ballina – FC SHKUPI https://fcshkupi.com Dashuri e vërtetë Mon, 26 Oct 2020 21:58:58 +0000 sq-AL hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.7.2 https://fcshkupi.com/wp-content/uploads/2022/02/cropped-1200px-KF_Shkupi_logo.svg_-32x32.png ballina – FC SHKUPI https://fcshkupi.com 32 32 Dojçinovski dorëhiqu se po e shkatërron futbollin https://fcshkupi.com/dojcinovski-dorehiqu-se-po-e-shkaterron-futbollin/ Fri, 09 Mar 2018 15:12:54 +0000 http://fcshkupi.com/?p=4515 Të nderuar

FC Shkupi reagon ashpër ndaj FFM-s për shkak të refuzimit të ankesës sonë që ndeshja KF Sileksi – FC Shkupi të mos luhet në Kratovë, pasi që fusha nuk përmbush as kushtet minimale që të zhvillohet një ndeshje kampionale në një terren të tillë.

Ky është edhe një rast nga shumë të tjerë, që FFM dhe strukturat e saja tani më sa vite janë duke treguar haptas se për disa ekipe janë “nënë” dhe për ne janë “njerkë”. Ky serial që episodet e saja nuk kanë fund, po dëshmohet edhe sot, pasi që këtu gjithçka po bëhet, por thjesht aspak nuk mendohet për avancimin e futbollit dhe për të drejtat e ekipeve, të cilat në vetë kjo struktura i ka të shkruara në ligjet dhe nenet e tyre.

Edhe pse në rregulloren e FFM-s, qëndron se nëse një stadium nuk përmbush kushtet minimale për zhvillimin pa pengesë të lojës nuk mundë të jetë në funksion, kjo sot u dëshmua se për ekipet që janë nën përkdheljen e FFM-s, nuk vlen.

Të përkujtojmë se sezonin e kaluar pikërisht kjo strukturë e Federatës së Futbollit që po dëshmon se është thjesht e kriminalizuar dhe e dirigjuar nga njerëz që nuk ja duan të mirën futbollit në Maqedoni, sollën vendim në kohë ekspres që në stadiumin e Çairit të zhvillohen ndeshjet (e që po vazhdon edhe e sot kur stadiumi ynë është i gatshëm për ndeshje). Mirëpo ne duke dashur që të jemi të drejtë ndaj të gjitha ekipeve, vendosëm që ndeshjet ti zhvillojmë nëpër fusha tjera, që dorën në zemër aspak nuk i përmbushin kushtet.

Që të jemi më të qartë, ne që në fillim të sezonit kishim kërkuar zgjidhje nga kjo federatë që të na mundësojë së paku ndeshjet ti zhvillojmë në terrenet e saja, duke marrë parasysh se së paku aty janë fushat më të mira, por hasëm në veshë të shurdhër dhe me 100 arsyetime nuk na u mundësua që ndeshjet ti zhvillojmë aty, por duke dëshiruar që si nikoqir të luajmë jashtë Shkupit, që me presion mediatik në fund na u dha e vetmja zgjidhje, që të luajmë në terrenin e lodhur të “Boris Trajkovskit” në Maxhari.

Sigurisht se me vendimin e sotëm të FFM-s, dëshirat e tyre dal ngadalë po realizohen, por vërtet ky është një vendim kriminel dhe tendencioz, andaj ne si FC Shkupi mendojmë se në mënyrë të drejtë dhe sportive do të kërkojmë të vazhdojmë me rezultate të mira dhe punë të palodhshme, gjithçka në etikën e sportit, duke harxhuar investime dhe energji sportive.

Të nderuar zotërinj të FFM-s, i nderuar zotëri kryetari i Komsionit për gara pranë FFM-së, Vasko Dojçinovski, meqë nuk po arrini të jeni të drejtë ndaj të gjithëve, kërkojmë që të jepni dorëheqje të menjëhershme, për faktin se po dëmtoni futbollin në Maqedoni dhe po dëshironi të largoni sponsorët tanë , të cilët me shumë mund po mundohen që të kthejnë skuadrën tonë në mesin e ekipeve më të mira, duke dashur që në mënyrën më të drejtë sportive të ecim drejtë rrugëtimit tonë në Evropë.

Jemi të vetëdijshëm ne dhe e gjithë shoqëria për opstrukcionet që po i bëhen klubit tonë vite me radhë, kemi heshtur edhe kur na është bërë padrejtësi në referim, edhe kur ishim të dënuar që të luajmë jashtë terrenit tonë, edhe kur janë bërë padrejtësi të ndryshme në adresë të klubit tonë, por në asnjë situatë nuk kemi kërkuar nga ju që të jeni “mburojë” për ne, thjesht kemi kërkuar të drejtën dhe vetëm të drejtën nga federata amë, e cila për fat të keq tani më po vërtetohet se për dikë është nënë e për dikë njerk.

