iljazi Fc Shkupi – FC SHKUPI https://fcshkupi.com Dashuri e vërtetë Wed, 05 Mar 2025 15:59:16 +0000 sq-AL hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.7.2 https://fcshkupi.com/wp-content/uploads/2022/02/cropped-1200px-KF_Shkupi_logo.svg_-32x32.png iljazi Fc Shkupi – FC SHKUPI https://fcshkupi.com 32 32 Mësojmë kalendarin për 11 ndeshjet e fundit https://fcshkupi.com/mesojme-kalendarin-per-11-ndeshjet-e-fundit/ Wed, 05 Mar 2025 15:56:49 +0000 https://fcshkupi.com/?p=20458 Pas mbylljes të ndeshjeve të sotme të xhiros së 22-të në LPFM, është mësuar kalendari edhe për 11 takimet tona të fundit në sezonin 2024/25. Kështu, kampionatin do ta vazhdojmë me dy ndeshje në shtëpi, kundër Besës së Dobërdollit dhe Pelisterit, ndërsa derbin kundër Vardarit do ta luajmë gjithashtu në Çair, në kuadër të xhiros së 30-të. Një javë më parë, do të luajmë edhe derbin tjetër, kundër Shkëndijës në Tetovë.

Në vazhdim, kalendari i 11 ndeshjeve të mbetura deri në fund të sezonit.

Xhiro 23, Shkupi – Besa
Xhiro 24, Shkupi – Pelister
Xhiro 25, Struga – Shkupi
Xhiro 26, Shkupi – Rabotniçki
Xhiro 27, Gostivari – Shkupi
Xhiro 28, Shkupi – Sileks
Xhiro 29, Shkendija – Shkupi
Xhiro 30, Shkupi – Vardar
Xhiro 31, Brera – Shkupi
Xhiro 32, Shkupi – Tikvesh
Xhiro 33, Voska – Shkupi

]]>
Humbje e pamerituar në kohën shtesë ndaj Tikveshit në Kavadar https://fcshkupi.com/humbje-e-pamerituar-ne-kohen-shtese-ndaj-tikveshit-ne-kavadar/ Wed, 05 Mar 2025 15:20:25 +0000 https://fcshkupi.com/?p=20449 FC Shkupi u ndal pas një serie të shkëlqyer prej pesë fitoresh radhazi, duke pësuar një humbje minimale 1-0 në transfertën ndaj Tikveshit në Kavadar. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 89-të nga Berat Sadik, në një sfidë që u karakterizua nga vendime të diskutueshme të gjyqtarit Vllatko Ilioski, i cili ndikoi drejtpërdrejt në rrjedhën e lojës.

Kartoni i kuq i hershëm ndryshon dinamikën e ndeshjes

Takimi nisi me ritëm të kujdesshëm nga të dyja skuadrat, por momenti kyç ndodhi në minutën e 26-të, kur Florian Kadriu u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë ekipin tonë me një lojtar më pak për më shumë se 60 minuta.

Si pasojë e tensioneve, por edhe vendimeve të njëanshme të referit Ilioski, pak minuta më vonë, edhe trajneri i portierëve Ymit Shahin u ndëshkua me karton të kuq për protesta, pasi kërkoi ndëshkimin e një lojtari vendas për një ndërhyrje të ashpër, e cila u konsiderua vetëm si faul nga gjyqtari. Këto vendime ndikuan në moralin e ekipit, por skuadra tregoi karakter të fortë dhe vazhdoi të qëndrojë kompakte në mbrojtje.

Mbrojtje e fortë deri në fund, por goli i pësuar në minutën e 89-të

Pavarësisht inferioritetit numerik, FC Shkupi arriti të mbajë Tikveshin larg portës për pjesën më të madhe të lojës, duke mos i lejuar kundërshtarët të krijojnë raste të pastra. Lojtarët tanë u angazhuan maksimalisht dhe zhvilluan një paraqitje mbrojtëse të disiplinuar, duke mbrojtur çdo aksion të kundërshtarit deri në momentet e fundit të ndeshjes.

Kur gjithçka po shkonte drejt një barazimi të merituar, në minutën e 89-të, Berat Sadik shfrytëzoi një hapësirë në zonën tonë dhe arriti të shënojë golin e vetëm të takimit, duke i dhënë fitoren Tikveshit.

