Mbyllet faza e parë e përgatitjeve, të enjten në Antali

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupit ka përfunduar fazën e parë të përgatitjeve pranverore, duke qëndruar për një javë në qendrën sportive në Dojran. Edhe pse ekipi kishte ikur nga i ftohti që kaploi kryeqendrën tonë, por kjo nuk u dha mundësi lojtarëve që të punojnë në kushte të mirë, as edhe në Dojran, pasi pothuajse temperaturat ishin të njëjta si në Shkup dhe bora kishte mbuluar edhe atë pjesë të vendit.

Sot futbollistët dhe stafi teknik kanë kryer stërvitjen e fundit në stadiumin e Çairit, duke e shfrytëzuar vetëm për vrapim dhe rikuperim. Nesër futbollistët do të kenë ditë të lirë, ndërsa të enjten do të nisen për në Antali të Turqisë, ku do të qëndrojnë 18 ditë.

Kryesia e klubit planifikon që në Antali përveç punës në terrenet e përshtatshme për stërvitje, të zhvillojë edhe së paku pesë ndeshje kontrolluese.

Ndeshjen e parë kontrolluese trajneri Umit Karan e ka paraparë ta zhvillojë me 20.01.2019, ndërsa për kundërshtarë është ekipi i superligës iraniane Sepahan. Kjo skuadër është kampion i pesëfishte dhe katër herë ka fituar kupën e vendit.

Ndeshja e dytë është planifikuar që të luhet me 23.01.2019, ndërsa për kundërshtarë është ekipi CSMS Lasi nga Rumania.

Ndeshja e radhës pritet të jetë ajo kundër ekipit hungarez, MTK të Budapestës, ndërsa pritet që të luhet me 26.01.2019. Data e 29 janarit është e hapur dhe sipas nevojës së trajnerit, do të mësohet edhe nëse do të zhvillohet ndeshje kontrolluese, ndërsa një ditë para se të niset ekspedita për në Shkup, 02.02.2019, është planifikuar kontrolluese me ekipin FK Sarajeva nga Bosnja e Hercegovina.

 

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT