Admin2 – FC SHKUPI https://fcshkupi.com Dashuri e vërtetë Mon, 26 Oct 2020 21:57:40 +0000 sq-AL hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.7.2 https://fcshkupi.com/wp-content/uploads/2022/02/cropped-1200px-KF_Shkupi_logo.svg_-32x32.png Admin2 – FC SHKUPI https://fcshkupi.com 32 32 Shkupi dhuroi 10 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Turqi https://fcshkupi.com/shkupi-dhuroi-10-mije-euro-per-te-prekurit-nga-termeti-ne-turqi/ Mon, 27 Jan 2020 10:11:15 +0000 https://fcshkupi.com/?p=6671 Duke përcjellë situatën në shtetin e Turqisë që u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 rihter mbrëmjen e së premtes (24 janar), epiqendra më e fortë ka qenë pranë zonës së quajtur Elazig, ku u shënuan deri më tani 39 viktima dhe dëme të mëdha material, kryesia e FC Shkupit ka vendosur që të jep një donacion në vlerë prej 10 mijë eurove për këtë vend.

Të përkujtojmë se njëjtë si në këtë rast, kryesia e FC Shkupi dhuroi 10 mijë euro edhe kur ishte goditur Shqipëria në tërmetin e 26 nëntorit të vitit 2019.

Si klub u shprehim ngushëllime familjeve të viktimave dhe urojmë shërim sa më të shpejt të atyre që janë të lënduar.

]]>
Nuk ka pikë as nga Strumica https://fcshkupi.com/nuk-ka-pike-as-nga-strumica/ Sun, 31 Mar 2019 15:46:10 +0000 http://fcshkupi.com/?p=5933 FC Shkupi përjetoi disfatën e tretë radhazi, pasi që në Strumicë u mund nga Bellasica me 2-0. Vendasit shënuan 2 golat nga 4 goditjet drejt portës së Enes Azizit, ndërsa goli i dytë u shënua nga pika e bardhë. Georgiev dhe Saviq ishte autor të golave.  Të mërkurën (3 prill) FC Shkupi në Tetovë takohet me Renovën

 

Sfida në stadiumin “Mladost” filloi me aksionin e parë të FC Shkupit, kur Rron Broja u fut në zonë dhe u ndal në mënyrë të parregullt brenda zonës së rrezikut nga mbrojtësit vendas, mirëpo arbitri Temelkov tregoi vetëm që të vazhdojë loja. Dhe në aksionin e parë vendasit arrijnë që të shënojnë gol. Kjo erdhi më shumë për shkak të gabimit ose mosmarrëveshjes mes portierit Enes Azizi dhe mbrojtësit e FC Shkupit, një gjë të cilën e shfrytëzon Pepi Georgievski për ti dhënë epërsi Bellasicës (1-0). FC Shkupi menjëherë përgjigjet me Viktor Angellovit, që godet nga këndi i vështirë, ndërsa edhe më mirë reagon portieri vendas Vujanac. Vetëm 5 minuta më vonë, Muharem Bajrami kanoset nga gjuajtja e lirë, mirëpo tentimi i tij kalon mbi portë. Pak më vonë , vjen aksioni i shpejtë nga krahu i majtë dhe raegimi i shpejtë i Bazilion Ndongut, mirëpo Angellov nuk është preciz dhe topi shkon skaj portës. Sulmuesi I FC Shkupit, Angelov rrezikoi sërisht portën kundërshtare në minutën e 19-të, kur godet drejt nga rivënia këndore, por portieri Vujanac reagon me kohë dhe debon topin nga vja fundore. Dy minuta më vonë, Fati Ismaili godet ashpër më kokë, por në vendin e duhur shfaqet portieri Vujanac. Aksioni I radhës u regjistrua në minutën e 33-të, kur Viktor Angelov godet befas nga 18 metra , mirëpo me forcat e fundit reagon portieri Vujanac që drejton topin në rivënie nga këndi. Dhe aksioni I fundit në pjesën e parë ishte sërisht për FC Shkupit dhe Viktor Angelovin. Ky I fundit kalon disa futbollist të mbrojtjes së Bellasicës, por humb forcën dhe gjuajtja e tij përfundoi në duart e portierit vendas.