Gjendja në tabelë dhe ndeshja e ardhshme

Me këtë humbje, FC Shkupi mbetet në pozitën e gjashtë në tabelë me 31 pikë, duke mbajtur ende gjallë ambiciet për një renditje sa më të mirë në kampionat. Takimin e ardhshëm kampional, të xhiros së 23-të apo të parës nga rrethi i treti, do ta zhvillojmë të dielën në shtëpi kundër Besës nga Dobërdolli.

Ekipi startues:

Denkovski, Blazevski, Diene, Ramani (k), Kadriu, Numan, Imeri, Toshevsmi, Asani, Ansah, Ibishi

Luajtën edhe:

Avornyo, Gueye, Stojanovski, Serafimov

Kartona të verdhë:

Ansah, Kadriu

Karton i kuq:

Kadriu (26’)

]]>
Ajeti: “Nesër presim fitore të re” https://fcshkupi.com/ajeti-neser-presim-fitore-te-re/ Tue, 04 Mar 2025 16:58:37 +0000 https://fcshkupi.com/?p=20442 Numan Ajeti me vetëm 18 vjet, është shëndruar në një prej lojtarëve më standard në ekipin tonë. Mbrotjësi anësor, të dielën edhe arriti të shënoj, që ishte goli i tij i dytë sezonal. Para takimit të nesërm kundër Tikveshit, Ajeti është shprehur se presin fitore të re, për vazhdim të ecurisë së shkëlqyeshme.

“Situata në ekip është shumë e mirë. Fituam me Pelisterin, që ishte fitore shumë e rëndësishme për ne. Tani na pret dueli me Tikveshin, ku presim që të fitojmë dhe ashtu të bëjmë të lumtur si veten, gjithashtu edhe gjithë armatën e simpatizantëve tanë. Pas gjithë kësaj serie, jemi shumë më të lumtur dhe më motivuar, duke shpresuar që të vazhdojmë me fitore. Të dielën kundër Pelisterit edhe arrita të shënoj, që më jep lumturi shtesë, por asnjëherë nuk harroj që detyra dhe obligimi im fillestar janë mbrojtja.” është shprehur Ajeti.

]]>
Alparslan Erdem: “Kemi krijuar mentalitet fitues” https://fcshkupi.com/alparslan-erdem-kemi-krijuar-mentalitet-fitues/ Tue, 04 Mar 2025 16:16:44 +0000 https://fcshkupi.com/?p=20436 Trajneri Alparslan Erdem ka foluar para duelit të nesërm kundër Tikveshit në Kavadar, ku do të kërkojmë vazhdimin e ecurisë fantastike me pesë fitore në poaq duelet e fundit. Mes tjerash, ai tha se çelësi i këtij suksesi është se çdokush në ekip është i gatshëm të luaj në çdo moment dhe së është formuar mentalitet fitues.

Nesér ju pret udhëtimi në Kavadar dhe ndeshja me Tikveshin?

“Po. Është ndeshje si mysafir. Tikveshi ka 15 pikë dhe ata duan të mbeten në ligë. Gjithashtu ndeshje e vështirë. Ne kemi nevojë për koncentrim maksimal. Gjithë ndeshjet si mysafir, gjithandej botës janë të vështira. Prandaj ne kemi nevojë për koncentrim. Fizikisht nuk kemi probleme. Tre ndeshje në seri, nuk është problem për ne. Shpresoj dhe pres gjithashtu performancë fantastike, intenzitet, gjithçka dhe të marrim fitoren nga Tikveshi.”

Cili është çelësi i ecurisë së shkëlqyeshme që e keni kohëve të fundit?

“Çelësi është fillimisht që çdokush është i gatshëm. Çdokush i përmbahet planit, organizimit, disiplinës taktike dhe ky është mentaliteti fitues. Tani ne e kemi atë. Çdokush beson se askush nuk mund të na fitoj ne për momentin. Duhet të vazhdojmë, do të vazhdojmë këtë, por, duhet të shikojmë ndeshje pas ndeshje.”

Mund të keni problem që do luani tre ndeshje në shtatë ditë?

“Jo. Apsolutisht jo. Une kam skuadër të mirë. Gjendjen fizike e kemi shumë të mirë dhe nuk do të kemi aspak problem të luajmë tre ndeshje në shtatë ditë.”

Mungesat për nesër?

“Nesër do na mungoj Liçina shkaku i pesë kartonave të verdhë. Por, kjo nuk është problem. Ne kemi shumë lojtarë që mund të luajnë dhe të bëjnë punën e njejtë si Liçina. Une besoj te çdo lojtar dhe për ate kemi 18-20 futbollistë tek të cilët mund të mbështetemi në çdo kohë.”

