Meriton Mani – FC SHKUPI https://fcshkupi.com Dashuri e vërtetë Sun, 11 Aug 2024 18:16:09 +0000 sq-AL hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.7.2 https://fcshkupi.com/wp-content/uploads/2022/02/cropped-1200px-KF_Shkupi_logo.svg_-32x32.png Meriton Mani – FC SHKUPI https://fcshkupi.com 32 32 Gjoka: Duhej të kishim shfrytëzuar më mirë rastet https://fcshkupi.com/gjoka-duhej-te-kishim-shfrytezuar-me-mire-rastet/ Sun, 11 Aug 2024 18:15:41 +0000 https://fcshkupi.com/?p=19213 Trajneri i ynë, Ernest Gjoka ka dhënë mendimin e tij pas barazimit 3-3 ndaj Voska Sport në ndeshjen hapëse të kampionatit. Gjoka theksoi se, pavarësisht që kjo ishte ndeshja e parë dhe pritej të ishte e vështirë, skuadra duhej të kishte shfrytëzuar më mirë rastet e krijuara.

“Duhej që të ishin shfrytëzuar më shumë rastet, por duhet ditur se gjithmonë ndeshjet e para janë shumë të vështira. Nga kjo duhet të nxjerrim mësime, sepse nuk mjafton vetëm të krijosh raste, por duhet të jemi edhe shumë të kujdesshëm në fazën e mbrojtjes,” u shpreh Gjoka.

Ai vuri në dukje se kundërshtari, me rastet e pakta që pati, arriti të përfitojë maksimalisht nga to. Megjithatë, Gjoka mbeti optimist për ecurinë e skuadrës në javët e ardhshme, duke theksuar se ekipi ka punuar fort dhe se javë pas jave do të fillojë të ngrihet.

“Nga kjo duhet të nxjerrim mësime sepse nuk mjafton vetëm të bësh raste por duhet që të jemi edhe shumë të kujdesshëm në fazën e mbrojtjes. Kundërshtari ato pak raste që pati, e mori maksimumin e kësaj ndeshje. Gjithsesi edhe pse mendoj se jemi një skuadër e re ka treguar atë që ne kemi punuar gjatë gjithë kësaj kohe, kështu që besoj se skuadra javë mbas jave do filloj të ngrihet“, ka thënë Gjoka.

]]>
Sezonin e ri e kemi nisur me barazim https://fcshkupi.com/sezonin-e-ri-e-kemi-nisur-me-barazim/ Sun, 11 Aug 2024 17:54:34 +0000 https://fcshkupi.com/?p=19206 Ekipi ynë ndeshjen e nisi më shumë ritëm dhe aksione të njëpasnjëshme, ndërsa ashtu radhiteshin edhe rastet për gol.

Përpjekja e parë për të shënuar ishte përmes Ibishit në minutën e tretë, por topi përfundoi në këndore pas ndërhyrjes së suksesshme të portierit Kitanovski. Ekipi ynë pati më shumë lojë në fillim dhe tregoi synimin për të kaluar herët në epërsi, ndërsa Ibishi goditi traversën dhe pak çaste më vonë gjeti rrjetën. Sulmuesi priti mirë topin dhe mposhti me kokë portierin mysafir nga dhjetë metra.

Mysafirët ishin të ekuilibruar dhe patën vështirësi në lidhjen e lojës në anën e kundërt. Pas një pushimi të shkurtër për freskim ekipi ynë vazhdoi me ofensivën e plotë dhe krijoi disa raste edhe më të mira përsëri me Ibishin, Avornyon dhe Kanda. Voska Sport nga një gjysmë shanse barazoi në 1-1 me goditjen e Abdulhadi Yahya në minutën e 39-të. Por ekipi ynë menjëherë më pas tentoi të përgjigjen shpejt me një tjetër rast me Ibishin, por rezultati nuk ndryshoi deri në fund të 45 minutave të parë, 1-1.

Fillimi i pjesës së dytë solli një intensitet më të qetë, por më pas beteja u nxeh pak para minutës së 60-të. Loja ishte e hapur nga të dyja palët, por topi mbahej më shumë në mesin e fushës.