Pjesa e dytë ishte më e dobët nga pjesa e parë pasi kishte intenzitet të ulët të zhvillmit të lojës, por edhe shumë ndërprerje të takimit, ku futbollistët vendas me të gjitha mjetet të lejuara apo të palejuara kërkonin që të përfitojnë nga koha. Në disa raste kishte disa ndërhyrje të ashpra, të cilat arbitri kryesor Temelkov i lejonte, duke shkaktuar tension të panevojshëm në terrenin e gjelbër, duke lënë anësh pjesë e bukur të futbollit. Në këtë ecuri të takimit, FC Shkupi nuk arriti që të vendos kontrollin e lojës dhe të pësëris pjesën e parë, kur krijoi një numër të madh të rasteve. Vendasit kishin rastin e parë në minutën e 60-të, kur Mirçevski kanoset pas kundërsulmit të shpejtë, por tentimi i tij shkon skaj portës. Vendasit godasin edhe shtyllën e portës së FC Shkupit, pas depërtimit të sulmuesit Georgiev. Ndërsa një moment të pasigurisë në mbrojtjen e FC Shkupi, në minutën e 74-të, e shfrytëzon Serafimovski, i cili ndalohet në mënyrë të parregullt nga Ustabashi në zonën e rrezikut , ndërsa arbitri kryesor tregoi në pikën e bardhë. Ekzekutues i sigurtë nga pika e bardhë ishte Dushan Saviq për 2-0. Deri në fund të takimit regjistruam edhe disa raste të FC Shkupit. Fillimisht ishte goditja e Angellovit nga 20 metra që shkon skaj portës, ndërsa në minutën e 83-të, pas depërtimit të Tandina Maharafa-s, në zonën e rrezikut , Ustabashi drejton topin skaj portës. Rasti i fundit në këtë takim ishte për Viktor Angellovin, i cili u fut në zonë dhe godet me vole, por topi për disa milimetra shkon skaj portës. Është disfata e tretë me radhë e FC Shkupit, ndërsa rasti për ti përmirësuar gjërat do të jenë gjatë ditës së mërkurë (3 prill) , në Tetovë , përball Renovës.

Bellasica – FC Shkupi 2-0 (1-0)

Stadiumi: Mladost në Strumicë

Shikues:

Arbitri kryesor: Zoranço Temelkov (Kavadar)

Ndihmësit: Ilija Gonev (Negotinë) dhe Dragan Trpçevski (Kavadar)

Kartona të verdhë: Rron Broja, Amir Bilali, Besar Iseni (FC Shkupi) Stojanov,Serafimovski (Bellasica)

Kartona të kuq:

Golashënues: Pepi Georgiev, Dushan Saviq (penalti)

Bellasica: Vujanac, Mirçevski, Sulev, Georgiev, Mitevski, Drobarov, Stojanov, Serafimovski, Maslaq, Saviq, Baldovaliev.

Trajner: Gjoko Haxhievski

FC Shkupi: Enes Azizi, Filip Ristovski, Amir Bilali, Muharem Bajrami (Maharafa Tandina 46′), Armel Bradxhi, Serxhio, Rron Broja (Besar Iseni 75′), Bazilio Ndong, Besart Krivanjeva (Berat Ustabashi 46′) , Fati Ismaili , Viktor Angelov.

Trajner: Umit Karan

]]>
Veliu: Koha për të rikthyer vetbesim https://fcshkupi.com/veliu-koha-per-te-rikthyer-vetbesim/ Sat, 30 Mar 2019 11:27:54 +0000 http://fcshkupi.com/?p=5927 Pas dy disfatave radhazi , nga Vardari dhe Makedonija Gj.P. , në të cilat FC Shkupi dominoi me lojë dhe krijoi shumë raste për gol dhe ku i mungoi fati sportiv, tani të gjithë besojnë se është koha për ndryshim të kësaj ecurie negative. Futbollistët nën drejtimin e trajnerit Umit Karan kanë lënë pas rezultatet negative dhe tani janë maksmalisht të përqëndruar te oponenti i radhës, skuadra e Bellasicës. Sulmuesi 21 vjeçar Artan Veliu beson se secila përballje ka peshën e vet dhe se nuk ka asnjë kundërshtarë të lehtë në sfidat pranverore.

“Sigurisht se nuk ka ndeshje të lehtë, të gjitha ekipet janë në kërkim të pikëve, andaj edhe në duelin e të dielës do të jetë një sfidë ku do të kërkojmë tri pikëshin. Është për të ardhur keq që në dy ndeshjet e fundit kemi pësuar disfata, ndërsa kemi luajtur mirë. E vetmja gjë që na mungon është realizimi, andaj shpresojmë që pikërisht në ndeshjen e të dielës të kthejmë vetëbesimin dhe të marrim rezultat pozitiv”, tha mes tjerash Veliu.

Pozitive është fakti se për këtë ndeshje, trajneri Umit Karan nuk ka asnjë mungesë, pasi që tani më është rikthyer edhe Ergin Abdul. Sfida Bellasica – FC Shkupi do të zhvillohet të dielën (31 mars) në stadiumin “Mladost” në orën 15.30.

]]>
Disfatë e pafatë në minutat e fundit https://fcshkupi.com/disfate-e-pafate-ne-minutat-e-fundit/ Thu, 28 Mar 2019 15:42:10 +0000 http://fcshkupi.com/?p=5924 FC Shkupi nuk kishte fat sportiv në sfidën me Makedonija Gj.P., pasi që krijoi më shumë se 10 raste ideale për gol, ndërsa në fund duhej të pajtohej me disfatë minimale 0-1. Autor i golit të vetëm ishte Bozhinovski, në minutën e 87-të. Sfida e radhës në terrenin e Bellasicës më 31 mars.

