articles – FC SHKUPI https://fcshkupi.com Dashuri e vërtetë Mon, 11 Oct 2021 14:52:43 +0000 sq-AL hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.7.2 https://fcshkupi.com/wp-content/uploads/2022/02/cropped-1200px-KF_Shkupi_logo.svg_-32x32.png articles – FC SHKUPI https://fcshkupi.com 32 32 Ramadani: Titulli, meritë e futbollistëve https://fcshkupi.com/ramadani-titulli-merite-e-futbollisteve/ Fri, 24 Jul 2015 15:10:46 +0000 http://fcshkupi.com/new/?p=253 Ramadani: Titulli, meritë e futbollistëveTrajneri i Shkupit, Zekirja Ramadani ka thënë se titulli i kampionit vjeshtor është meritë e të përzgjedhurve të tij. Skuadra nga Çairi do të dimërojë në krye të tabelës me 13 pikë epërsi nga konkurrentët e saj, Vëllazërimi dhe Gostivari. Ndryshe, Ramadani thotë se lojtarët e tij kanë treguar karakter të fortë në gjitha ndeshjet e pjesës së parë të garave. “Titulli është meritë ekskluzive e futbollistëve. Ata treguan paraqitje  mjaft të mirë në 14-të ndeshjet e zhvilluara, andaj titulli është meritë e tyre. Asnjëherë nuk mundë të anashkalojë meritat që ka edhe kryetari i klubit, z.Ejup Ademi, i cili bëri që në Shkup të mos mungojë asgjë, që i duhet një skuadre të madhe. Ne gjithsesi do të luanim dhe ndoshta do të fitonim, por ai ishte me ne në secilën ndeshje, duke u përkushtuar për këtë ekip me gjithë ekipin e tij, për ta bërë të themi edhe të pamundurën të mundur”, thotë për faqen zyrtare të FC Shkupi, Ramadani.

Trajneri i ri dhe ambicioz, ka shtuar se Shkupi i ka kaluar të gjitha parashikimet.

“Synimet tona në fillim ishin që të jemi një skuadër solide, por duke mos harruar se që në fillim u futëm me ambicie për të qenë pretendentë kryesor për titull dhe kthim në Ligën e Parë. Mirëpo ecurinë që kishim, pra nga 14 ndeshje, vetëm 1 disfatë dhe 2 barazime, ne i kaluam parashikimet tona dhe tani pushojmë në pozitën e parë me 13 pikë disferencë. Ne synojmë që edhe në sezonin pranveror ta ruajmë këtë formë dhe këtë pozite”, tha Ramadani.

Skuadra e Shkupit po vazhdon të punojë edhe pas përfundimit të sezonit dhe stërvitjet do të zgjasin deri më 10 dhjetor kur dhe ekipi do të lëshohet në pushim të merituar, e që më pas të fillojë me punë diku mes 12 dhe 15 janarit. /fcshkupi/

]]>
Shkupi kampion, fitore për Shvercerat https://fcshkupi.com/shkupi-kampion-fitore-per-shvercerat/ Fri, 24 Jul 2015 17:09:57 +0000 http://fcshkupi.com/new/?p=250 40Sot kur e gjithë shqiptaria po festonte 22 nëntorin ditën e Alfabetit Shqiptarë, Skuadra e Ligës së Dytë Shkupi ka festuar titullin e kampionit vjeshtor, ndërsa tifo grupi “Shvercerat Shkup” e festuan 25 vjetorin e themelimit. Ishte kjo një ditë e madhe festive për Shkupin, e cila edhe më tutje mbetet lider i pa konkurrentë në ligën e Dytë.

Me fitore minimale prej 1:0 ndaj ekipit Mlladost Carev Dvor, Shkupi i ka qerasur me fitore “Shvercerat” për nder të 25 vjetorit të tyre.

Para kësaj ndeshje është bërë publike edhe himni i ri i FC Shkupi, të cilin e kishte interpretuar Mustafa Imeri – Tafa, këngëtari i cili ka qenë ish-futbollist i kësaj skuadre po edhe një fans i klubit pas përfundimit të karrierës si futbollist.

Para më shumë se 3000 shikuesve foli kryetari i klubit Ejup Ademi, i cili përsëriti edhe një herë se Shkupi është skuadër që ka traditë dhe se ky ekip do të jetë ndër më të fuqishmit në vend.