]]>
Preview: Tikvesh – Shkupi, Java e 22-të LPFM https://fcshkupi.com/preview-tikvesh-shkupi-java-e-22-te-lpfm/ Tue, 04 Mar 2025 13:48:20 +0000 https://fcshkupi.com/?p=20425 Në Kavadar synojmë fitoren e gjashtë radhazi

Pas një serie të shkëlqyer prej pesë fitoresh radhazi, FC Shkupi do të zbresë nesër në fushën e Kavadarit për të zhvilluar ndeshjen e xhiros së 22-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut kundër Tikveshit. Vetëm tre ditë pas fitores bindëse 3-1 ndaj Pelisterit, skuadra jonë do të kërkojë të vazhdojë formën e shkëlqyer, duke marrë tre pikë të tjera në transfertën e vështirë të Kavadarit.

Në këtë moment të sezonit, skuadra është në një ritëm të lartë dhe ka treguar një përmirësim të ndjeshëm në lojë, si në aspektin ofensiv, ashtu edhe në mbrojtje. Fitorja e nesërme do të ishte një hap tjetër i rëndësishëm drejt objektivave të sezonit dhe do të rikonfirmonte Shkupin si një nga ekipet më në formë të kampionatit.

Forma aktuale, renditja dhe statistikat

Shkupi është skuadra e vetme në kampionat që ka fituar pesë ndeshjet e fundit, duke shënuar 11 gola dhe duke pësuar vetëm 3. Aktualisht, ekipi ynë renditet në vendin e gjashtë me 31 pikë dhe synon të vazhdojë ngjitjen në tabelë. Nga ana tjetër, Tikveshi ndodhet në vendin e parafundit me 15 pikë, duke kaluar një sezon të vështirë dhe duke luftuar për mbijetesë.

Një nga faktorët kryesorë të suksesit të skuadrës sonë kohët e fundit ka qenë organizimi më i mirë në fushë, harmonia mes reparteve dhe efikasiteti në fazën sulmuese. Me 33 gola të shënuar deri tani, Shkupi ka sulmin e dytë më të mirë në kampionat, ndërsa Tikveshi ka shënuar vetëm 9 herë në 21 ndeshje, duke pasur sulmin më të dobët të ligës.

Duelet e mëparshme

Historikisht, përballjet mes Shkupit dhe Tikveshit kanë qenë të favorshme për ekipin tonë. Në 13 duelet e fundit mes dy skuadrave, Shkupi ka arritur 7 fitore, 4 barazime dhe vetëm dy humbje.

Në ndeshjen e parë të këtij sezoni, të zhvilluar në stadiumin e Çairit në xhiron e 11-të, Shkupi triumfoi me rezultat 3-1 falë një paraqitjeje dominuese. Florian Kadriu shënoi dy gola në atë takim, ndërsa Emanuel Avornyo realizoi golin tjetër. Për sulmuesin nga Gana, Tikveshi është një kundërshtar i preferuar, pasi deri më tani i ka shënuar 3 gola këtij ekipi, nga gjithsej 6 që ka realizuar në kampionatin tonë.

Situata në skuadër

Për këtë ndeshje, trajneri Alparslan Erdem nuk do të ketë në dispozicion qendërmbrojtësin Esmin Licina, i cili mungon për shkak të pesë kartonëve të verdhë. Megjithatë, pjesa tjetër e skuadrës është e gatshme dhe në formë optimale për të vazhduar serinë e fitoreve.

Një tjetër pikë e fortë për Shkupin është thellësia e skuadrës dhe rotacioni i suksesshëm që ka bërë trajneri në javët e fundit. Lojtarët kanë treguar një nivel të lartë përkushtimi dhe janë të gatshëm të japin gjithçka në fushë për të siguruar një tjetër fitore.

Koha dhe referi i ndeshjes

Dueli i javës së 22 në LPFM mes Tikveshit dhe Shkupit, do të zhvillohet nesër në Kavadar, me fillim në orën 14.00, ndërsa arbitër kryesor i takimit do të jetë Vllatko Ilieski nga Prilepi.

]]>
Ismaili: “Falenderoj klubin që më mundësoi debutim si 16 vjeçar” https://fcshkupi.com/ismaili-falenderoj-klubin-qe-me-mundesoi-debutim-si-16-vjecar/ Sun, 02 Mar 2025 21:07:36 +0000 https://fcshkupi.com/?p=20416 Andi Ismaili debutoi sot në fanellën e skuadrës sonë, duke u bërë lojtari më i ri në histori të klubit, me vetëm 16 vjeç e 82 ditë. Pas ndeshjes ku shkruajti histori, Ismaili falenderoi klubin për mundësinë e dhënë dhe publikun për pritjen dhe përkrahjen e madhe.

