hostbal – FC SHKUPI https://fcshkupi.com Dashuri e vërtetë Fri, 14 Jun 2024 15:07:49 +0000 sq-AL hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.7.2 https://fcshkupi.com/wp-content/uploads/2022/02/cropped-1200px-KF_Shkupi_logo.svg_-32x32.png hostbal – FC SHKUPI https://fcshkupi.com 32 32 DEKLARATË https://fcshkupi.com/deklarat/ Fri, 14 Jun 2024 15:05:21 +0000 https://fcshkupi.com/?p=19089 Unë në këtë vend jam rreth 6 vite. Qëllimi i ardhjes sime në këtë vend ishte arritja e rezultateve në futboll dhe kontributi në klubin Shkupi, si dhe futbollin e vendit në përgjithësi.
Për fat të keq, pika në të cilën kemi mbërritur, mohimi i vazhdueshëm i mundit tonë gjatë 2 viteve të fundit, nga faktor të brendshëm dhe të jashtëm, janë gjërat që na lodhën dhe i tejkaluan të gjithë kufijtë. Unë erdha në këtë vend si një sportist, erdha të bëj diçka për sportin. Nuk erdha këtu të grindem me njerëzit, të merrem me bisedat e një niveli të ulët dhe të ul nivelin tim. Siç thashë edhe më parë, unë erdha si një njeri i sportit
Por, për fat të keq, në këtë moment duhet të merremi me gjithçka përveç sportit.
Rrëmuja në futboll, ajo që ndodh me futbollin dhe me Federatën dhe ajo që Federata nuk ia mundëson futbollit, jo ajo që e mundëson, bile edhe atë që e merr nga futbolli, e gjitha ndodh me dijeni të opinionit.
Nuk ka tjetër që mund ngrejë zërin kundër tyre, përveç nesh. Secili ka matematikën e vetë, bën llogaritë e veta dhe askush nuk e ngre zërin kundër padrejtësisë.
Megjithëse nuk e dimë saktë, ka disa fakte që mund të supozohen.
Ngremë zërin kundër çdo padrejtësie dhe parregullsie që e shikojmë, kudo që gjendemi.
Kështu kemi jetuar deri më sot, kështu do të jetojmë edhe në të ardhmen.
Për fat të keq, me fjalë të gjithë e duan Klubin e futbollit Shkupi, të gjithë flasin për të, por askush nuk e ngre zërin kundër padrejtësive me të cilat ballafaqohemi këto 2 vite dhe njëkohësisht nuk kemi mbështetje.
Në këtë moment ne jemi të lodhur nga përpjekjet për kompromitimin dhe nënçmimin e punës sonë.
Nuk duam të përjetojmë përsëri një gjë të tillë, nuk duam të tolerojmë më dhe nuk do të bëjmë një gjë të tillë.
Nuk i besojmë sistemit të tanishëm të futbollit dhe Federatës momentale të futbollit.
Arsyet për një gjë të tillë i dinë të gjithë.
Nuk do të marrim pjesë në këtë lojë nëse do të mbetet në pozitë federata e tanishme e futbollit. Ne nuk do të sakrifikojmë mundin tonë për asnjë funksion.
Si alternativë e parë është vlera e klubit tonë. Nëse do të paraqitet një i interesuar, të cilit do t’i besojmë se do të çmojë klubin tonë dhe do të investojë për të, ne jemi të hapur për të transferuar klubin.
Nëse nuk do të ndodh një gjë e tillë, nëse nuk do të gjendet një njëri që do të vlerësojë drejtë, jemi të vendosur të pushojmë deri sa të ndërrohet federata e tanishme.
Nuk duam të jemi pjesë e futbollit që e drejton kjo federatë dhe nuk do jemi pjesë.