 

Pjesa e parë na dhuroi disa raste konkrete për skuadrën vendase, ndërsa mysafirët nga lagjia Gjorçe Petrov , kërkonin rastet e tyre përmes kundërsulmeve. Rasti i parë në këtë takim ishte për mysafirët, kur në minutën e 5-të, Da Silva Robson godet nga 18 metra, por topi shkon mbi portë. Në minuën e 11-të FC Shkupi përgjigje me Serxhio-n, i cili kanoset nga 16 metra, pas asistimit të Veliut. Vetëm dy minuta më vonë, FC Shkupi ka rastin tjetër, kur Viktor Angellov godet nga krahu i majtë, por topi shkon skaj portës. Një minutë më vonë godet edhe Artan veliu, por në vendin e duhur ishte portieri Jovanovski që vetëm e devijon topin. Mysafirët përgjigjet përmes Kirovskit, mirëpo Enes Azizi reagon në mënyrë briliante dhe ndalon ndryshimin e rezultatit. Pasoi një periudhë e ndërhyrjeve të ashpra dhe kartonave të verdhë, që në minutën e 32, Tandina Maharafa sjell rastin tjetër, mirëpo tentimin i tij me kokë, pas rivënies nga këndi, përfundoi skaj portës.

Në pjesën e dytë, rasti i parë ishte për FC Shkupin. Në minutën e 52-të, Viktor Angelov kishte rast ideal për të shënuar, pas asistimit të Serxhios, por reagon mjaft mirë portieri Jovanovski dhe devijon topin në rivënie nga këndi. Vetëm katër minuta ishte edhe një duel Angelov – Jovanovski dhe ky i fundit sërisht është në nivel të detyrës. Në minnutën e 58-të, sulmuesi i FC Shkupit, Viktor Angelov kishte rastin e radhës, kur gjuan brenda zonës, mposht Jovanovskin, por topi shkon skaj portës. Mysafirët u përgjigjen me Benjamin Demir në minutën e 72-të, ndërsa në nivel të detyrës ishte portieri Azizi. Në minutën e 73 ishte rasti ideal për FC Shkupin, pasi të gjithë në stadium e kishin parë topin në rrjetë, mirëpo tentimi i Viktor Angelovskit ndalet në shtyllë, ndërsa në vazhdim të aksionit, Ustabashi nuk godet mirë dhe ndalohet nga mbrojtja mysafire. FC Shkup ishte në ofenzivë të plotë dhe në minutën e 76-të, Serxhio depërton thellë në zonën e rrezikut dhe asiston në zonë, por aty Ndong nuk arrin që të shënojë nga vija fundore. Një minutën më vonë, Bradxhi asiston në shtyllën e dytë, ndërsa tani Ndong godet me të parën, por sërisht Jovanovski nuk lejon ndryshimin e rezultatit. Në minutën e 82-të, godet Angelovi nga gjuajta lirë, ndërsa për herë të parë i pasigurtë ishte portieri Jovanovski, mirëpo në momentin e fundit intervenon mbrojtja mysafire. Dhe në 3 minuta para mbylljes së takimit, një gabim i madh i mbrojtjes vendase, lejoi që Bobi Bozhinovski të shënojë gol për skuadrën mysafire. Deri në fund të takimit futbollistët vendas u oravtën të shënojnë golin e barazimit, por pa sukses. Pas disfatës nga Vardar, regjsitrohet edhe disfata në terrenin vendas nga Makedonija Gj.P. Përballja e ardhshme e FC do të jetë në transfertë, kundër Bellasicës, më 31 mars.

 

FC Shkupi – Makedonija Gj.P. 0-1 (0-0)

Stadiumi në Çair

Shikues: 700

Arbitër kryesor: Josip Barton (Shkup)

Ndihmësit: Isa Emruli (Shemshovë) Darko Janevski (Tetovë)

Kartona të verdhë: Da Silva, Pecov (Makedonija Gj.P.), Fati Ismaili (Fc Shkupi)

Kartona të Kuq: 

Golashënues: Bozhinovski 87′ (Makedonija Gj.P.)

FC Shkupi: Enes Azizi, Filip Ristevski (Suhel Muharemi 81′), Amir Bilali, Armel Bradxhi, Serxhio , Rron Broja, Besart Krivanjeva, Artan Veliu (Basilio Ndong 46′), Fati Ismaili, Maharafa Tandina (Berat Ustabashi 70′), Viktor Angelov.

Trajner : Umit Karan

Makedonija Gj.P.: Jovanovski, Da Silva, Lima Bozhinovski, Da Silva Robson, Kirovski, Pecov, Filipovski, Andre Lukas, Bilalli, Tanturovski.

Trajner: Bobi Stojkoski

]]>
Disfata e parë me gol nga penaltia https://fcshkupi.com/disfata-e-pare-me-gol-nga-penaltia/ Sat, 16 Mar 2019 15:51:07 +0000 http://fcshkupi.com/?p=5897 Vjen disfata e parë në sezonin pranveror, pas serisë prej 8 ndeshjen pa humbje, prej të cilave 3 të fundit, ishin të fituara. Mirëpo mjaftoi një penalti që Vardari ti shkaktojë disfatën e parë Shkupit në një sfidë, ku dominoi me pronësimin e topit dhe krijimin e rasteve.

