плеј-офот во Конференцијата и да ги исполниме целите на клубот. Среќен сум за враќањето на навивачите на трибините, познавајќи ги нашите навивачи, Шверцерите од претходните средби, верувам дека тие ќе бидат нашиот дванаесетти играч и им ветувам дека ќе го дадам максимумот и дека заедно ќе се радуваме во големи успеси, изјави Маркоски.

Маркоски има богата фудбалска кариера, започнувајќи го својот професионален ангажман како дел од тимот на Работнички во домашното првенство, а подоцна кариерата ја продолжува во АЕЛ Лимасол од Кипар, како и тимот на Трнава.
Маркоски сезоната 2020/2021 ја помина во тимот на Академија Пандев, каде имаше 11 настапи и постигнати два гола.

]]>
Markoski vishet bardhekaltër, për sulm më të fortë https://fcshkupi.com/markoski-vishet-bardhekalter-per-sulm-me-te-forte/ Mon, 07 Jun 2021 12:45:10 +0000 https://fcshkupi.com/?p=12406 Afati kalimtar i verës solli përforcimin e radhës në skuadrën tonë, duke e kompletuar angazhimin e sulmuesit anësor Kire Markoski, i cili sot nënshkroi kontratë një vjeçare dhe veshi fanellën bardhekaltërt të FC Shkupi-t.

“Para se të gjithash dua ti falënderohem pronarit te klubit Olgun Ajdin, drejtorit sportiv Omer Bunjaku dhe trajnerit Goce Sedlloski për besimin dhe shansin e dhënë. Gjatë bisedimeve më njoftuan me idetë e tyre qëllimet dhe ambiciet e klubit. Pikërisht dëshira dhe ambiciet e klubit për sukses në kampionatin vendor si dhe në skenën evropiane ishin arsyeja pse vendosa të nënshkruaj për FC Shkupi.

Para se të gjitha besoj se nën udhëheqjen e trajnerit Sedlloski mundemi të arrijmë në Play-Off-in e Ligës së Konferencës dhe ti përmbushim qëllimet e klubit. Jam i lumtur për kthimin e tifozëve në tribuna, ndërsa duke njohur tifozët tanë, “Shvercerat” nga takimet e mëparshme, besoj se do të jenë lojtari ynë i dymbëdhjetë, dhe atyre u premtoj se do të jap maksimumin nga ana ime dhe se bashkë do t’ju gëzohemi sukseseve të mëdha” u shpreh Markoski.

Markoski pas vete ka karrierë të pasur si profesionist, duke filluar angazhimin e tij profesional si pjesë e ekipit të Rabotnçkit në kampionatin vendor, më pas vazhdoi karrierën në AEL Limassol në Qipro, si dhe në ekipin e Trnavës.

Markoski sezonin 2020/2021 ishte pjesë e Akademija Pandevit, ku kishte njëmbëdhjetë paraqitje dhe shënoi dy gola.

]]>
Lamtumirë Becko https://fcshkupi.com/lamtumire-becko/ Sat, 05 Jun 2021 09:12:15 +0000 https://fcshkupi.com/?p=12404 Pas mbarimit të sezonit, përfundimi i kontratave është një nga faza më e vështirë, pasi shpesh herë ndodhë që klubi dhe lojtarët të mos arrijnë të gjejnë pikë të përbashkëta.

Gjatë bisedimeve të fundit, edhe me kapiteni tonë Besar Iseni me marrëveshje dy paleshe u vendos që Iseni të gjejë angazhim tjetër.

Besar Iseni është një pjesë e trashëgimisë së FC Shkupit dhe do të mbahet mend përgjithmonë si një nga ikonat e shkëlqyera gjatë gjithë historisë së klubit. Ai erdhi në Stadiumin e Çairit në moshë të re, ndërsa kontrata e tij e parë profesionale me klubin ishte nga viti 2015. Pas një viti të kaluar me skuadrën e Vardarit, Becko rikthehet përsëri në Çair, kësaj radhe duke bartë në shpatullat e tija numrin 10 të dhe duke marrë edhe shiritin e kapitenit. Ky numër dhe ku shirit treguan se ai ka mbështetjen e plotë nga kryesia e klubit për të qenë një lider i vërtet ndër vite.

Por si në mbarë botën, që edhe në klube më të mëdha e më të organizuara ndodhë që klubi dhe lojtari një ditë të mos arrijnë në një pikë të përbashkët edhe ne me Beckon ndahemi, por me shpresë se një ditë do të jep kontributin e tij përsëri te Shkupi.

I jemi mirënjohës Besar Isenit për të gjithë minutat zyrtare dhe ato në stërvitje të kaluara në klubin tonë, angazhimi dhe golat e tij ishin ndihmë e madhe që ne këtë sezon të ndalemi në pozitën e nënkampionit. Të gjithë futbollistët, stafi, trajnerët dhe kryesia do të vazhdojmë të të mbajmë në mendjet tona si futbollist klasi, njeri me virtyte dhe kulturë, që do të jetë shembull edhe për gjeneratat e ardhshme.

]]>