Nëse do të ndërrohet kjo federatë dhe do të jap dorëheqje, ne do të bëjmë përpjekje të japim kontributin tonë për futbollin e vendit, duke investuar më shumë në Klubin e futbollit Shkupi, krahasuar me mundin që e kemi dhënë deri më tani, me qëllim që të arrijmë sukses më të mëdha me klubin.
Jemi lodhur me grindjet e vazhdueshme dhe me ankesat kundër padrejtësive.
Ne jemi këtu për sportin dhe futbollin dhe jemi këtu për t’u shërbyer këtyre qëllimeve.
Me të gjithë respektin tim drejtuar opinionit.
Olgun Aydin

]]>
Deklaratë https://fcshkupi.com/deklarate-3/ Fri, 07 Jun 2024 16:44:18 +0000 https://fcshkupi.com/?p=19083 Lidhur me deklaratën e fundit që kemi bërë,

Të adresuarit e deklaratës, në disa vende, mundohen të mbulojnë punën e pistë që po bëjnë duke vazhduar që të shpifin, duke pretenduar se këtë deklaratë e kemi bërë me qëllim që pas zgjedhjeve, për të pasur takime me partitë rivale.

Ne kurrë nuk e kemi përfshirë politikën në klub e as në futboll dhe nuk do ta bëjmë atë kurrë. Ata që e kanë shfrytëzuar këtë klub për politikë në të kaluarën, janë të njohur në mbarë Maqedoninë.

Ne e bëmë këtë deklaratë në ditën kur përfundoi kampionati. Madje, ne u ndalëm dhe thamë se gjithçka do të bëjmë publike më vonë. Arsyeja për këtë, është për të parandaluar dëmtimin e të tjerëve në këtë klimë politike. Fatkeqësisht, siç thamë edhe më parë, kjo u shkon për shtat vetëm atyre njerëzve të cilët strehohen pas politikës dhe bëjnë lloj-lloj lojëra të pista dhe pastaj flasin kështu për ne.

Këta njerëz dëmtojnë më shumë figurat politike pas të cilëve strehohen, pasi që shkojnë tek ata dhe thonë gënjeshtra dhe flasin ndryshe, por e vërteta është krejt tjetër.

Si rrjedhojë, deklaratat e tyre në disa vende për presidentin e klubit tonë se, “Olgun u takua me parti të tjera politike dhe e bëri këtë deklaratë”, nuk është gjë tjetër veçse shpifje. Ne as nuk jemi takuar me asnjë parti dhe as do të takohemi me ndonjë lidhur me këto çështje. Ne, veçanërisht presidenti ynë Z. Olgun Aydın, po bëjmë përpjekje të mëdha për të shmangur prezencën e politikës në klubin dhe futbollin tonë. Për këtë arsye, ata që përpiqen t’i mbulojnë të metat e veta duke shpifur nuk do t’ia dalin.

Kryesia e FC Shkupi

]]>
RAPORT FINANCIAR 2023 https://fcshkupi.com/raport-financiar-2023/ Wed, 17 Apr 2024 13:23:59 +0000 https://fcshkupi.com/?p=18970 Ревизорски Извештај Шкупи 2023

Поднесување Годишни Сметки преку Веб – Централен Регистар на Република Северна Македонија

Табела

]]>
Të dashur simpatizues të FC Shkupi https://fcshkupi.com/te-dashur-simpatizues-te-fc-shkupi/ Wed, 28 Feb 2024 11:46:06 +0000 https://fcshkupi.com/?p=18791 Ne këtë rrugëtim e nisëm me shpresën dhe synimin për t’i shtuar suksese të reja historisë sonë të lavdishme, për të ndier mbështetjen e “Shkupit” tonë, irisit të qytetit të Shkupit dhe mbështetjen tonë, siç e kemi pasur me dekada, në zemrat dhe në stadiumin tonë. Kjo është dëshira jonë më e madhe, pasi është e juaja. Dy vite më parë, të gjithë panë se çfarë mund të arrihet me procesin e duhur të planifikimit ekonomik dhe sportiv dhe kur komuniteti ynë është i bashkuar. Në këtë drejtim, me shpresën se do të përjetojmë një sezon tjetër, krah për krah, plot momente të paharrueshme dhe duke përfunduar kampionatin, të cilin do ta kujtojmë me histori të bukura, ju lutemi të mbroni interesat e klubit tonë dhe të mos futen brenda stadiumit lëndë shpërthyese dhe të ndaluara dhe të njëjtat të mos ndizen brenda stadiumit. Interesat e klubit për ne janë po aq të rëndësishme sa edhe për ju. Periudhën në vazhdim ne do të luftojmë me të gjitha forcat kundër atyre që duan që klubi të ndëshkohet, atyre që nuk janë nga radhët tona, por prezantohen si të tillë, atyre që janë mjet për nevojat e të tjerëve dhe atyre që duan klubi të dëmtohet, duke forcuar masat e sigurisë në kuadrin e ligjit dhe me mbështetjen e policisë të dëbohen nga stadiumi, të mos hyjnë më në stadium dhe të ndëshkohen. Gjithashtu, pas ndeshjes personat që do të bëjnë një gjë të tillë do të identifikohen me ndihmën e kamerave të sigurisë dhe ndaj tyre do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme para organeve përkatëse sepse nuk do të tolerojmë zbrazjen e arkës së klubit për shkak të gjobave. Ne synojmë vetëm për një gjë, PËR FAMILJEN E MADHE SHKUPI, askush që e do vërtetë këtë familje, që kujdeset vërtet për këtë familje, nuk do t’i bënte këto gjëra dhe nuk do të përfshihej me ata që e bëjnë. Mos harroni, KF Shkupi tjetër nuk ka, të kujdesemi për Shkupin tonë.
Me respekt,
Familja Shkupi