Shkupi përsëri luajti më mirë në sulm, pati dy raste solide me Kurtish dhe Kandan, por nuk e gjeti dot rrugën për në rrjetë. Voska u përpoq me mjeshtëri të ruante barazimin dhe në disa momente dilte edhe lart në sulm. Voska pas një aksioni në krahun e majtë, pas të cilit Klinton Osei shënoi dhe u dha mysafirëve avantazhin. Voska goditi sërish dhe shënoi golin e tretë me Donart Ibrahimin në minutën e 80-të. Epërsinë e dy golave ​​mysafirët e mbajtën vetëm për gjashtë minuta, kur përforcimi i ri, El Hadji Geye, shkurtoi në 2-3. Senegalezi arriti të lehtësonte sadopak dhimbjen dhe më pas erdhi shpërthimi në tribunë, kur Shkupi barazoi rezultatin në 3-3 me një gol mjeshtëror të Edmunssonit, i cili shënoi një euro gol të vërtetë në minutën e 92-të për të vendosur rezultatin përfundimtar 3-3.

]]>
Paralajmërim për ndeshjen e javës së parë FC Shkupi vs Voska Sport https://fcshkupi.com/paralajmerim-per-ndeshjen-e-javes-se-pare-fc-shkupi-vs-voska-sport/ Sat, 10 Aug 2024 14:39:07 +0000 https://fcshkupi.com/?p=19200 Me fillimin e sezonit të ri, ekipi ynë FC Shkupi, nën drejtimin e trajnerit Ernest Gjoka, është gati për sfidën e parë ndaj Voska Sport. Sezoni i ri na gjen me një ekip tërësisht të ndryshuar krahasuar me vitin e kaluar, me shumë lojtarë të rinj që do të veshin për herë të parë fanellën bardh e kaltër. Si gjithmonë, synojmë të arrijmë objektiva të larta në kampionat.

Gjatë përgatitjeve, si në vend ashtu edhe në kampin stërvitor në Bolu të Turqisë, ekipi ka treguar përmirësime të dukshme dhe është i gatshëm për sfidat e sezonit. Përballë do të kemi ekipin e Voska Sport, me të cilët kemi zhvilluar katër ndeshje deri më tani, duke regjistruar tre fitore dhe një barazim.

Për ndeshjen në fjalë ka folur  kapiteni dhe portieri ynë, Artan Iljazi,

“Nesër fillon ndeshja e parë e kampionatit. Ne, si ekip, jemi përgatitur maksimalisht. Kemi ndërtuar një ekip me shumë risi dhe futbollistë të rinj me cilësi të lartë. Ambiciet tona dihen para fillimit të sezonit, që synojmë titullin kampion dhe shpresojmë ta nisim me këmbë mbarë. Me ndihmën e „Shvercerave“, tifozëve tanë besnikë, shpresojmë që në fund të shpërblehemi me rezultate pozitive dhe trofe të fituar”, ka thënë kapiteni Iljazi

Për shkak të temperaturave të larta, stadiumi i Çairit ka pësuar disa dëmtime, ndaj sezonin do ta nisim në stadiumin “Boris Trajkovski” në lagjen Maxhari.

Ndeshja FC Shkupi – Voska Sport do të zhvillohet të dielën, në ora 17:00, me arbitër kryesor Vllatko Ilioskin nga Prilepi.

]]>
“Pasha Group” është sponsori ynë i ri https://fcshkupi.com/pasha-group-eshte-sponsori-yne-i-ri/ Thu, 08 Aug 2024 14:36:47 +0000 https://fcshkupi.com/?p=19181 Kur jemi në prag të fillimit të sezonit, ekipi ynë sot ka promovuar sponsorin e ri, duke treguar se së shpejti do të fillon projekti më i madh, duke ndërtuar kampin e ri stërvitor të skuadrës, i cili do të ndërtohet së bashku me sponsorin e ri dhe me ndihmën e shtetit.

Sponsor është “Pasha Group”, i cili deri më tani është edhe sponsor i disa klubeve turke, mes të cilëve gjigantët Beshiktash dhe Fenerbahçe, si dhe klubi i basketbollit Fenerbahçe. Është një zinxhir hotelesh dhe kompleksesh turistike në veri të Qipros dhe në Turqi.