”Dëshiroj të uroj tifozët Shvercerat për 25 vjetorin e themelimit dhe me këtë t’ju themi se të bashkuar jemi më të fortë e dhashtë Zoti që shumë përvjetore të festojmë së bashku. Shfrytëzoj rastin që edhe futbollistëve dhe stafit teknik tju uroj titullin kampion. Për të gjitha këto rezultate nuk do të ishte e lehtë që të arrihen pa ndihmë e kryetarit të Komunës së Çairit, z.Izet Mexhiti”, tha mes tjerash kryetari Ejup Ademi.

Ndeshja ishte fer dhe korrekte, ndërsa Shkupi ka luajtur me një futbollist më pak nga minuta e 44-të, kur Ardian Nuhiu u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, që solli me automatizëm karton të kuq.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, me iniciativë të Shkupit, ndërsa e njëjtë ishte edhe pjesa e dytë, duke mos u vërejtur në asnjë moment mungesa e Nuhiut të përjashtuar.

Hero i ndeshjes ishte Besir Demiri i cili shënoi gol të mrekullueshëm në minutën e 84-të, pas asistimit të Goran Maznov.

“Kjo ishte një ndeshje shumë e vështirë për ta luajtur nga fakti se luanim në një atmosferë jubilare dhe duhej të fitonim me çdo kusht për të rrumbullakësuar festën. Ky ka qenë goli më i dashur për mua gjatë kësaj sezone dhe ua dedikoj si dhuratë “Shvercerave”, shpresoj se do të vazhdojmë edhe sezonin pranveror me këtë ritëm”, ka thënë golashënuesi Demiri.

Tani ekipi i Shkupit është në pozitën e parë me 35 pikë, me 13 pikë më shumë se ndjekësit e saj Vëllazërimi dhe Gostivari.

]]>
Shkëndija më e mirë në kontrolluesen në Tetovë https://fcshkupi.com/shkendija-me-e-mire-ne-kontrolluesen-ne-tetove/ Fri, 24 Jul 2015 15:07:03 +0000 http://fcshkupi.com/new/?p=244 Shkëndija më e mirë në kontrolluesen në TetovëSkuadra e Shkupit dhe ajo e Shkëndijës kanë shfrytëzuar pauzën në kampionat duke zhvilluar ndeshje kontrolluese, e cila solli edhe lojë të bukur për mbi më shumë se 1.500 tifozët e grumbulluar në stadiumin e qytetit në Tetovë, e ku ‘kuqezinjtë’ fituan me rezultat 3:0.

Ndeshja u luajt me shumë aksione dinamike nga të dy palët, që në momente bënin të mendosh se ekipet po luajnë për pikë në kampionat, ku kërkohen tri pikë dhe fitore. Shkëndija ishte më e suksesshme pasi shënoi tre gola, fillimisht me kroatin Vruçina i cili realizoi në pjesën e parë nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë në skenë doli lojtari boshnjak, Zajko Zeba i cili në lojë u fut si zëvendësim për kroatin Vruçina. Boshnjaku realizoi dy së pari në minutën e 59-të e mposhti Zendeli, i cili u zëvendësua nga Krena Ramadani. Golin e tij të dytë dhe të tretin në këtë ndeshje Zeba e shënoi në minutën e 79-të.

Takimi ndërmjet dy ekipeve shqiptare grumbulloi numër solid të shikuesve që në fund duartrokitën të dyja skuadrat.

Tifozët tetovarë në disa raste kanë shpërblyer me duartrokitje aksionet e ekipit të Shkupit, mesc tjerave edhe futbollistët që vite më parë kanë bartur fanellën ‘kuqezi’ e që tani luajnë te Shkupi, si Suat Zendeli, Ardian Nuhi, Muharrem Bajrami, Goran Maznov dhe Mumin Sallai.

Vlen të përmendet atmosfera që u krijua në tribuna në minutën e 76-të në momentin kur nga loja doli kapiteni i FC Shkupit Suat Zendeli, ndërsa të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë dhe mes brohoritjeve të emrit të tij edhe një herë treguan se nuk harrojnë kontributin që ky portier ka dhënë në fanellën e Shkëndijës në vitin historik, kur Shkëndija u shpall kampione e Maqedonisë.

Edhe në këtë ndeshje trajneri i FC Shkupi, Zekirija Ramadani ka kombinuar ekipin, duke u dhënë rastin shumë futbollistëve të rinj të tregojnë aftësitë e tyre, me çka kjo do ti mundësojë atij për të parë formën e futbollistëve që vijnë nga grupmoshat e reja.