“Jam shumë i lumtur. Falenderoj shumë klubin që më dha mundësinë të debutoj me ekipin e parë si 16 vjeçar. Kjo është ëndërr e shumicës të futbollistëve në akademinë tonë. Gjithë ata kanë dëshirë të debutojnë si unë.

Momentin kur u futa në lojë, ishte një emocion i madh, i veçantë. Më erdhi jashtëzakonisht mirë të futem në fushë vetëm si 16 vjeç. Falenderoj shumë edhe publikun që më priti shumë mirë, më përkrahi dhe më inkurajoi shumë. Për mua ishte shumë më mirë që debutova në Çair, sesa të kishte ndodh si mysafir.

Për të ardhmen, shpresoj të luaj sa më shumë minuta, e ekipi të vazhdoj me fitore.”

Ndryshe Ismaili, sot u bë lojtari prej më të rinjve në historinë e kampionatit tonë, e duke qenë në shoqëri të futbollistëve si Dashmir Elezii, Elif Elmaz e të tjerë.

 

]]>
Ibishi: “I lumtur për golat, por përparsi ka ekipi” https://fcshkupi.com/ibishi-i-lumtur-per-golat-por-perparsi-ka-ekipi/ Sun, 02 Mar 2025 20:50:24 +0000 https://fcshkupi.com/?p=20409 Xhemal Ibishi kontriboi me dy gola në fitoren 3-1 kundër Pelisterit, e cila ishte e pesta në seri për ekipin tonë. Pas ndeshjes, ai u shpreh shumë i lumtur, si për fitoren, gjithashtu edhe për golat individual.Po punojmë gjithë së bashku dhe rezultatet po vijnë dalëngadalë. Kemi një skuadër kualitetive, të mirë. Jemi gjithë së bashku, krejt për një dhe një për krejt. Shpresoj mos ta ndalojmë këtë seri. Dasht Zoti ngadalë, ashtu siç luajmë ta vazhdojmë këtë seri e pse mos të marrim çdo ndeshje tre pikë.

“Pjesa e parë sot ishte pak më e rëndë, pas gjithë atyre rasteve që nuk i shfrytëzuam, por tani na ndihmoi shumë goli që e shënuam bashkë si ekip, që më pas pjesën e dytë të dominojmë më shumë.

Unë së pari shikoj ekipi të fitoj. Tani normalisht, edhe të shënoj vet. Faleminderit Zotit, erdhi rasti të shënoj edhe unë, edhe ate jo një, po dy gola. Shpresoj seria e fitoreve të vazhdoj, e edhe të shënojmë, si unë, si lojtarët tjerë.

Kemi punuar mjaft mirë si ekip. Loja e parë me Rabotniçkin ishte mjaft e mirë. Ashtu edhe në Strumicë ndaj Breras. Shpresoj këtë seri ta vazhdojmë gjithandej.

Kundër Tikveshit të mërkurën na pret nj ë lojë e rëndë si mysafir ku atje nuk është e lehtë. Kjo ndeshje vjen pas vetëm tre ditësh, ku jemi pak të lodhur e ngarkuar. Shpresoj që shpejtë do të rikiperohemi dhe të jemi të gatshëm për ndeshjen e ardhshme.”

Ibishi, me dy golat e shënuar sot, arriti në kuotën e pesë golave, ndërsa ka edhe tre asiste në 19 ndeshje.

]]>
Shkupi nuk ndalet! Fitore e pestë radhazi dhe debutim historik për Ismailin https://fcshkupi.com/shkupi-nuk-ndalet-fitore-e-peste-radhazi-dhe-debutim-historik-per-ismailin/ Sun, 02 Mar 2025 15:34:46 +0000 https://fcshkupi.com/?p=20397 Shkupi vazhdon serinë e fitoreve, duke triumfuar 3-1 në shtëpi kundër Pelisterit, në një ndeshje të dominuar nga bardhekaltrit. Kjo ishte fitorja e pestë radhazi për ekipin, duke e konsoliduar atë në mesin e tabelës me 31 pikë, vetëm një më pak se Struga në vendin e pestë.