“Për ne do të jetë  nder i madh që një sponsor i tillë me emër si “Pasha Group” pop vjen në sportin e Maqedonisë së Veriut. Është një nga sponsorët më të njohur të sportit në Turqi. Ai sponsorizon disa klube futbolli, duke përfshirë Fenerbahçen dhe Beshiktashin, si dhe klubin e basketbollit Fenerbahçe. Për ne si klub, ky është një hap i madh dhe krahas projekevet tjera, planifikojmë të punojmë së bashku me ta edhe me mbështetjen e shtetit. Tashmë kemi një projekt, të cilin shpresojmë ta nisim së shpejti. Një projekt i madh dhe domethënës jo vetëm për FC Shkupin, por edhe për futbollin në Maqedonin e Veriut. Fillimisht, ky do të jetë një projekt aqë do të kapë tokë prej 2000 metrash katrorë. Do të ketë 25 dhoma për futbollistët, salla për konferenca, rekreacion, palestër, kuzhinë, ambient relaksi dhe një kompleks që do t’u shërbejë sportistëve. Do të ketë tre fusha futbolli. Ky është një kompleks që do t’i shërbejë edhe përfaqësuese së Maqedonisë së Veriut në të ardhmen. Dëshiroj të falënderoj edhe kryetarin e Komunës së Çairit, që ka shprehë gatishmëri për të ndihmuar, pasi  një nga fushat do të ndërtohet nga komuna”, ka tnënë presidfneti i klubit, Olgun Aydin.

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu tha se kjo iniciativë duhet të kontribuojë në rezultate edhe më të mira të klubit.

“Uroj kryesisë dhe sponsorit të ri një sezon të suksesshëm, sepse jemi në prag të fillimit të kampionatit”. Shkupi është një emër i rëndësishëm në futbollin e Maqedonisë së Veriut, kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Shfrytëzoj rastin të falënderoj presidentin Olgun, i cili arriti ta kthejë klubin në rrugët e vjetra të kampionatit. Jam i kënaqur që edhe klubi po merr një kamp të ri stërvitor dhe besoj se ky do të jetë një nxitje për suksese të reja të ekipit”, tha kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Përfaqësuesi i “Pasha Group” Burak Ertam u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin me klubin tonë.

“Pasha Group, i cili tani më është kthyer në një nga mbështetësit më të rëndësishëm të sportit turk, edhe atë në klubet më të njohura, prej sot po e përfshin edhe FC Shkupin në listën e bashkëpunëtorëve. Ne jemi sinqerisht të nderuar nga mundësia për të bashkëpunuar me Shkupin. Nuk kam fjalë për të përshkruar nderin që kam për të qenë këtu së bashku me ju. Ne do të jemi një mbështetës i sinqertë dhe i madh në të ardhmen, për të ndihmuar që Shkupi të arrijë qëllimet e tij. Besoj se ky bashkëpunim do të kurorëzohet me arritje të mëdha dhe shpresoj që nga ky unitet të vijë forca e klubit”, ka thënë Ertam.

]]>
Fitore bindëse në kontrolluesen e fundit https://fcshkupi.com/fitore-bindese-ne-kontrolluesen-e-fundit/ Sun, 04 Aug 2024 17:06:50 +0000 https://fcshkupi.com/?p=19175 Ekipi ynë shënoi fitore bindëse në ndeshjen e fundit kontrolluese para fillimit të sezonit të ri futbollistik. Në një përballje kundër skuadrës së “Skopjes” nga lagja e Autokomandës, FC Shkupi triumfoi me rezultatin 4-1.Dominimi i ekipit tonë u vu re që në pjesën e parë, e cila përfundoi me rezultat 3-1. Golat e pjesës së parë u shënuan nga Yumemi, Diene dhe Avornyo, duke lënë një përshtypje të fortë për përgatitjen dhe formën e lojtarëve të ekipit.

Pjesa e dytë solli disa ndryshime në formacionin e ekipit tonë, por dominimi në fushë nuk u ndryshua. Senegalezi Tamba shënoi golin përfundimtar, duke vulosur rezultatin 4-1 në favor të ekipit të tonë.