 

Aksioni i parë ishte për FC Shkupin, që në minutën e 3-të kanoset me gjuajtjen e Serxhios, por që shkon jashtë portës së Gaçevskit. Vendasit nuk kishin asnjë rast në 19 minutat e para dhe një krosim në zonë nga krahu i djathtë ishte i mjaftueshëm për të treguar në pikën e bardhë. Në zonë, në mënyrë të parregullt, Ristovski ndalon sulmuesin Lira dhe referi kryesor tregon penalti. I sigurtë nga pika e bardhë ishte Micevski 0-1. Në minutën e 24, godet Huan Felipe nga gjuajtja e lirë, por mbron portieri Azizi. Një minutë më vonë, gabon Ismaili në mbrojtje, ndërsa Kolevski ndalohet në sekondat e fundit nga Amir Bilali, në momentin kur sulmuesi kundërshtarë kërkonte hapësirë për të goditur. Katër minuta më vonë erdhi momenti më i bukur i ndeshjes. Kapiteni Rron Broja godet ashpër nga 25 metra, ndërsa me forcat e fundit , portieri nikoqir e devijon në rivënie nga këndi. Në vazhdim të lojës, Serxhinjo godet me kokë, por topi shkoi skaj portës. Në minutën e 38-të, FC Shkupi kishte rastin më të mirë të pjesës së parë, kur Broja asiston në zonë, prekja e vogël e Berat Ustabashit dukej se ishte e mjaftueshme për gol, por kështu nuk mendoi Gaçevski, që ndalon topin në vijën fundore , para Maharafa Tandinës. Dhe rasti i fundit i pjesës së parë ishte për FC Shkupin. Angelovi qetëson topin brenda zonës kundërshtare, ndërsa Tandina godet ashpër, mirëpo topi shkon skaj portës të skuadrës vendase.

Në pjesën e dytë, FC Shkupi kishte kontroll të plotë të lojë dhe dominonte në pronësimin e topit dhe krijoi disa raste ,por nuk arriti që të barazojë shifrat në 1-1. Fillimisht u kanos Veliu nga 16 metra, që më vonë Serxhio të depërtojë thellë në zonën e djathtë të Vardarit, mirëpo krosimin e tij të ashpër në zonë , askush nuk e përcjell nga sulmuesit e FC Shkupit. Braziliani i FC Shkupit, Serxhinjo, sërisht në aksion në minutën e 60-të, por tani tentimi i tij shkoi lartë mbi portë. Dhe në minutën e 68-të, FC Shkupi kishte rastin më të mirë që të barazojë shifrat, kur krosimin e Basilios e pret me kokë Veliu, por në vendin e duhur është portieri vendas, që nuk lejon të ndryshojnë shifrat. Vetëm 9 minuta më vonë, Besart Krivanjeva provon nga 18 metra me një goditje të ashpër, por në vendin e duhur sërisht është Gaçevski. Dhe në minutën e 82-të, futbollistët e FC Shkupit kërkuan penalti, pas lojës me dorë të një futbollisti të Vardarit në zonën e 5 metrave, por kështu nuk mendoi arbitri kryesor. Dhe tentimi i fundit ishte i Angelovit nga 25 metra, por që nuk shqetëson fare portierin vendas, i cili me mbrojtjet e tij të sigurtë mohoj barazimin dhe arkëtimin e një pike për FC Shkupin. Pason pauza dy javore, ndërsa më 28 mars, FC Shkupi në stadiuin në Çair, do të përballet me Makedonija Gj.P.

Vardar – FC Shkupi 1-0 (1-0)

Stadimi: Boris Trajkovski

Shikues: 400

Arbitër kryesor: Dejan Jakimovski (Shkup)

Ndihmësit: Nikola Karakolev (Shtip), Dejan Dimitrijeviq (Shkup)

Kartona të verdhë: Tandina Maharafa, Filip Ristovski, Bazilio Ndong, Fati Ismaili (FC Shkupi), Avramovski, Najdovski, Micevski (FK Vardari)

Kartona të kuq:

Golashënues: Micevksi (penalti, 20′)

Vardari:Gaçevski, Toshevski, Manev, Lira, Micevski, Kolevski, Avramovski, Novak, Najdovski, Felipe, Brdarovski.

Trajneri : Aleksandar Vasoski

FC Shkupi: Enes Azizi, Filip Ristovski (Besart Iseni), Amir Bilali, Berat Ustabashi (Artan Veliu), Armel Bradxhi, Serxhio, Rron Broja, Bazilio Ndong, Fati Ismail, Tandina Maharafa (Besart Krivanjeva), Viktor Angelov.

Trajneri: Umit Karan

]]>
Shkupi nuk njeh disfatë, fitore edhe ndaj kampionit https://fcshkupi.com/shkupi-nuk-njeh-disfate-fitore-edhe-ndaj-kampionit/ Sun, 10 Mar 2019 15:16:22 +0000 http://fcshkupi.com/?p=5877 FC Shkupi vazhdon me serinë pozitive nën drejtimin e trajnerit Umit Karan. Në përballjen derbi në stadiumin në Çair, FC Shkupi mund kampionin aktual KF Shkëndija me 1-0. Autor i golit të vetëm ishte Muharem Bajrami.

