FC SHKUPI https://fcshkupi.com Dashuri e vërtetë Sat, 17 May 2025 17:39:40 +0000 sq-AL hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.7.2 https://fcshkupi.com/wp-content/uploads/2022/02/cropped-1200px-KF_Shkupi_logo.svg_-32x32.png FC SHKUPI https://fcshkupi.com 32 32 Mbyllim sezonin 24/25 në vendin e shtatë https://fcshkupi.com/mbyllim-sezonin-24-25-ne-vendin-e-shtate/ Sat, 17 May 2025 17:39:40 +0000 https://fcshkupi.com/?p=20569 Me fitoren zyrtare në tavolinë 3-0 ndaj Voskes, e cila u tërhoq nga kampionati më herët, FC Shkupi e ka mbyllur zyrtarisht sezonin 2024/25. Një edicion me ulje-ngritje, krizë të madhe në fund të kampionatit, por edhe me shumë momente për t’u theksuar, i cili përfundon me skuadrën në mesin e tabelës dhe me disa statistika pozitive për të ndërtuar të ardhmen.

Pozicionimi në tabelë

Shkupi e përfundoi sezonin në vendin e shtatë me gjithsej 38 pikë të fituara nga 33 ndeshje. Në këtë kampanjë, ekipi regjistroi 10 fitore, 8 barazime dhe 15 humbje, duke siguruar një bilanc që garanton qëndrimin në elitë dhe hapësirë për përmirësim në sezonin e ardhshëm.

Statistikat e golave, sulmi i tretë më i mirë në kampionat

Në aspektin ofensiv, Shkupi realizoi 47 gola gjatë kampionatit dhe pësoi po aq, një baraspeshë që e vendos skuadrën tonë si sulmin e tretë më efikas në kampionat, menjëherë pas Shkëndijës dhe Sileksit. Kjo tregon një rritje të ndjeshme në fuqinë sulmuese të ekipit.

Ramani me më shumë minuta, Imeri golashënues më i mirë

Kapiteni Hamza Ramani ishte lojtari me më së shumti minuta në fushë, me 2628 të tilla, vetëm 19 minuta më shumë se Kristijan Blazhevski, i cili gjithashtu ishte ndër shtyllat e ekipit këtë sezon. Ndërkohë, Albert Laman Dienne ishte lojtari me më së shumti paraqitje, duke u aktivizuar në 34 ndeshje. Demir Imeri ishte golashënuesi më i mirë i skuadrës sonë këtë sezon, duke realizuar 7 gola. Në ndihmë të tij dhe pjesës tjetër të ofensivës ishin Xhemal Ibishi dhe Emanuel Avornyo, të cilët dhanë nga 5 asistime secili – duke u shpallur asistuesit më të mirë të skuadrës për sezonin 2024/25.

Andrej Lazarov, një humbje që nuk harrohet

Përtej rezultateve dhe statistikave, ky sezon u shënua edhe nga një dhimbje e thellë për klubin tonë. Në muajin mars humbëm një nga lojtarët tanë të rinj dhe të talentuar, Andrej Lazarov, i cili ndërroi jetë në tragjedinë e një diskoteke në Koçan. Humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh në zemrat e gjithë familjes së Shkupit, ndërsa kujtimi për Andrejin do të mbetet i paharruar për gjithë ne.

Pushimi para sezonit të ri

Pas përfundimit të kampionatit, skuadra veç më ka filluar periudhën e pushimit, për t’u rikthyer më pas në fillim të përgatitjeve për sezonin e ri 2025/26. Objektivat janë të qarta: të përmirësohet loja, të forcohet skuadra dhe të arrihet më shumë në sezonin e ardhshëm.

Faleminderit për mbështetjen

FC Shkupi falënderon të gjithë tifozët, lojtarët dhe stafin për angazhimin, përkushtimin dhe përkrahjen e vazhdueshme gjatë gjithë këtij sezoni.

Mirupafshim në sezonin e ri 2025/2026.

]]>
Shkupi U18, kampion për të dytin vit rradhazi https://fcshkupi.com/shkupi-u18-kampione-per-te-dytin-vit-rradhazi/ Sun, 11 May 2025 11:32:12 +0000 https://fcshkupi.com/?p=20561 Gjenerata U18 e FC Shkupit është shpallur kampione e Maqedonisë për sezonin 2024/25!