Edhe një herë kërkojmë dorëheqje të menjëhershme të kryetari i Komsionit për gara pranë FFM-së, Vasko Dojçinovski, i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë është iniciator që ndeshja Sileksi – Shkupi të luhet në një terren që nuk përmbush kushtet minimale për tu zhvilluar në terrenin në Kratovë.

 

]]>
Kërkojmë nga FFM kriterere të njëjta për Kratovën si për Çairin https://fcshkupi.com/kerkojme-nga-ffm-kriterere-te-njejte-per-kratoven-si-per-cairin/ Wed, 07 Mar 2018 16:36:28 +0000 http://fcshkupi.com/?p=4509 Klubi Futbollistik Shkupi kërkon nga FFM-ja, që ndeshja që ndeshja e radhës, ajo e javës së 23-të, kur ne duhet të luajmë në Kratovë të mos luhet në këtë stadium, pasi që nuk i përmbush aspak kushtet as minimale për tu zhvilluar ndeshje. Për të njëjtën situatë që nga sezoni vjeshtor dhe në xhirot e para të sezonit pranveror, klubi ynë nuk po luanë ndeshjet e saja në stadiumin e Çairit, pasi që sipas komisionit për gara nuk ka marrë dritë jeshile.

Ne kërkojmë nga FFM-ja, që vendimet që i merr të jenë të njëjta për të gjithë, prandaj besojmë thellë në vendimin që duhet të merr dhe të dërgojë komision për të kontrolluar fushën në fjalë dhe ndeshja e javës së 23-të, të luhet në një stadium i cili do ti plotësonte kushtet për të dy ekipet të luajnë futboll në kushte normale dhe të bukur.

]]>
Barazim që duhej të ishte fitore https://fcshkupi.com/barazim-qe-duhej-te-ishte-fitore/ Sun, 04 Mar 2018 15:53:56 +0000 http://fcshkupi.com/?p=4496 FC Shkupi ndalet në barazim 1-1, në përballjen me Rabotniçkin, në një takim që sërisht humbet penaltia. Kjo është penaltia e tretë që nuk arrijnë të realizojnë futbollistët e FC Shkupit në sezonin pranveror. Në terrenin e vështirë për lojë, të dy ekipet treguan lojë të pëlqyer, edhe pse FC Shkupi në pjesën më të madhe diktonte tempon e lojës.

Matja e forcave, Stojkoski rastin më të mirë

Pas matjes së forcave në minutën e 12 regsjitruam goditjen e parë të drejtpërdrejt në portë, kur Bazhe Iljoski nga 24 metra gjuan fortë, por në vendin e duhur është portieri mysafirë Jankov. Vetëm disa minuta më vonë Bunjamin Shabani depërton në krahun e majtë, ndërsa asistimi i tij në zonë , nuk arrin që të realizojë Stojkoski. Në anën tjetër vjen goditja e parë e miqëve të të Rabotniçkit, që ndalohet nga portieri Suad Zendeli. Dy minuta më vonë, Bazhe Iljoski futet në zonë dhe kalon portierin mysafirë, por askush nuk është në zonë për të drejtuar topin në portën e Rabotniçkit. Rabotniçki kanoset në aksionin e radhës, por tentimi me kokë nga Kirovski shkon mbi portën e Zendelit. Dhe në minutën e 35-të, FC Shkupi kishte rastin më të mirë për të avancuar , kur Stojkoski godet ashpër nga krahu i djathtë, mirëpo portieri Jankov nuk lejon ndryshimin e rezultatit.

Ofenziva e plotë, shpërblehet me penalti

Pjesa e dytë nisi me ofenzivën e plotë të FC Shkupit, ndërsa në minutën e 48 Ljamçevski drejton topin kah porta mysafire, ku intervenon portieri Jankov, ndërsa në vazhdim ndalet goditja e fortë të Stojkoskit nga mbrojtja mysafire. Vetëm dy minuta më vonë, kominojnë Iljoski dhe Shabani, ndërsa ky i fundit ndalet nga mbrojtja mysafire. Dhe në minutën e 62-të, një duel mes Mitrevit dhe Iljoskit, u cilësua nga arbitri si ndërhyrje e palejuar në zonë dhe u akordua penalti për FC Shkupin. Mirëpo Muharrem Bajrami nuk arrin të konvertojë penaltinë në gol, duke u ndaluar nga portieri Jankov. Kjo është penaltia e tretë e parealizuar këtë verë për FC Shkupin.