Tani, futbollistët tanë do të vijojnë përgatitjet për ndeshjen e parë të sezonit të ri, ku do të përballemi me ekipin e Voska Sport nga Ohri.

]]>
I rikthehemi punës në Shkup, të dielën kontrolluese https://fcshkupi.com/i-rikthehemi-punes-ne-shkup-te-dielen-kontrolluese/ Fri, 02 Aug 2024 13:06:55 +0000 https://fcshkupi.com/?p=19169 Pasi kemi përfunduar fazën përgatitore në Bolu të Turqisë, ekipi ynë është kthyer në Shkup më 30 korrik, ndërsa prej sot kemi nisur stërvitjet në stadiumin e Çairit.

Trajnerët dhe lojtarët janë angazhuar në një program intensiv, me nga dy seanca stërvitore në ditë. Në orët e paradites, futbollistët do të punojnë në qendrën e fitnesit “Shkupi Gym”, ndërsa pasditja do t’u kushtohet stërvitjeve në fushën e gjelbër.

Me fillimin e sezonit që po afron, skuadra është e përqendruar maksimalisht në përgatitjet finale. Në prag të startit të kampionatit, ekipi do të zhvillojë edhe një ndeshje kontrolluese. Përballë nesh do të jetë skuadra e “Skopjes”, një sfidë e cila do të luhet të dielën, në ora 17:00, në lagjen e Autokomandës.

]]>
Sezonin e ri e nisim kundër Voska Sportit https://fcshkupi.com/sezonin-e-ri-e-nisim-kunder-voska-sportit/ Mon, 29 Jul 2024 11:27:27 +0000 https://fcshkupi.com/?p=19139 Sot në hapësirat e FFM-s, është hedhur shorti për sezonin e ri 2024/25, ku merr pjesë edhe skuadra jonë FC Shkupi. Në shortin e hedhur për fillimin e sezinit, skuadra jonë javën e parë për kundërshtarë do të ketë ekipin e Voska Sportit.

Kujtojmë se ekipi ynë edhe më tutje është në Bolu të Turqisë ku po zhvillon fazën përgatitore, ndërsa gjatë kësaj kohe ka luajtur tri ndeshje kontrolluese, duke barazuar 2-2 me Genclerbirligi, në ndeshjen e dytë fituam 2-0 kundër ekipit të Merw dhe dje kundër Igdir FK ndeshja u mbyll pa fitues 0-0.

Ekipi të mërkurën pritet të kthehet në Shkup, për të vazhduar me përgatitjet e fundit para se të nis sezoni i ri, i cili është paraparë që javën e parë të luhet me 10 dhe 11 gusht, me fillim në orën 17:00.

 

JAVA E PARË

Shkupi – Voska Sport

Besa – Shkëndija

AP Brera – Vardari

Struga – Tikveshi

Pelisteri – Gostivari

Rabotniçki – Sileksi

]]>
Barazim pa gola kundër ekipit Igdir FK https://fcshkupi.com/barazim-pa-gola-kunder-ekipit-igdir-fk/ Sun, 28 Jul 2024 20:19:49 +0000 https://fcshkupi.com/?p=19133 Ekipi ynë, po vazhdon qëndrimin në kampin stërvitor në Bolu të Turqisë, ku sot zhvilloi ndeshjen e fundit kontrolluese, kundër ekipit vendas, Igdir FK. Takimi përfundoi me rezultatin 0-0, megjithëse ekipi ynë dominoi lojën dhe krijoi shumë raste shënimi.

Lojtarët tanë, Avornyo, Ibishi dhe Rramani, u shquan në sulm, por tentimet e tyre u ndalën nga portieri i shkëlqyer i Igdir FK-së. Në pjesën e dytë, trajneri Ernest Gjoka vendosi t’u japë mundësi të gjithë futbollistëve, përfshirë ata që janë në fazën testuese. Përkundër përpjekjeve të shumta, rezultati mbeti ai i fillimit, 0-0.

Kjo ishte ndeshja e fundit kontrolluese në kuadër të kampit stërvitor. Më parë, ekipi ynë luajti edhe dy ndeshje të tjera, duke barazuar 2-2 me Genclerbirligi dhe duke fituar 2-0 kundër ekipit të Merw.

Skuadra jonë do të vazhdojë qëndrimin në Bolu deri më 29 korrik, ndërsa kthimi është planifikuar më datë 30 korrik. Pas kthimit, futbollistët do të kenë një pushim disa ditor dhe më pas do të nisë faza përfundimtare e përgatitjeve para fillimit të sezonit të ri.

 

]]>
Fitojmë kontrolluesen kundër Merw FT https://fcshkupi.com/fitojme-ne-kontrolluesen-kunder-merw-ft/ Mon, 22 Jul 2024 19:47:31 +0000 https://fcshkupi.com/?p=19127 Në kampin stërvitor në Bolu, ekipi ynë zhvilloi me sukses ndeshjen e dytë kontrolluese kundër ekipit turkmen, Merw, që garon në Superligën e Turkmenistanit. Ndeshja u karakterizua nga dominimi i skuadrës sonë, megjithëse pjesa e parë përfundoi pa gola, 0-0.

Në pjesën e parë, FC Shkupi krijoi shumë raste për të shënuar, por pa mundur të konkretizojë asnjë prej tyre. Pavarësisht presionit të vazhdueshëm ndaj kundërshtarit, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të 45 minutave të para.

Ndryshimi i vërtetë në lojë erdhi në minutën e 60-të, kur Kerem Hamza Gürel, një futbollist i cili është në testime me ekipin tonë, arriti të çajë mbrojtjen kundërshtare dhe të shënojë golin e parë të ndeshjes, pa asistimit të Hamza Ramanit. Ky gol jo vetëm që ngriti moralin e ekipit, por edhe tregoi potencialin e Gürel si futbollist premtues.

Goli i dytë për ekipin tonë u shënua në minutën e 75-të nga Avornyo, i cili e vulosi fitoren e merituar të skuadrës sonë me një goditje precize. Në fund të ndeshjes, trajneri Ernest Gjoka i dha mundësi shumë futbollistëve të tregojnë kualitetet e tyre duke u dhënë disa minuta në fushë.

Pas kësaj fitoreje, ekipi ynë do të përballet në ndeshjen e ardhshme kontrolluese më 25 korrik kundër ekipit të Boluspor.

 

]]>
Kontrollueset i nisim me barazim ndaj Gençlerbirligi https://fcshkupi.com/kontrollueset-i-nisim-me-barazim-ndaj-genclerbirligi/ Wed, 17 Jul 2024 17:25:17 +0000 https://fcshkupi.com/?p=19119 Bolu, Turqi – Ekipi i FC Shkupi ka zhvilluar sot ndeshjen e parë kontrolluese në kuadër të fazës përgatitore për sezonin e ri, duke u përballur me ekipin turk të Gençlerbirliği, që luan në Ligën e Parë të Turqisë. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-2, duke treguar një performancë premtuese për ekipin nga Shkupi.

Golat për FC Shkupi ishin vepër e sulmuesit Gronner, i cili shkëlqeu në fushë. Gronner hapi serinë e golave në minutën e 53-të, duke e çuar ekipin në epërsi 1-0. Më pas, ai sërish ishte protagonist në minutën e 84-të, duke realizuar për 2-1 dhe duke rikthyer epërsinë për ekipin tonë.

Megjithatë, në minutat e fundit të ndeshjes, arbitri dha një faull që shumëkush e konsideroi të padrejtë. Gençlerbirliği e shfrytëzoi këtë mundësi dhe pas krosimit topi goditi Serafimovin që me autogol u barazua rezultati në 2-2, duke i lënë kështu të dy ekipet të ndahen pa fitues nga kjo përballje kontrolluese.

Trajneri Ernest Gjoka i dha mundësi pothuajse të gjithë futbollistëve të tregojnë kualitetet dhe formën e tyre në këtë ndeshje, duke e konsideruar këtë si një mundësi të mirë për të vlerësuar gjendjen fizike dhe taktike të ekipit.

Ndeshja e radhës kontrolluese për FC Shkupin do të zhvillohet më 22 korrik, ku do të përballemi me ekipin Merv. Ky do të jetë një tjetër test i rëndësishëm për trajnerin Gjoka dhe ekipin, në përpjekjen për tu përgatitur sa më mirë për sezonin e ri që po afron.

 

]]>