Pas një fitoreje bindëse 3-0 ndaj Rabotnickit në xhiron e parafundit, djemtë tanë vulosën titullin për të dytin vit me radhë.

Ata, ditët në vijim gjithashtu do të luajnë edhe në finalen e kupës!

E ardhmja e klubit është në duar të sigurta, shpresojmë t’ju shohim shumë shpejt në ekipin e parë!

𝗨𝗿𝗶𝗺𝗲 𝗴𝗷𝗶𝘁𝗵𝗲̈ 𝗱𝗷𝗲𝗺𝘃𝗲 𝗽𝗲̈𝗿 𝗸𝗲̈𝘁𝗲̈ 𝘀𝘂𝗸𝘀𝗲𝘀 𝘁𝗲̈ 𝗺𝗮𝗱𝗵!

]]>
FC Shkupi hap një epokë të re, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me “Royal Business Council” nga Emiratet e Bashkuara Arabe https://fcshkupi.com/fc-shkupi-hap-nje-epoke-te-re-nenshkruan-marreveshje-bashkepunimi-me-royal-business-council-nga-emiratet-e-bashkuara-arabe/ Mon, 05 May 2025 08:07:37 +0000 https://fcshkupi.com/?p=20509 Në një hap të jashtëzakonshëm për të ardhmen e klubit dhe futbollit në Ballkan, FC Shkupi ka zyrtarizuar sot një marrëveshje madhore bashkëpunimi me “Royal Business Council”, një prej institucioneve më me ndikim ekonomik, diplomatik e sportiv në rajonin e Gjirit, që vepron nën kujdesin dhe mbështetjen e Familjeve Mbretërore të Dubait dhe Emirateve të tjera të Bashkuara Arabe.

Kjo marrëveshje e nivelit të lartë, e nënshkruar nga Presidenti i “Royal Business Council”, Dr. Süleyman Tasci, dhe Presidenti i FC Shkupit, Yasin Konyali, hap dyert për një partneritet që synon ngritjen e FC Shkupit në nivelet më të larta të futbollit ndërkombëtar, por njëkohësisht sjell edhe një filozofi të re në zhvillimin e talenteve të rinj në Ballkan.

Në një deklaratë për faqen zyrtare të klubit, partneri i ri i i klubit, Dr. Süleyman Tasci theksoi se ky bashkëpunim nuk është një marrëveshje e zakonshme, por një projekt shumëdimensional që përfshin futbollin, edukimin, diplomacinë sportive dhe zhvillimin ndërkombëtar.

“Ne nuk po krijojmë thjesht një bashkëpunim sponsorial. Ne po ndërtojmë një vizion të madh, një platformë që merr frymëzim nga modelet evropiane dhe botërore. Synojmë të krijojmë një rrjet klubesh vëllazërore dhe akademish në Dubai, Abu Dhabi, Doha, Riad e deri në Shkup, që të përgatisim brezin e ardhshëm të yjeve të futbollit nga Ballkani për skenën ndërkombëtare. FC Shkupi do të jetë qendra e këtij projekti në Ballkan, me përkrahjen e plotë të Royal Business Council dhe investitorëve nga vendet e Gjirit.” është shprehur Tasci.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e lidhjes mes universiteteve dhe shkëmbimit kulturor përmes sportit, duke e quajtur këtë projekt një “diplomaci të re sportive që bashkon popujt përmes edukimit dhe pasionit për futbollin.”

Nga ana tjetër, presidenti i klubit, Yasin Konyali u shpreh se kjo është dita kur FC Shkupi hyn zyrtarisht në një epokë të re:

Ky është një moment historik për klubin tonë. Për ne, kjo marrëveshje është një hap strategjik drejt profesionalizimit të plotë të akademisë dhe klubit në tërësi. Po ndërtojmë ura mes Ballkanit dhe botës arabe, mes Shkupit dhe Dubait, dhe mbi të gjitha, po i japim mundësi rinisë sonë që të ëndërrojë dhe të arrijë lartësitë. Në vitin 2027, FC Shkupi do të festojë 100-vjetorin. Ne duam që atë vit të hyjmë në historinë e futbollit si një klub që ka ndryshuar rrënjësisht, që ka struktura moderne, akademi profesionale dhe prani në arenën ndërkombëtare. Kjo marrëveshje është çelësi drejt asaj ëndrre” ka thënë Konyali.