 

Sfida në Çair nisi me matjen e forcave të të dy ekipeve, ndërsa FC Shkupi regjistroi rastin e parë. Pas goditjes së lirë, të ekzekutuar nga Muharem Bajrami, brenda zonës godet Rron Broja, por topi në rrugën drejt portës, godet një mbrojtës të Shkëndijës. Në minutën e 16-të, pas rivënies anësore, Serxhio futet në zonën e rrezikut dhe parabolon bukur, duke mposhtur portierin mysafrë, por për fat të keq, topi përfundon mbi portë. Vetëm 2 minuta më vonë, Viktor Angelov asiston në zonë, por Serxhio ndalohet në momentin kur bëhej gati të godas. Pas rivënies nga këndi, godet edhe Broja, por pa mundur të ndryshojë shifrat e rezultatit. Mysafirët nga Tetova, aksionin e parë e shënojnë me kanosjen e Bojkut, por në vendin e duhur është portieri Enes Azizi. Në minutën e 22-të sërisht në skenë është portieri Azizi, që ndalon tentimin e Izair Eminit. Në anën tjetër të terrenit, Viktor Angelov kroson në zonë, ku Broja me forcat e fundit godet, ndërsa topi shkon skaj portës. Dhe në minutën e 29-të vjen shpërblimi për presionin e vazhdueshëm të FC Shkupit. Ristovski asiston në zonë, ku Serxhio ndalohet në mënyrë të parregullt nga mbrojtësi Mici. Ekzekutues i sigurt është Muharem Bajrami, dhe FC Shkupi ka epërsi 1-0. Në minutën e 32-të, pas rivënies nga këndi, Mici godet ashpër nga këndi i 16 merëshit, por topi shkon mbi portën e Azizit. Nga ana tjetër, një kundërsulm furioz i FC Shkupit, kur Berat Ustabashi futet në zonën kundërshtare, mirëpo në vend që të godas, Ustabashi asiston në 11 metra, aty ku mungoi Angellovi. Dhe rasti i fundit në pjesën e parë ishte për Shkëndijën, e cila përmes Samir Fazliu godet shtyllën.

Në pjesën e dytë, të parët kanosen mysafirët me Samir Fazliun, por i sigurtë është portieri Enes Azizi. Në minutën e 55-të, Serxhio godet nga 25 metra, por fare nuk shqetëson portierin mysafirë. Dy minuta më vonë, kroson Serxhio brenda zonës, por nuk ka askush në anën tjetër që të shënojë brenda zonës së 5 metrave. FC Shkupi rrit presionin dhe në minutën e 64-të, Serxhio kanoset nga gjuajtja e lirë, por portieri Zahov drejton topin mbi portë. Në anën tjetër vjen një krosim i rrezikshëm nga Agim Ibraimi, ndërsa nga 5 metra, Emini me kokë drejton topin mbi portë. I njëjti futbollist i Shkëndijës, kanoset nga 18 metra, por fare nuk shqetëson portierin Enes Azizin. Pasoi një periudhë e qetë, ndërsa Berisha kanoset me kokë brenda zonë. Në minutën e 85-të, Visar Musliu u gjetë në situatë të favorshme për të shënuar, por nuk arrin të kontrollojë topin pas asistit të Ibraimit. Në kohën shtesë prej 6 minutave, Viktor Angellovi godet brenda zonës, por nga këndi i vështirë, që në fund e ndalon portieri mysafirë. Në këtë periudhë kohore, Angellovi shënon edhe goli e dytë, por arbitri anësor tregon se sulmuesi i FC Shkupit është në pozitë jashtë loje. Në fund, fitore minimale ishte për FC Shkupin, që ka vlerë të madhe në ecurinë pozitive të rezultateve në stinorin veror. Përballja e ardhshme do të jetë ndaj Vardarit , më 16 ars në orën 14.30.

 

FC Shkupi – KF Shkëndija 1-0 (1-0)

Stadiumi në Çair

Shikues: 5000

Arbitër kryesor : Marjan Eckoski (Ohër)

Ndihmësit: Slagjan Markoski (Gostivar), Arbër Taravari (Gostivar)

Kartona të verdhë: Armel Bradxhi, Maharafa Tandina, Serxhio, Suhel Muharemi, Enes Azizi (FC Shkupi), Stenio Xhunior, Gledi Mici, Besmir Bojku (KF Shkëndija)

Kartona të kuq:

Golashënues: Muharem Bajrami 30′ (FC Shkupi)

FC Shkupi: Enes Azizi, Filip Ristovski, Amir Bilali, Muharem Bajrami (Armel Bradxhi 44′), Berat Ustabashi (Suhel Muharemi 65′), Serxhio, Rron Broja, Bazilio Ndong, Fati Ismaili, Tandina Maharafa (Besar Iseni 74′), Viktor Angelov.

Trajner: Umit Karan

KF Shkëndija: Kostadin Zahov, Gledi Mici, Egzon Bejtullai, Visar Musliu, Enur Totre, Samir Fazliu, Besmir Bojku, Izair Emini, Omar Imeri, Valmir Nafiu, Blagoja Todorovski.

Trajner: Qatip Osmani

]]>
Seria pozitive vazhdoi edhe në Strumicë https://fcshkupi.com/seria-pozitive-vazhdoi-edhe-ne-strumice/ Sun, 03 Mar 2019 15:11:58 +0000 http://fcshkupi.com/?p=5862 FC Shkupi arkëton 3 pikë në transfertë , duke mundur skuadrën e Akademia Pandevit me 2-0. Tandina Maharafa dhe Viktor Angelov, sigurojnë pikë maksimale në Strumicë. Javën e ardhshme, FC Shkupi në Çair përballet me Shkëndijën.