]]>
REAGIM https://fcshkupi.com/reagim/ Tue, 02 Jan 2024 15:45:29 +0000 https://fcshkupi.com/?p=18458 Kemi marrë lajmin se Qyteti i Shkupit të ofrojë ndihmë financiare për klubet e futbollit në Shkup dhe këtë lajm e pritëm me shumë kënaqësi dhe e vlerësojmë faktin që Qyteti i Shkupit, ndihmon dhe mbështet klubet që përfaqësojnë qytetin, duke kontribuar edhe për zhvillimin kulturor.
Por ajo që na shqetësoi dhe nuk e kemi të qartë, është fakti se FC Shkupi është ekip i cili në pesë vitet e fundit, më së miri e ka përfaqësuar qytetin në garat evropiane. Edhe pse ne jemi klub i cili përfaqëson vendin dhe jo vetëm qytetin, jemi të befasuar pse Qyteti i Shkupit, nuk e pa të udhës të ndajë mjete financiare për klubin tonë. Pyesim nëse ata që e morën këtë vendim, nuk e shohin FC Shkupin si pjesë të qytetit të Shkupit apo si një klub futbolli të Maqedonisë së Veriut?
E vlerësojmë mjaft diskriminues këtë qëndrim të Qytetit të Shkupit ndaj qytetarëve të Çairit dhe klubit tonë në përgjithësi.
Ndoshta FC Shkupi nuk ka mbështetjeje politike, por të gjithë duhet ta dinë se FC Shkupi nuk heq dorë kurrë nga qëllimet e veta dhe është një klub që mund të mbijetoj edhe vetëm. Megjithatë, ne dëshirojmë t’u themi atyre që e kanë marrë këtë vendim, se ata duhet të korrigjojnë gabimet e tyre sa më shpejtë të jetë e mundur. Ky diskriminim sjell vetëm dëm për të gjithë dhe asnjë përfitim. Përgjegjësi për këtë diskriminim ka gjithsecili që është i përfshirë në këtë vendim.