Pas përfundimit të ndeshjes kryesia e Shkëndijës shtroi darkë të përbashkët për të dy ekipet, duke e mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë ditë kur ekipet vëllazërore testuan njëra tjetrën. Pas kësaj ndeshje Shkupi vazhdon përgatitjet për sfidën e xhiros së 14-të në kuadër të Ligës së Dytë të futbollit të Maqedonisë, kur fundjavën e ardhshme luan në Çair ndeshjen me Mlladost CD, e njëherit kjo do të jetë festë e madhe pasi edhe tifozët “Shvercerat” festojnë 25 vjetorin e themelimit, ndërsa Shkupi feston titullin kampion vjeshtor.

SHKËNDIJA – SHKUPI 3:0 (1:0)

Stadiumi i qytetit në Tetovë: Shikues: 1 500

Gjyqtar: Josip Barton (kryesor) dhe Isa Emruli e Darko Jovçevski (anësorë)

Golashënues: Vruçina pen. 37’, Zeba 59’ dhe 79’ (Shkëndija)

Kartonë të verdhë: Kavdanski dhe Murati (Shkëndija), ndërsa Arifi dhe Sallai (Shkupi)

Karton i kuq: Urdinov (Shkëndija)

SHKËNDIJA: Velii (Azizi 46’), Murati (Luma 73’), Kavdanski (Abdulla 15’), Berisha (Useini 68’), Urdinov, Bojku (Taipi 61’), Alimi © (Selmani 61’), Zhunior, Vruçina (Zeba 46’), Mitrov (Totre 77’) dhe Kirovski (Pollozhani 77’).

Trajner: Ardian Kozniku

SHKUPI: Zendeli © (Ramadani 76’), Arifi (M. Osmani 66’), Kallaba, Adili (Luma 73’), Stankovski (Shabani 56’), Asani (Naxhaku 83’), Bajrami (Seferi 56’), Nuhiu (Ahmeti 83’), Zuka, Maznov (Bela 83’), Sallai (E. Osmani 83’)

Trajner: Zekirija Ramadani

]]>
Ameti i dha fitoren Shkupit ndaj Zajazit https://fcshkupi.com/ameti-i-dha-fitoren-shkupit-ndaj-zajazit/ Fri, 24 Jul 2015 15:05:16 +0000 http://fcshkupi.com/new/?p=238 Ameti i dha fitoren Shkupit ndaj ZajazitKampionati i Ligës së Dytë do të ketë një pazuë dyjavore, shkaku i ndeshjeve kualifikuese të reprezentacionit të Maqdonisë dhe këtë rast skuadra FC Shkupi e ka shfrytëzuar për të luajtur ndeshje kontrolluese.

Pikërisht të mërkurën në stadiumin e Çairit në Shkup mysafire ishte skuadra kampione e Ligës së Tretë – Perëndim, KF Zajazi, me të cilët Shkupi ka shënuar fitore minimale 1:0.

Në këtë ndeshje trajneri Zekirija Ramadani kishte pushuar numrin më të madh të futbollistëve standard të ekipit dhe duke ju dhënë hapësirë një numri të madh të futbollistëve të rinj.

Pjesa e parë e takimit ka përfunduar me rezultat të barabartë, 0:0, por në këtë gjysëmpjesë shkupjanët kishin iniciativë dhe krijuan disa raste për të shënuar.

Në pjesën e dytë Ramadani u dha hapqësirë edhe disa futbollistëve që luajnë për ekipin e të rinjve, të cilët edhe dëshmuan se bëhet fjalë për futbollist të talentuar.

Luhej minuta e 80-të, kur Bunjamin Ameti me një depërtim të mirë nga e djathta, arrti të lirohet nga mbrojtja e Zajazit dhe me goditje të fortë të shënojë golin e fitores.

Ndeshjen e radhës Shkupi e luan të dielën (16.11.2014), kundër ekipit të Shkëndijës.