Çfarë përfshin marrëveshja?
• Ndërtimin e një akademie profesionale futbolli në Shkup, me standarde europiane.
• Trajnime të ndërsjella për trajnerë dhe staf teknik.
• Bursa dhe shkëmbime për lojtarë të rinj me akademi dhe universitete në Emiratet e Bashkuara, Katar, Arabinë Saudite, etj.
• Ndërtimin e partneriteteve me klube elitare në Lindjen e Mesme dhe Evropë, për zhvillimin e talentëve dhe ndarjen e përvojës teknike.
• Përgatitje për 100-vjetorin e FC Shkupit me projekte të veçanta sportive dhe kulturore.
• Zhvillimin e një rrjeti klubesh dhe qytetesh vëllazërore në rajon dhe në Lindjen e Mesme.
• Hapjen e përfaqësisë zyrtare të “Royal Business Council” në Shkup, si pikë qendrore për bashkëpunime dhe projekte ndërkombëtare.

Ky partneritet i jashtëzakonshëm është shumë më tepër se një marrëveshje biznesi, është një vizion afatgjatë që forcon sportin, lidh kombet dhe krijon një identitet të ri ndërkombëtar për FC Shkupin. Përveç futbollit, “Royal Business Council” ka paralajmëruar edhe investime të tjera strategjike në Maqedoni, që do të prekin fusha si edukimi, teknologjia dhe zhvillimi ekonomik, duke e parë vendin si një nyje të rëndësishme për projektet afatgjata në rajon. Gjithashtu, në kuadër të këtij bashkëpunimi, do të nisë projekti i përbashkët “Royal Akademi”, një iniciativë e re për ndërtimin e një platforme edukimi dhe zhvillimi sportiv, e cila do të lidhë akademinë e FC Shkupit me institucionet partnere në Lindjen e Mesme dhe Evropë, duke krijuar mundësi konkrete për gjeneratat e reja të rajonit.

]]>
Me marrëveshje të dyanshme, ndajmë rrugët me trajnerin Alparslan Erdem https://fcshkupi.com/me-marreveshje-te-dyanshme-ndajme-rruget-me-trajnerin-alparslan-erdem/ Sun, 04 May 2025 20:52:08 +0000 https://fcshkupi.com/?p=20512 FC Shkupi njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Alpaslan Erdem.

I jemi thellësisht mirënjohës trajnerit Erdem për punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e tij maksimal gjatë qëndrimit në klub, e që përfundon sot, me marrëveshje të dyanshme!

Klubi i uron shumë sukses në rrugëtimin e tij të mëtejshëm profesional dhe personal.

𝗙𝗮𝗹𝗲𝗺𝗶𝗻𝗱𝗲𝗿𝗶𝘁 𝗽𝗲̈𝗿 𝗴𝗷𝗶𝘁𝗵𝗰̧𝗸𝗮!

]]>
Takim i përbashkët me prindërit në akademinë e FC Shkupi, një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit https://fcshkupi.com/takim-i-perbashket-me-prinderit-ne-akademine-e-fc-shkupi-nje-hap-i-rendesishem-drejt-zhvillimit/ Tue, 29 Apr 2025 18:14:24 +0000 https://fcshkupi.com/?p=20502 Gjatë ditës së sotme u mbajt për herë të parë në historinë e akademisë sonë, takim i përbashkët me prindërit e futbollistëve të rinj, një iniciativë e re dhe shumë e rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit mes klubit dhe familjeve të sportistëve tanë.

Takimin e udhëhoqi CEO i klubit, Aykut Turan, ndërsa i pranishëm ishte edhe koordinatori i ri i akademisë, Alisa Vishi, i cili u prezantua zyrtarisht edhe para prindërve. Gjatë takimit u diskutua gjerësisht për kushtet në akademi, si dhe për përmirësimet që po planifikohen në të ardhmen. Prindërit shprehën interes të madh dhe shtruan pyetje të ndryshme, ndërsa në fund u shprehën të kënaqur me transparencën dhe hapjen e klubit, posaqërisht akademisë.

Gjithashtu, gjatë takimit u prezantua edhe projekti i ri që do të nisë së shpejti – “Shkupi Football Schools”, një hap tjetër strategjik në zhvillimin e talentëve të rinj dhe përfshirjen më të gjërë të fëmijëve në rrugëtimin e FC Shkupi.