 

FC Shkupi nuk e nisi mirë sfidën në stadiumin “Mladost” në Strumicë, pasi vendasit kishin rast ideal në fillim të takimit për të ndryshuar rezultatin, por për fat të mirë tentimi i Ilievit shkoj skaj portës. Pas këtij momenti, FC Shkupi filloi të diktojë tempo në terren dhe tentimi i parë erdhi nga Muharem Bajrami, i cili me vole godet nga 20 metra, ndërsa portieri vendas me forca të fundit e devijon topin në rivënie nga këndi.

Tre minuta më vonë, Ustabashi kanoset me goditje me kokë, por topi në rrugë drejt golit godet mbrojtësin vendas dhe devijohet në rivënie nga këndi. I njëjti futbollist, në vazhdim të aksionit, nuk është preciz dhe drejton topin lartë mbi portë.

Në këtë periudhë të dominimit të FC Shkupit, regjistruam edhe tentimin e Rron Broja me kokë , pas rivënies nga këndi, por që ndalohen nga portieri vendas. Në minutën e 40-të ishim dëshmitar të një solo aksionit të Serxhios, i cili vjedh topin nga Stojkoski dhe kalon pjesën më të madhe të terrenit që në fund të drejtojë një gjuajtje të fortë, por jo edhe precize, pasi topi shkon skaj portës. Një minutë para mbylljes së pjesës së parë, kroson Krivanjeva, ndërsa reagon me kokë Angelovi, por topi shkon skaj portës. Dhe në kohën shtesë të takimit në Strumicë , FC Shkupi kalon në epërsi, falë golit të parë të Maharafa Tandinës.

Në pjesën e dytë , sërisht FC Shkupi sjell nxitjet e para, kur Angelovi merr topin në zonë dhe me rrotullim godet ashpër, por nuk ndryshon shifrat e ndeshjes. Në minutën e 61-të vjen kundërsulmi i shpejtë në krahun e djathtë, kur Angelovi asiston më kohë, ndërsa Ristovski drejton topin drejt në duart e portierit vendas. Pesë minuta më vonë , sërisht është Angelov inë aksion, por tentimi i tij nga 18 metra përfundon në duart e portierit vendas. Në minutën e 70-të, Serxhio nis kundërsulmin e shpejtë, pas së cilës asiston deri te Angelovi, që drejton te Ustabashi, mirëpo ky i fundit në metra nga porta , ndalet nga mbrojtja vendase. Në minutën e 74, Broja nxjerr në zonë Ustabashin, por ky i fundit nuk arrin që të kalojë pengesën e fundit. Dhe vetëm 4 minuta më vonë, FC Shkupi shënon golin e dytë. Rron Broja vjedh topin nga Dorievi, dhe asiston në zonë, ku Angelovi mposht Çubrikoviçin për herë të dytë. FC Shkupi këtu nuk ndalet dhe në aksionin e radhës, Suhel Muaheremi godet ashpër në zonë, por reagon më mirë portieri vendas. Dhe në aksionin e fundit Rron Broja , tenton nga 18 metra, por gjuajtja e tij përfundon skaj portës. Deri në fund nuk kishte ndryshim të rezultatit, ndërsa FC Shkupi arkëtoi pikë maksimale, duke regjistruan fitoren e parë në transfertë në sezonin pranveror. Sfida e radhës do të jetë në stadiumin në Çair, më 10 mars kundër Shkëndijës.

 

Akademia Pandev – FC Shkupi 0-2 (0-1)

Stadium: Mladost në Strmuicë

Shikues:

Arbitër kryesor: Jovan Kaçevski (Struga)

Ndihmësit: Simon Grdanoski (Struga), Razme Bakraçevski (Struga)

Kartona të verdhë: Mishov, Iliev Stoilov (Ak. Pandev), Bajrami, Angelov, Krivanjeva, Ismaili, Bradxhi (FC Shkupi)

Kartona të kuq:

Golashënues: Maharafa Tandina 46, Viktor Angelov 78′

Akademia Pandev: Çubrakoviç, Dimov, Iliev, Ivanov, Soilov, Mishov, Pandev Sashko, Stojkoski, Manevski, Trajanovski, Velinov.

Trajner: Jugoslav Trençevski

FC Shkupi: Enes Azizi, Filip Ristovski, Amir Bilali, Muharem Bajrami, Berat Ustabashi, Rron Broja, Besart Krivanjeva, Yandina Maharafa, Viktor Angelov, Serxhio, Fati Ismaili.