Trajneri Ramadani këtë ndeshje e filloi me këtë formacion:

  1. Krenar Ramadani
  2. Minas Osmani
  3. Leonard Kallaba
  4. Fatmir Arifi
  5. Besar Iseni
  6. Fisnik Zuka
  7. Flakron Ajdari
  8. Erkan Seferi
  9. Mumin Sallai
  10. Bunjamin Shabani
  11. Afrim Luma

Në lojë u inkuadruan edhe: Etem Arsllani, Hadis Qaili, Bunjamin Ameti, Albert Naxhaku, Armend Çajani, Lavdrim Ameti, Arian Bela dhe Jasir Bajrami. /fcshkupi.com/

]]>
Shkupi i griposur drejt Kërçovës për suksesin e radhës https://fcshkupi.com/shkupi-i-griposur-drejt-kercoves-per-suksesin-e-radhes/ Fri, 24 Jul 2015 14:54:39 +0000 http://fcshkupi.com/new/?p=226 Shkupi i griposur drejt Kërçovës për suksesin e radhësXhiroja e 13-të e Ligës së Dytë do të sjell një tjetër derbi, kësaj radhe takohen dy ekipet e kreut të tabelës, Vëllazërimi dhe Shkupi, ndeshje kjo që do të luhet në Kërçovë. Dy ekipet në këtë duel futen pas disfatave që përjetuan në xhiron e fundit dhe do të kërkojnë pikët e reja për të mbajtur hapin në kreun e tabelës, pasi që të dy ekipet kanë paralajmëruar se janë pretendues për të siguruar pozitë që i dërgon në Ligën e Parë.

Shkupi përveç se do të ketë mungesë të madhe në mbrojtje Dimitrija Llazarevskin ballafaqohet dhe me një tjetër problem të madh, pasi që një numër i futbollistëve nga e mërkura janë të prekur nga virusi i gripit dhe nuk dihet nëse do të jenë në mundësi që të luajnë në derbin e madh të Ligës së Dytë.

Trajneri Ramadani me optimizëm pret që të përballen me Vëllazërimin, skuadër të cilën në fillim të sezonit e kishin fituar në Shkup me rezultat 2:0.

“Jemi në një situatë të vështirë, ndërsa pikërisht nga kjo jemi frikësuar edhe më herët se para përfundimit të sezonit futbollistët mundë të ballafaqohen me lëndime dhe ndryshimi i kohës mundë të sjellë edhe sëmundje. Ne kishim të prekur nga gripi fillimisht Fatmir Arifi, i cili u bashkua me ekipin vetëm para 3 ditëve, por si duket ai ka përhapur virusin edhe te disa futbollistë të tjerë. Por ne kemi thënë se Shkupi është skuadër që synon Ligën e Parë dhe se kemi futbollistë të rinj që besoj se do të jenë të gatshëm të mbulojnë mungesën e të tjerëve dhe një herit ata kanë shansin më të mirë që të tregojnë se meritojnë të jenë në këtë skuadër, duke luftuar për vend në njëmbëdhjetëshin më të mirë. Në Kërçovë do të shkojmë për të marrë tri pikë, por si assesi nuk do të jetë lehtë pasi edhe ata kanë skuadër të fortë që kërkon gjithashtu fitoren sikurse e duam edhe ne”, ka thënë trajneri shkupjan Zekirija Ramadani.

Nga ajo që mësuam prej stafit mjekësor të ekipit të Shkupit të prekur nga virusi i gripit janë për Suat Zendeli, Goran Stankovski, Ardian Nuhiu dhe Goran Maznov, për të cilët nuk dihet deri në momentin e fundit nëse do të jenë gati për lojë.

Ndeshja Vëllazërimi – Shkupi luhet në stadiumin e qytetit në Kërçovë me fillim në orën 13:00. /fcshkupi.com /

]]>
Shkupin nuk e ndali as Gostivari https://fcshkupi.com/shkupin-nuk-e-ndali-as-gostivari/ Fri, 24 Jul 2015 14:40:57 +0000 http://fcshkupi.com/new/?p=186 Shkupin nuk e ndali as GostivariShkupi nuk ka të ndalur, ka vazhduar serinë e fitoreve, duke e shijuar edhe fitoren e shtatë nga shtatë ndeshjes. Sot Shkupi ka dalë fitues edhe në një derbi, ndërsa kësaj radhe si mysafire e Gostivarit, ndeshje kjo që përfundoi me rezultat 1:2.

Në një atmosferë tepër sportive, ku dëshmi për këtë ishte atmosfera e krijuar në stadium nga ana e dy grupeve të tifozëve “Shvercerat” nga Shkupi dhe “Kastriotët” nga Gostivari të cilët brohoritën dhe mbështeten  ekipet e tyre në të njëjtën tribunë, ndërsa në disa raste ata edhe kënduan së bashku.