Me respekt
FC Shkupi

]]>
Komunikatë https://fcshkupi.com/komunikate-2/ Wed, 06 Sep 2023 17:06:53 +0000 https://fcshkupi.com/?p=17744 Pas reagimit të djeshëm që kemi ndarë lidhur me stadiumin, subjekti i adresues ka telefonuar në klubin tonë, duke na thënë: “Shteti nuk kishte fuqi të më nxirrte nga këtu, e ju do ta bëni?”. Ky vit po kalon, e nëse dëshironi ta shfrytëzoni stadiumin vitin e ardhshëm, për atë do të duhet të paguani”.
Për klubin tonë është shumë kurioze për të kuptuar se si fuqia e shtetit nuk mjafton për një person. Mënyra se si një kompleks sportiv i transferohet një individi tjetër që nuk ka të bëjë me klubin, ndërsa të gjitha hapësirat përdoren për të ardhura personale, që në fakt duhet t’i përkasin klubit, kjo është një praktikë e gabuar.
Gjithashtu duam të theksojmë se shqetësimi ynë më i madh është se, përderisa po mblidhet qira nga hapësirat që i përkasin stadiumit, është turp i madh që lojtarëve të klubit tu kërkohet të paguajnë parkingun. Aq shumë keni nevojë për para parkimi nga lojtarët?
Ky klub futbolli i përket Çairit, ky stadium gjithashtu është Stadiumi i Çairit. Si e merrni guximin të përdorni hapësirat e stadiumit për interesat tuaja personale, duke përfituar të ardhurat nga stadiumi në të ardhura personale dhe të thoni fjalë që nuk e njihni shtetin, pasi për një periudhë keni qenë edhe vet president?
Pasi që je kaq i fortë, pasi që kërkon para për të përdorur stadiumin e klubit të Çairit, eja të paguajmë parat dhe t’i luajmë ndeshjet në një stadium tjetër, ndërsa ju mund ta ktheni stadiumin në hapësirë që jepet për termine dhe të merrni qiranë, do keni më shumë të ardhura nga qiraja, nëse stadiumi është qendër biznesi?

]]>
TABELA 2022 https://fcshkupi.com/tabela-2022/ Wed, 05 Apr 2023 14:07:42 +0000 https://fcshkupi.com/?p=16915 [pdf-embedder url=”https://fcshkupi.com/wp-content/uploads/2023/04/Табеларен-преглед-на-активности-на-посредници-за-период-од-01.01.2022-31.12.2022-за-Фудбалски-клуб-ФК-ШКУПИ-1927-АД.pdf” title=”Табеларен преглед на активности на посредници за период од 01.01.2022 – 31.12.2022 за Фудбалски клуб ФК ШКУПИ 1927 АД”]

Shkarko PDF

]]>
RAPORT FINANCIAR 2022 https://fcshkupi.com/raport-financiar-2022/ Wed, 05 Apr 2023 13:55:55 +0000 https://fcshkupi.com/?p=16899 [pdf-embedder url=”https://fcshkupi.com/wp-content/uploads/2023/04/AD-FK-AUDIT-REPORT-za-2022.pdf” title=”AD FK AUDIT REPORT za 2022″]

 

Shkarko PDF

]]>
Aslan AYDIN vëllau I presidentit tonë Olgun AYDIN https://fcshkupi.com/aslan-aydin-vellau-i-presidentin-tone-olgun-aydin/ Sun, 13 Nov 2022 15:06:04 +0000 https://fcshkupi.com/?p=15751 Aslan AYDIN vëllau I presidentit tonë Olgun AYDIN sot është ndarë nga jeta pas një sëmundje.

Shprehim ngushëllime presidentit dhe familjes AYDIN, urojm qe zoti te mëshiroj te ndjerin Aslan AYDIN.