Trajner: Umit Karan

]]>
Tre gola për tri pikë https://fcshkupi.com/tre-gola-per-tri-pike/ Sun, 24 Feb 2019 15:13:11 +0000 http://fcshkupi.com/?p=5840 FC Shkupi nga fillimi e deri në fund dominoi në përballjen me Pobedën në stadiumin në Çair, duke mos lejuar për asnjë moment të vjen në dyshim fitorja dhe 3 pikët. Bajrami, Angelov dhe Serxhio shënuan 3 golat, që mjaftuan për të arkëtuar 3 pikët në terrenin vendas

 

FC Shkupi nga fillimi i takimit në Çair solli presion të vazhdueshëm ndaj portës së Pobedës, e cila ishte e determinuar në mbrojtje dhe rastin e vet e kërkonte në kundërsulme të shpejta, të cilat në 45 minutat e para nuk kishim mundësi që t’i shohim. Pas matjes së forcave në fillim të takimit, rastin e parë e regjistruam në minutën e 19-të, kur Muharem Bajrami kroson në zonë, ndërsa topi i devijuar nga mbrojtësit mysafir dhe sulmuesit e FC Shkupit, nuk kishte forcë që të befasojë portierin Tofilovski. FC Shkupi në vazhdim merr kontrollin e lojës dhe në minutën e 25 -të, Berat Ustabashi godet shtyllën, ndërsa Filip Ristovski nga 5 metra drejton topin në duartë e portierit mysafirë. Pak më vonë mesfushori kosovar, Rron Broja është në aksion dhe brenda zonës godet ashpër, por arbitri ndalon aksionin me pretendim sa ka pasur ndërhyrje të palejuar nga mesfushori i FC Shkupit. Vijon edhe tentimi i Armel Bradxhit nga 18 metra, por topi shkon skaj portës. Presioni i vazhdueshëm sjell rezultatin e vet në minutën e 38-të, kur nga 18 metra dhe gjuajtja e lirë, Muharem Bajrami shënon një gol të jashtëzakonshëm, duke lënë të ngujuar portierin Tofilovskin në njërën, ndërsa drejton topin në anën tjetër të portës për 1-0. FC Shkupi deri në fund të pjesës së parë kishte rastin që të dyfishojë shifrat , mirëpo solo aksioni i Berat Ustabashit përfundon me gjuajtje jashtë portës së Pobedës.

Pjesa e dytë filloi në mënyrë më të mirë të mundshme për FC Shkupin, pasi që në aksionin e parë më serioz, shënon golin e dytë. Asiston Ristevski nga rivënia anësore, ndërsa në zonë Angelov arrin të lobojë Tofillovskin e shtrirë për 2-0 në minutën e 50-të. Vetëm 5 minuta më vonë, Besart Krivanjeva kalon në sulm dhe brenda zonës godet ashpër, por që në fund prodhon vetëm një intervenim të portierit mysafirë. Në minutën e 60-të, regjistruam edhe goditjen e parë të mysafirëve, por asgjë për të shqetësuar portierin Enes Azizin. Në minutën e 62-të regjistruam edhe predhën e Serxhio-s, e cila për fat të keq shkoi mbi portën e Pobedës. Suhel Muharemi ishte në aksion në minutën e 62, pasi dërgon një goditje të fortë nga krahu i djathtë, por topi shkon skaj portës. Dhe presioni sërisht sjell ndryshimin të rezultatit, kur Serxhio merr topin nga mbrotësi i fundit të Pobedës dhe detyron Tofilovskin që për herë të tretë të nxjerr topin nga rrjeta. I njëjti futbollist ishte në aksion në minutën e 80-të, kur kroson në zonë, ndërsa Angellov, i vetmuar, nuk arrin që të jetë preciz në tentimin me kokë nga 7-8 metra. Deri në fund regjistruam edhe tentimin e mysafirëve nga gjuajtja e lirë, ndërsa në vendin e duhur dhe në nivel të detyrës ishte portieri Enes Azizi. Sfida e radhës do të jetë në transfertë, përball skuadrës së Akademia Pandev, më 3 mars.

FC Shkupi – Pobeda 3-0 (1-0)

Stadiumi në Çair

Shikues: 3000

Arbitri kryesor: Josip Barton (Shkup)

Ndihmësit: Kushtrim Lika (Kërçovë), Zoran Jankullovski (Kërçovë)

Kartona të verdhë:Besart Krivanjeva (FC Shkupi), Timovski (Pobeda)

Kartona të Kuq:

Golashënuesit: Muharem Bajrami 38′, Viktor Angelov 50′, Serxhio 75′

FC Shkupi: Enes Azizi, Filip Ristovski, Amir Vilali, Muharem Bajrami, Berat Ustabashi (Suhel Muharemi 55′), Armel Bradxhi (Hamza Ramani 84′), Serxhio, Rron Broja, Besart Krivanjeva, Fati Ismaili, Viktor Angelov (Artan Veliu 80′).

Trajner: Umit Karan

Pobeda : Tofilovski, Timovski, Ristevski, Kallanoski, Spirkoski, Karçeski, Efremov, Panoski, Makota, Naumoski, Tanushev.

Trajner: Jane Nikollovski

]]>
Sezonin pranveror e fillojmë me barazim në Kratovë https://fcshkupi.com/sezonin-pranveror-e-fillojme-me-barazim-ne-kratove/ Sun, 17 Feb 2019 15:35:22 +0000 http://fcshkupi.com/?p=5826 FC Shkupi arkëtoi një pikë të madhe në Kratovë, duke bërë një përmbysje të rezultatin, pasi Sileksi kishte dy gola epërsi pas 45 minutave të para. Autogoli i Kocevit dhe Artan Veliu, mjaftuan që FC Shkupi të arkëtojë një pikë në Kratovë. Javën tjetër, në stadiumin në Çair, FC Shkupi përballet me Pobedën.