Ibishi, regjisori i fitores

Heroi i ditës ishte Xhemal Ibishi, i cili realizoi dygolësh në minutat 44 dhe 69, duke udhëhequr Shkupin drejt një tjetër triumfi të rëndësishëm. Sulmuesi tregoi klasin e tij në momentet vendimtare, duke finalizuar dy aksione të shkëlqyera, një me asist të Avornyo, e tjetrin individualisht.

Ndërsa Shkupi kërkonte me ngulm golin e sigurisë, ishte Numan Ajeti ai që vulosi fatin e ndeshjes në minutën e 74-t. Ekipi ynë kishte krijuar raste të shumta edhe më herët, para golit të epërsise, ku u vunë në pah përpjekjet e Imerit, Dienes dhe të tjerëve, por finalizimi mungonte deri në momentet kur doli në skenë Ibishi. Në fund të ndeshjes, në minutat shtesë, mysafirët ngushtuan në 3-1, me golin e Ivanovskit nga 11 metërshi, pas një penalltie të dyshimtë të referuar nga arbitri.

Debutim historik për Andi Ismailin

Një nga momentet më emocionuese të sfidës ishte debutimi i talentit të akademisë, Andi Ismaili. Në minutën e 84-t, me vetëm 16 vjet e 82 ditë, ai zëvendësoi protagonistin e ndeshjes, Xhemal Ibishin, duke bërë hapin e parë në ekipin e parë të Shkupit. Ky është një sinjal i qartë se akademia e klubit po prodhon talentë premtues për të ardhmen, ndërsa konfirmohet me inkuadrimin në lojë edhe të 17 vjeçarit Ariton Mehmedi, për të cilin është ky takimi i dytë me ekipin senior.

Pozitat në tabelë

Falë kësaj fitoreje, Shkupi forcon pozitat në mesin e tabelës, duke qëndruar në vendin e gjashtë, në kuotën e 31 pikëve, vetëm një më pak se Struga, që ndodhet në vendin e pestë. Me formën e shkëlqyer të javëve të fundit, ekipi po dëshmon se ka potencial për të synuar pozita edhe më të larta.

Përfundimi

Shkupi po kalon një moment fantastik, me pesë fitore radhazi dhe një grup lojtarësh që po japin maksimumin në çdo ndeshje. Me Ibishin, Avornyon, Imerin dhe gjithë të tjerët në formë të shkëlqyer dhe të rinjtë si Ismaili, Mehmedi e Daci që po marrin shansin e tyre, e ardhmja duket premtuese për ekipin tonë.

Ekipi startues:

Denkovski, Blazevski, Diene, Ramani (k), Kadriu, Numan, Imeri, Liçina, Avornyo, Lazarov, Ibishi

Luajtën edhe:

Asani, Ansah, Stojanovski, Ismaili, Mehmedi

Golashënues:

Ibishi (44’, 69’) Numan (74`)

Kartona të verdhë:

Avornyo, Liçina, Ramani

]]>
Llazarov: Kundër Pelisterit shpresoj në rezultat pozitiv https://fcshkupi.com/llazarov-kunder-pelisterit-shpresoj-ne-rezultat-pozitiv/ Sat, 01 Mar 2025 18:18:55 +0000 https://fcshkupi.com/?p=20389 Andrej Llazarov është shëndruar në një prej lojtarëve kyq të ekipit tonë në pjesën pranverore të sezonit. Në vigjilje të ndeshjes së nesërme kundër Pelisterit, Llazarov ka folur për faqen zyrtare të Shkupit.

Ekipi është në formë të shkëlqyer me katër fitore radhazi. Si e përjetoni këtë seri dhe cili është çelësi i suksesit?

Sigurisht që kjo seri prej katër fitoresh rresht është e mirë për ekipin. Shkupi këtë gjysëmsezon është në një nivel më të lartë. Atmosfera në ekip është e shkëlqyeshme dhe shpresoj që do të mbetet edhe më tutje.

Para jush keni një ndeshje kundër Pelisterit. Cilat janë pritshmëritë tuaja dhe si jeni përgatitur për këtë duel?

Mendoj që çelësi për suksesin është apo janë, përgatitjet e mira të bëra në Antalia. Po mirë, për këtë ndeshje përgatitemi si edhe për çdo tjetër. Shpresoj në rezultat pozitiv edhe në këtë ndeshje.

Paraqitjet tuaja kanë qenë në një nivel të lartë këtë gjysmë të dytë të sezonit. Cilat janë ambiciet dhe synimet tuaja personale për pjesën tjetër të sezonit?