Ligji i futbollit dhe dënimi

Dhe gjërat janë të qarta në futboll, nuk shfrytëzhet rasti – vjen dënimi. Kjo ndodhi në minutën e 69-të, kur krosimin e Petkovskit, e konverton në gol, Kire Markoski. Mirëpo kjo nuk dekurajoi futbollistët e FC Shkupit, të cilët me të gjitha forcat kaluan në sulm për të barazuar rezultatin. Fillimisht kanoset Jasharoski , i cili drejton topin kah porta myasfire, por që nuk kishte forcë që të rrezikojë portën e Jankovit.

Barazimi në minutat e fundit

Dhe shpëblimi për FC Shkupin erdhi në minutën e 90-të, kur topin e devijuar nga portieri Jankov (gjuajtja e fortë e Jasharoskit), brenda zonës e drejton në rrjetë Bunjamin Shabani për të barazuar shifrat në 1-1. Deri në fund të ndeshjes regjistruam edhe goditjen e Stjepanoviqit nga distanca , të cilën me lehtësi e largoi portieri Suad Zendeli. FC Shkupi sërisht lëshon mundësin që të arkëtojë 3 pikë, ndërsa në fund duhej të kënaqet me një pikë.

 

 

FC Shkupi – Rabotniçki 1:1 (0-0)

FC Shkupi: Nuhi Jonuzi (Suad Zendeli), Toni Tipuriç, Besart Krivanjeva, Blagoja Ljamçevski, Mario Ondo, Muharrem Bajrami (Alen Jasharoski), Rron Broja, Bunjamin Shabani, Emre Can (Basilio Ndong), Kristian Stojkoski, Bazhe Iljoski.

Rabotniçki: Jankov, Mitrov, Stjepanoviq, Markoski, Da Luz Xhunior, Kirovski, Asani, Trajçevski, Rasho, Krasniqi, Angelov.

]]>
Krivanjeva: Ndaj Rabotniçkit nuk ka kalklulime (VIDEO) https://fcshkupi.com/krivanjeva-ndaj-rabotnickit-nuk-ka-kalklulime-video/ Sat, 03 Mar 2018 13:05:50 +0000 http://fcshkupi.com/?p=4492 Në kuadër të javës së 22-të, skuadra e Shkupit të dielën do të jetë nikoqire e Rabotniçkit në stadiumin “Boris Trajkovski”, në lagjen Maxhari. Skuadra ka punuar me intensitet të shtuar, por në kushte të vështira, pasi të gjitha terrenet ishin në gjendje të vështirë shkaku i reshjeve të dëborës dhe të ftohtit që kaploi vendin tonë.

Por gjithsesi skuadra është përgatitur për duelin e radhës, ndërsa mbrojtësi qendror Besart Krivanjeva potencon se ekipi nuk ka mundësi për kalkulime dhe ndeshjen e radhës beson se do të duhet të fitohet, për tu shkëputur nga ekipet konkurrente.

“Na pret një ndeshje mjaft e rëndësishme kur tani jemi në një fazë që të gjitha ekipet po kërkojnë të shkëputen njëra nga tjetra, pasi diferenca e pikëve është shumë e ngjeshur.  Jemi të vetëdijshëm se kampionati është shumë i fortë dhe nuk ka ekipe të dobëta, andaj respektojmë secilin kundërshtarë. Ndaj Rabotniçkit nuk kemi se çka të kalkulojmë, e kemi kundërshtarë të drejtpërdrejtë dhe mendojmë vetëm për fitore. E mira e jonë është se ngadalë ekipi po kompletohet, pasi kishim futbollistë të lënduar dhe ata që erdhën në afatin e janarit kishin nevojë për tu adaptuar me të tjerët. Besoj se do të kemi paraqitje të mirë dhe do të gëzojmë tifozët tanë”, ka thënë Besart Krivanjeva.

Te ekipi i Shkupit mungesat e vetme në të cilët nuk mund të llogaritë trajneri Ardian Nuhiu, janë Stefan Vujçiç, i cili u lëndua në ndeshjen ndaj Shkëndijës dhe Ermedin Adem i cili u ndëshkua me dy kartonë të verdhë (të kuq), në duelin e fundit ndaj Pobedës.

Ndeshja Shkupi – Rabotniçki luhet të dielën me fillim në orën 14:00, në stadiumin “Boris Trajkovski”, në lagjen Maxhari, ndërsa drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajë arbitri nga Ohri Marjan Eckoski.

]]>