]]>
Në vëmendje të publikut https://fcshkupi.com/ne-vemendje-te-publikut/ Thu, 10 Nov 2022 13:01:55 +0000 https://fcshkupi.com/?p=15739 Në emër të klubit tonë ju kërkojmë falje edhe një herë futbolldashësve të vërtetë, tifozëve të vërtetë të Shkupit dhe sportdashësve të vërtetë për ngjarjet e djeshme. E themi sërish se këto janë ngjarje të papranueshme. Nuk është e mundur të tolerohen ata që bëjnë këto gjëra, ata që shkaktojnë këto ngjarje. Për çfarëdo arsye, nuk mund të ketë shpjegim për këto ngjarje. Siç e përmendëm edhe në deklaratën tonë të djeshme, ne kemi 3-4 vite që punojmë ditë e natë financiarisht dhe moralisht për hir të futbollit të vendit dhe emrit të Klubit të Futbollit Shkupi. Klubi ka arritur një pikë të caktuar tani dhe ka 4 vite që luan në Evropë, duke parë edhe dyert e grupeve te champions League dhe duke u bërë kampion. Gjithçka po shkon shumë mirë, duke u kthyer nga dyert e grupeve në Europë. Ne po bëjmë të gjitha sakrificat për të siguruar vazhdimësinë e këtij suksesi. Ne po bashkojmë ditën dhe natën tonë për të përmirësuar objektivin tonë dhe pikën që mund të arrijmë në Evropë duke fituar një tjetër kampionat pa e prishur ekipin. Ne po bëjmë gjithçka për të përmirësuar vlerën e e klubit tonë, vlerën e markës së futbollit të vendit, por në situatën aktuale, emri i klubit është njollosur dhe puna jonë është njollosur nga 3-5 injorantë. Fatkeqësisht, përballemi me incidente të tilla kur skuadra është kthyer sërish në favoritin më të madh të kampionatit, për shkak të këtyre njerezve perballeni me të ashtuquajturit mbështetës të Shkupit. Sigurisht, këto janë aspektet e klubit, futbollit dhe sportit të biznesit. Ka edhe një aspekt njerëzor në këtë çështje. E vetmja gjë për të cilën jemi të lumtur si qenie njerëzore është se asgjë nuk i ndodhi askujt ne ndodhit e djeshme. Zoti na ruajt, disa njerëzve mund t’u ketë ndodhur diçka. Të mos harrojmë se asnjë trofe, asnjë sukses, asnjë fitore nuk mund të jetë ekuivalenti i jetës së një njeriu. Nuk mund të pretendojmë se nuk mendojmë për të keqen vetëm sepse nuk ka ndodhur. Duam t’u themi atyre që shkaktuan këto ngjarje: Në këto ngjarje të djeshme, një prinde mund te mbeste pa femijen e tij dhe një fëmijë mund të mbeste pa prindin e tij. Ne pyesim njerëzit që e shkaktuan këtë? A ia vlente? Nëse do të ndodhte diçka e tillë, a do të kishin ndërgjegje të mjaftueshme për të jetuar me të nëse do ta shkaktonin? Çfarë mund ta shkaktojë këtë? Pse do të ndodhte diçka e tillë? Lojë e bukur futbolli. Gjëja më e bukur e futbollit është se është një lojë e bukur që luhet bashkë me kënaqësi, pavarësisht ngjyrës, gjuhës, fesë apo racës. Fatkeqësisht, ndërsa duam t’i mbajmë gjallë këto, emri i klubit tonë përmendet ndryshe për shkak të këtyre njerëzve. Ne gjithashtu do të kontrollojmë veten. Ne do të shikojmë se ku ka faj tek ne dhe nuk do të lejojmë më kurrë që një ngjarje e tillë të ndodhë me klubin e Shkupit. Ne do të luftojmë për gjithçka që duhet. Klubi Shkupi do të bëjë të pamundurën që tifozët e vërtetë të Shkupit, njerëzit që e shohin futbollin si futboll, t’i harrojnë këto ngjarje. Po, klubi Shkendija është një nga rivalët tanë më të mëdhenj. Ashtu si skuadrat e tjera janë rivalët tanë, klubi Shkendija është rivali ynë, POR KURRË ARMIKU YNË. Ata që duan të fillojnë një armiqësi këtu nuk do t’i arrijnë kurrë qëllimet e tyre. Si kundërshtarë do të preferojmë të qëndrojmë gjithmonë në anën e mirë të futbollit dhe jemi gati të bashkojmë duart dhe të bëjmë gjithçka që këto ngjarje të mos përsëriten në futboll. E themi sërish, mund të kemi gabime, por publiku e vlerëson se këtu shohim dëmin më të madh. Dënimet e paguara nga klubi që nga viti i kaluar, përfshirë edhe kupat evropiane, kanë arritur shifra të mëdha. I bën dëm të madh imazhit të klubit. Ne nuk jemi më në gjendje t’i pranojmë dhe t’i heqim ato. Ne premtojmë se do të bëjmë gjithçka që duhet për t’i luftuar ata, ne duam të mbledhim gjërat sa më shpejt të jetë e mundur dhe të vazhdojmë rrugën tonë. Ju ftojmë përzemërsisht ta bëni këtë. Sërish, sinqerisht dhe me vendosmëri u shprehim te medhenjve të shtetit, federatës, autoriteteve kombëtare dhe vendore se jemi të hapur për çdo lloj bashkëpunimi për të mos përsëritur incidente të tilla në futboll dhe për t’i larguar nga futbolli.

]]>