Ambiciet e mia janë, ekipi i Shkupit të jetë sa më lartë në tabelë në këtë gjysmësezon.

]]>
Preview: FC Shkupi vs Pelister – Java e 20-të https://fcshkupi.com/preview-fc-shkupi-vs-pelister-java-e-21/ Sat, 01 Mar 2025 13:12:30 +0000 https://fcshkupi.com/?p=20382 FC Shkupi do të zbresë nesër në fushën e stadiumit të Çairit për të pritur Pelisterin në kuadër të xhiros së 21-të të LPFM. Pas një serie të shkëlqyer prej katër fitoresh radhazi, skuadra jonë synon të vazhdojë këtë ecuri pozitive dhe të thellojë dominimin ndaj një kundërshtari që nuk na ka mposhtur prej më shumë se shtatë vitesh.

Me një ekip të plotë dhe një formë të shkëlqyer, djemtë e trajnerit Alparslan Erdem janë të gatshëm për një tjetër paraqitje të fortë për të siguruar tre pikët e radhës në kampionat.

STATISTIKAT JANË NË ANËN TONË

FC Shkupi ka pasur një histori dominuese ndaj Pelisterit, veçanërisht në 15 përballjet e fundit, ku bilanci është: 9 fitor, 4 barazime dhe vetëm 2 humbje.

Në këto ndeshje, ekipi jonë ka treguar superioritet si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm, me një raport të golave 25-10 në favorin tonë. Kjo tregon qartë aftësinë e FC Shkupit për të marrë rezultate pozitive përballë këtij kundërshtari.

Sa i përket takimeve si vendas, skuadra jonë ka qenë thuajse e pamposhtur ndaj Pelisterit. Në 7 përballjet e fundit në Çair, kemi arritur: 5 fitore, 2 barazime, pa asnjë humbje.

Një tjetër fakt domethënës është se FC Shkupi nuk ka humbur ndaj Pelisterit që nga maji i vitit 2017, një seri e prej 11 ndeshjesh pa humbje, që e vendos ekipin tonë si favorit të qartë edhe për këtë përballje.

DUELI I PARË SEZONAL – NDESHJE PA GOLA NË MANASTIR

Në ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave këtë sezon, e cila u zhvillua në Manastir në kuadër të xhiros së dhjetë, përballja përfundoi pa gola (0-0). Ajo sfidë u karakterizua nga një lojë e fortë mbrojtëse nga të dyja ekipet, me pak hapësira për raste të pastra shënimi. Këtë herë, në stadiumin e Çairit dhe me formën e shkëlqyer që po kalon skuadra, objektivi është i qartë – një fitore bindëse.

GJENDJA E SKUADRËS – TË PLOTË DHE TË GATSHËM

Për këtë përballje, FC Shkupi nuk ka asnjë mungesë, as për shkak dëmtimesh dhe as për shkak kartonësh. Kjo është një avantazh i rëndësishëm për trajnerin Alparslan Erdem, i cili ka në dispozicion të gjithë grupin për të ndërtuar formacionin më të mirë të mundshëm.

Megjithatë, Liçina, Gueye dhe Ansah vazhdojnë akoma të kenë nga katër kartona të verdhë dhe duhet të jenë të kujdesshëm, pasi një ndëshkim me të verdhë në këtë ndeshje, do t’i mbante ata jashtë sfidës së ardhshme.

SITUATA NË TABELË – LUFTA PËR VENDET E SIPËRME

FC Shkupi aktualisht gjendet në vendin e gjashtë me 28 pikë, duke krijuar një diferencë prej pesë pikësh nga Pelisteri, i cili ndodhet në vendin e shtatë me 23 pikë. Një fitore në këtë ndeshje jo vetëm që do të siguronte vazhdimësinë e serisë pozitive, por edhe do të na ndihmonte të afrohemi me zonën e kreut të tabelës.

OBJEKTIVI – FITORJA E PESTË RRESHT DHE KONSOLIDIMI NË TABELË

Me një ecuri fantastike dhe një histori të suksesshme ndaj Pelisterit, FC Shkupi është i vendosur të vazhdojë me formën fituese dhe të sigurojë një tjetër trepikësh të rëndësishëm. Skuadra është e motivuar, e fokusuar dhe gati për të dhuruar një tjetër paraqitje të fortë në Çair.

Me mbështetjen e tifozëve tanë të zjarrtë dhe me vendosmërinë e lojtarëve në fushë, synimi është i qartë – tri pikë të reja dhe vazhdimësia e serisë fituese!

]]>