Ky takim shënon një fillim të ri në komunikimin me prindërit dhe rikonfirmon përkushtimin e klubit për të ndërtuar një ambient profesional dhe bashkëpunues për të gjithë të rinjtë tanë.

]]>
REAGIM lidhur me referimin në ndeshjen kundër Sileksit https://fcshkupi.com/reagim-lidhur-me-referimin-ne-ndeshjen-kunder-sileksit/ Sat, 19 Apr 2025 18:33:58 +0000 https://fcshkupi.com/?p=20493 Si kryesi e re e FC Shkupit, që kemi marrë përgjegjësinë e drejtimit të klubit tash e disa muaj, kemi zgjedhur gjithmonë rrugën e qetësisë dhe të përkushtimit ndaj lojës së ndershme. Nuk kemi ngritur zërin, as kur kemi qenë dëshmitarë të padrejtësive evidente. Kemi treguar durim dhe respekt për institucionet, përkundër vështirësive dhe vendimeve të diskutueshme që shpesh kanë ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në rrjedhën e ndeshjeve tona.

Megjithatë, ajo çfarë ndodhi sot në ndeshjen kundër Sileksit është e papranueshme. Gabimet janë pjesë e lojës, i kuptojmë pozicionet e diskutueshme të jashtë loje apo vendimet e shpejta në situata të vështira. Por rasti konkret, kur Sileksi arriti të barazojë në 1-1 përmes një goli të ndihmuar nga një vendim skandaloz arbitrar, tejkalon çdo kufi të tolerancës.

Kërkojmë reflektim serioz dhe të menjëhershëm nga të gjitha instancat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, nga organet më të larta e deri te Komisioni i Arbitrave dhe vetë arbitrat që janë përgjegjës për mbarëvajtjen e lojës. Futbolli meriton ndershmëri, transparencë dhe respekt për sakrificat që bëjnë klubet, lojtarët dhe tifozët.

FC Shkupi do të vazhdojë të luftojë në fushë me dinjitet, por nuk do të heshtim më përballë padrejtësive të tilla.

Me respekt,
Kryesia e FC Shkupi

]]>
CEO Aykut Turan, në takim me trajnerët e akademisë https://fcshkupi.com/ceo-aykut-turan-ne-takim-me-trajneret-e-akademise/ Thu, 17 Apr 2025 15:55:07 +0000 https://fcshkupi.com/?p=20486 Sot, në ambientet e akademisë së klubit tonë, CEO i FC Shkupi, Aykut Turan, zhvilloi një takim frytëdhënës me stafin dhe trajnerët e grupmoshave të ndryshme. Gjatë këtij takimi, Turan shprehu mirënjohjen e tij të thellë për Jeton Musliun, i cili për dy dekada me radhë, e deri javën e kaluar, ka kontribuar si koordinator me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë. Ai e falënderoi për angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm në zhvillimin e të rinjve dhe i uroi shumë fat dhe shëndet në të ardhmen.

Në të njëjtën kohë, CEO Turan i dëshiroi suksese në detyrën e re koordinatorit të ri të akademisë, Alisa Vishi, duke i ofruar mbështetje të plotë në rrugën drejt zhvillimit të mëtejshëm të talentëve të rinj. Ai gjithashtu vlerësoi punën e palodhshme të të gjithë trajnerëve të grupmoshave të ndryshme, të cilët janë themeli i të ardhmes së klubit.

Gjatë takimit, u paralajmërua edhe një hap i madh drejt së ardhmes: shumë shpejt do të nis projekti i ri “FC Shkupi Football Schools”, i cili do të përfshijë fëmijë të moshave nga 5 deri në 15 vjeç. Ky projekt ambicioz synon të krijojë një bazë të fortë për ekipin e parë, duke formuar talentet që do të përfaqësojnë me krenari ngjyrat e FC Shkupit në vitet në vijim.

FC Shkupi vazhdon të investojë në të ardhmen, me synim të qartë: krijimin e një identiteti të fortë futbollistik dhe ngritjen e talenteve të reja që do të shkëlqejnë në skenën vendore dhe ndërkombëtare. Ajo që pikërisht i mungonte klubit tonë me vite të tëra!