Pjesa e parë ishte pothuajse e barabartë, edhe pse në disa raste vendasit kishin mundësin edhe të kalojnë në epërsi, por portieri Zendeli dhe mbrojtja e Shkupit edhe një herë treguan se jo rastësisht që nga fillimi i kampionatit kanë pranuar vetëm 4 gola.

Me të filluar pjesa e dytë, shënoi dy gola, fillimisht Ardian Nuhiu realizoi në minutën e 47 dhe më pas Nuhiu ishte asistent në golin e dytë që e shënoi Goran Maznov në minutën e 53.

Gostivari shfrytëzoi vetëm një rast, ndërsa kjo ndodhi në fund të ndeshjes, kur para portës së Zendelit kishte një tollovi të madhe, e që referi akordoi penallti, të cilën e realizoi Brilijant Syla në minutën e 76-të, i cili zvogëloi rezultatin në 1:2.

Deri në fund nikoqirët tentuan edhe disa herë që të rrezikojnë portën e shkupjanëve, por me fishkëllimën e fundit të gjyqtarit Shkupi festoi edhe një fitore me shumë vlerë.

Shkupi nga minuta e 86 luajti me një futbollist më pak, pasi që futbollisti Besir Demiri u ndëshkua me karton të kuq, pas dy kartonëve të verdhë.

Të martën Shkupi është nikoqire e Makedonija Gj.P, ndeshje kjo që do të luhet në Çair me fillim në orën 15:30.

Vlen të ceket se para fillimit të ndeshjes tifozët e Gostivarit “Kastriotët” kishin dalë në hyrje të stadiumit për të pritur vëllezërit e tyre “Shvercerat”, të cilët u pritën me duartrokitje dhe këngë, e që dy grupet së bashku u futën në të njëjtën tribunë ku edhe kënduan deri në minutat e fundit.

Kryetari Ademi falënderon KF Gostivarin

Skuadra e Gostivarit ka treguar në mënyrën më të mirë se si duhet pritur një ekip vëllazërore edhe pse ndeshja ishte derbi dhe dy skuadrat kërkon pikët që do tu jepnin siguri më të madhe në kreun e tabelës. Këtë gjest e ka përshëndetur kryetari i FC Shkupi Ejup Ademi, i cili pas ndeshjes kishte takim me kryesinë e KF Gostivari. “Do të falënderoj publikisht të gjithë kryesinë e Gostovarit, drejtorin sportiv Argjend Beqiri, trajnerin, futbollistët, tifozët dhe të tjerët që janë pjesë e kësaj skuadre. Kishim nderin të jemi në një shtëpi ku vëllai është vëlla, andaj shpresojmë që ky bashkëpunim të vahdojë e kështu tua kthejmë edhe ne në Shkup”, është shprehur Ademi.

]]>
Besir Demiri bindi Stanojkoviqin, ftohet në reprezentacion https://fcshkupi.com/besir-demiri-bindi-stanojkoviqin-ftohet-ne-reprezentacion/ Fri, 24 Jul 2015 14:31:55 +0000 http://fcshkupi.com/new/?p=165 Besir Demiri bindi Stanojkoviqin, ftohet në reprezentacionSe skuadra e Shkupit në mesin e saj ka futbollistë shumë të talentuar, flet fakti se gjenerata të ndryshme po marrin ftesë nga seleksionuesit e reprezentacionit të Maqedonisë.

Së fundi seleksionues i shpresave U-21, të Maqedonisë, Vujadin Stanojkoviq, ka bërë publike listën e futbollistëve me të cilët do ti kundërvihet Izraelit në ndeshjen e fundit eliminatore për evropianin e vitit 2015-të që do të mbahet në Çeki, e ku nga gjithsej 18 futbollistët e ftuar, 8 prej tyre janë shqiptarë, në mesin e të cilëve edhe futbollisti i Shkupit, Besir Demiri.

Besir Demiri është një nga mesfushorët më me perspektivë në Maqedoni, duke qenë një nga shtyllat kryesore të skuadrës së Shkupit, që këtë sezon kërkon të fitojë titullin e më të mirit në Ligën e Dytë dhe kthim në Ligën e Parë.

Për shkak situatës aktuale që po mbizotëron në Izrael, ndeshja në fjalë do të zhvillohet në Larnaka të Qipros me 09 shtator me fillim në ora 17:00. / fcshkupi.com/

]]>