 

Në këtë përballje, si edhe në 4 të tjerat të javës së 19-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonië, që të dy ekipet edhe të pranishmit në stadiumin në Kratovë, me një minutë heshtje nderuan viktimat e aksidentit rrugor, në afërsi të f. Llaskarcë.

Në terrenin e gjelbër, pas matjes së forcave në fillim të takimit, skuadra e vendase në rastin e parë më konkret drejt portës së Enes Azizit, arriti që të ndryshojë shifrat. Ishte krosimi i saktë nga krahu i majtë i Milenkovskit, ndërsa në shtyllën e dytë, arrin të shënojë Georgievski për 1-0. Skuadra e FC Shkupit u përgjigj në minutën e 38-të me një kundërsulm të shpejtë, kur Angellov kroson në shtyllën e dytë, mirëpo Ustabashi nuk arrin që të godas në mënyrë precize. Dhe vetëm 2 minuta më vonë gabojnë Ismaili dhe Bradxhi, ndërsa Rajkoviç detyron portierin Azizi që për herë të dytë të nxjerr topin nga rrjeta. Në minutën e 42-të kanoset FC Shkupi nga gjuajtja e lirë. Muharem Bajrami godet ashpër, ndërsa portieri vendas me forcat e fundit arrin që të devijon topin.

Në pjesën e dytë, ishte një storje ndryshe, pasi që FC Shkupi kërkonte ndryshimin e rezultatit, ndërsa vendasit me të gjitha forcat mbroheshin në zonën e tyre. Sileksi u kanos i pari më një gjuajtje të fortë jashtë zonës, por për fat të mirë, topi shkoi skaj portës së Azizit. Në anën tjetër FC Shkupi përgjigjet me kundërsulm të shpejtë dhe Bradxhi godet ashpër nga 17 metra, por nuk arrin të mposht portierin vendas. Në minutën e 63-të, Georgiev kalon portierin Enes Azizi, por në vijën fundore reagon Amir Bilali dhe eviton rrezikun. Në minutën e 65 -të FC shkupi rrezikon portën vendase, por në vendin e duhur është portieri Efremov. Në mintën e 71-të një aksion i shpejtë i FC Shkupit , ndërsa goditjen e ashpër të Serxhios, devijohet në rivënie nga këndi. Angelov ekzekuton atë me forcë maksimale , ndësa mbrojtësi Kocev e devijon në portën e vet për 1-2. Dhe vetëm 6 minut më vonë, Viktor Angellov gjendet sy me sy me portierin vendas, por kësaj radhe Efremov ishte fitues dhe nuk lejon barazimin e shifrave. Deri në fund të kohës së rregullt, Sileksi në të gjitha mënyrat dhe me të gjitha mjetet e lejuara dhe palejuara mundohej që të mbajë rezultatin aktiv/ Kjo u shkoi për dore deri në minutën e 2 të kohës shtesë, kur Artan Veliu, i pambuluar fare në zonën kundërshtare mposht për herë të dytë portierin Efremov dhe siguron një pikë të madhe në Kratovë për FC Shkupin. Javën e ardhshme, FC Shkupi, në terrenin vendas, do të përballet me Pobedën.

 

Sileksi – FC Shkupi 2-2 (2-0)

Stadiumi në Kratovë

Shikues : 500

Arbitri kryesor: Marjan Markoski (Ohër)

Arbitrat ndihmës: Zharko Todorovski (Strugë) dhe Simon Grdanovski (Ohër)

Kartona të verdhë: Stefan Kocev (Sileks), Viktor Angelov, Muharem Bajrami, Bradxhi Dakour (FC Shkupi)

Karton i kuq:/

Sileksi : Efremov, Drashkoviq, Georgiev , Duranski, Rajkoviq, Milenkovski, Serafimovski, Kofi, Dodev , Kocev.

Trajner: Dragan Ivanov

 

FC Shkupi : Enes Azizi, Filip Ristovski (Artan Veliu ’70), Amir Bilali, Muharem Bajrami, Berat Ustabashi (Suhel Muharemi ’73), Bradxhi Dakour, Besar Iseni (Besart Krivanjeva ’46), Serxhio, Rron Broja, Fati Ismaili, Viktor Angelov.

Trajner: Umit Karan

]]>
Toni Tipuriç nuk është më pjesë e FC Shkupit https://fcshkupi.com/toni-tipuric-nuk-eshte-me-pjese-e-fc-shkupit/ Thu, 10 Jan 2019 19:36:00 +0000 http://fcshkupi.com/?p=5630 FC Shkupi vazhdon me përgatitjet në Dojran , ku futbollistët dhe stafi teknik në krye me trajnerin Umit Karan janë në ditën e dytë të përgatitjeve bazike. Në anën tjetër, kryesia e klubit vazhdon me ristruktuimin e brendshëm. Në këtë drejtim, ajo ka vendosur që të ndërprejë kontratat me disa futbollistëve. Në mesin e tyre është edhe Toni Tipuriç, i cili largohet nga Çairi , me marrëveshje të dyanëshme. Drejtuesit e klubit i dëshirojnë Toni Tipuriçit suksese të mëtutjeshme në karrierën e tij profesioniste.

]]>