]]>
Alisa Vishi emërohet koordinator i ri i Akademisë së FC Shkupit! https://fcshkupi.com/alisa-vishi-emerohet-koordinator-i-ri-i-akademise-se-fc-shkupit/ Fri, 11 Apr 2025 16:31:29 +0000 https://fcshkupi.com/?p=20480 Me përvojën e tij si fëmi i akademisë dhe trajner i grupmoshave të ndryshme për shumë vite, Alisa Vishi është emëruar koordinator i ri i Akademisë së FC Shkupit. Ai do të sjell një energji të re dhe njohuri të thella në këtë rol të rëndësishëm, duke tentuar të vazhdojë me përkushtim rrugën e zhvillimit të talenteve të rinj dhe ngritjen e mëtejshme të akademisë sonë. Vishi, merr këtë detyrë nga Jeton Musliu, i cili me sukses udhëhoqi akademinë e klubit tonë dy dekadat e fundit.

Pas emërimit të tij, Vishi ka falenderuar kryesinë për besimin e dhënë.

Falenderoj kryesinë e klubit për besimin e dhënë, që pas 25 viteve si trajner, të kem mundësinë të udhëheq Akademinë e FC Shkupit si Koordinator i Shkollës së Futbollit. E kam pranuar këtë detyrë me vullnet të plotë, vizion të qartë dhe një dëshirë të madhe për të sjellë ndryshimin që është pritur prej vitesh. Besoj fuqishëm se, me bashkëpunimin dhe mbështetjen e kolegëve të mi, do të arrijmë rezultate konkrete dhe do ta çojmë akademinë tonë drejt niveleve më të larta. Do të vazhdoj të jem po ai punëtor i palodhur që kam qenë gjithmonë, ashtu siç më njohin të gjithë në klub.” është shprehur pas emërimit Vishi.

Me këtë postim, shprehim mirënjohje të veçantë për Jeton Musliun, i cili për vite me radhë e ka udhëhequr akademinë me profesionalizëm dhe pasion. Kontributi i tij ka lënë gjurmë të thella në shumë gjenerata futbollistësh dhe në strukturën e akademisë.

Alisa Vishit i urojmë shumë suksese në vazhdim!

]]>
Tentuam ti kthehemi stërvitjeve pa Lazarovin, nuk ia dolëm https://fcshkupi.com/tentuam-ti-kthehemi-stervitjeve-pa-lazarovin-nuk-ia-dolem/ Wed, 19 Mar 2025 17:25:07 +0000 https://fcshkupi.com/?p=20473 Me një boshllëk të madh dhe dhimbje të pafund pas humbjes të Andrej Lazarovit, sot tentuam ti rikthehemi procesit stërvitor.

Megjithatë, stërvitja e sotme u anulua me kërkesë të lojtarëve!

Stërvitjet dhe vazhdimi i sezonit do të jenë më të vështirat ndonjëherë për ne, por do të luajmë për të, me të dhe në nder të tij.

Andrej do të jetë gjithmonë pjesë e familjes sonë! 🕊💙🤍

]]>
Andrej Lazarov humb jetën në tragjedinë e Koçanit https://fcshkupi.com/andrej-lazarov-humb-jeten-ne-tragjedine-e-kocanit/ Sun, 16 Mar 2025 14:20:57 +0000 https://fcshkupi.com/?p=20467 Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh, njoftojmë se futbollisti ynë, Andrej Lazarov, është konfirmuar mes viktimave të zjarrit tragjik që ndodhi gjatë natës në Koçan.

Si një shpirt hero që ishte, Lazarov humbi jetën duke u përpjekur të ndihmojë të tjerët të shpëtojnë nga ambienti i kapluar nga zjarri. Ai u helmua nga tymi gjatë përpjekjeve të tij për të shpëtuar jetë, duke treguar guxim dhe humanizëm deri në momentin e fundit. Veprimi i tij heroik do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë, si një dëshmi e karakterit të tij fisnik dhe zemrës së tij të madhe.

Kjo është një humbje e madhe për klubin tonë, për shokët e ekipit dhe për gjithë komunitetin e futbollit. Fjalët janë të pakta për të përshkruar dhimbjen që ndjejmë në këto momente, në këtë tragjedi prej më të mëdhave në histori që e ka kapluar klubin tonë!

FC Shkupi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, të afërmve dhe gjithë familjes së madhe të klubit tonë.

Adrej ishte vetëm gjashtë muaj pjesë e Shkupit, por emri i tij do të mbetet i pashlyer gjithmonë si pjesë e skuadrës sonë.

Kujtimi për te do të mbetet gjithmonë i paharruar në zemrat tona.

]]>