Champions – FC SHKUPI https://fcshkupi.com Dashuri e vërtetë Mon, 11 Oct 2021 14:52:01 +0000 sq-AL hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.7.2 https://fcshkupi.com/wp-content/uploads/2022/02/cropped-1200px-KF_Shkupi_logo.svg_-32x32.png Champions – FC SHKUPI https://fcshkupi.com 32 32 Shkupi i griposur drejt Kërçovës për suksesin e radhës https://fcshkupi.com/shkupi-i-griposur-drejt-kercoves-per-suksesin-e-radhes/ Fri, 24 Jul 2015 14:54:39 +0000 http://fcshkupi.com/new/?p=226 Shkupi i griposur drejt Kërçovës për suksesin e radhësXhiroja e 13-të e Ligës së Dytë do të sjell një tjetër derbi, kësaj radhe takohen dy ekipet e kreut të tabelës, Vëllazërimi dhe Shkupi, ndeshje kjo që do të luhet në Kërçovë. Dy ekipet në këtë duel futen pas disfatave që përjetuan në xhiron e fundit dhe do të kërkojnë pikët e reja për të mbajtur hapin në kreun e tabelës, pasi që të dy ekipet kanë paralajmëruar se janë pretendues për të siguruar pozitë që i dërgon në Ligën e Parë.

Shkupi përveç se do të ketë mungesë të madhe në mbrojtje Dimitrija Llazarevskin ballafaqohet dhe me një tjetër problem të madh, pasi që një numër i futbollistëve nga e mërkura janë të prekur nga virusi i gripit dhe nuk dihet nëse do të jenë në mundësi që të luajnë në derbin e madh të Ligës së Dytë.

Trajneri Ramadani me optimizëm pret që të përballen me Vëllazërimin, skuadër të cilën në fillim të sezonit e kishin fituar në Shkup me rezultat 2:0.

“Jemi në një situatë të vështirë, ndërsa pikërisht nga kjo jemi frikësuar edhe më herët se para përfundimit të sezonit futbollistët mundë të ballafaqohen me lëndime dhe ndryshimi i kohës mundë të sjellë edhe sëmundje. Ne kishim të prekur nga gripi fillimisht Fatmir Arifi, i cili u bashkua me ekipin vetëm para 3 ditëve, por si duket ai ka përhapur virusin edhe te disa futbollistë të tjerë. Por ne kemi thënë se Shkupi është skuadër që synon Ligën e Parë dhe se kemi futbollistë të rinj që besoj se do të jenë të gatshëm të mbulojnë mungesën e të tjerëve dhe një herit ata kanë shansin më të mirë që të tregojnë se meritojnë të jenë në këtë skuadër, duke luftuar për vend në njëmbëdhjetëshin më të mirë. Në Kërçovë do të shkojmë për të marrë tri pikë, por si assesi nuk do të jetë lehtë pasi edhe ata kanë skuadër të fortë që kërkon gjithashtu fitoren sikurse e duam edhe ne”, ka thënë trajneri shkupjan Zekirija Ramadani.

Nga ajo që mësuam prej stafit mjekësor të ekipit të Shkupit të prekur nga virusi i gripit janë për Suat Zendeli, Goran Stankovski, Ardian Nuhiu dhe Goran Maznov, për të cilët nuk dihet deri në momentin e fundit nëse do të jenë gati për lojë.

Ndeshja Vëllazërimi – Shkupi luhet në stadiumin e qytetit në Kërçovë me fillim në orën 13:00. /fcshkupi.com /

]]>
Shkupin nuk e ndali as Gostivari https://fcshkupi.com/shkupin-nuk-e-ndali-as-gostivari/ Fri, 24 Jul 2015 14:40:57 +0000 http://fcshkupi.com/new/?p=186 Shkupin nuk e ndali as GostivariShkupi nuk ka të ndalur, ka vazhduar serinë e fitoreve, duke e shijuar edhe fitoren e shtatë nga shtatë ndeshjes. Sot Shkupi ka dalë fitues edhe në një derbi, ndërsa kësaj radhe si mysafire e Gostivarit, ndeshje kjo që përfundoi me rezultat 1:2.

Në një atmosferë tepër sportive, ku dëshmi për këtë ishte atmosfera e krijuar në stadium nga ana e dy grupeve të tifozëve “Shvercerat” nga Shkupi dhe “Kastriotët” nga Gostivari të cilët brohoritën dhe mbështeten  ekipet e tyre në të njëjtën tribunë, ndërsa në disa raste ata edhe kënduan së bashku.

Pjesa e parë ishte pothuajse e barabartë, edhe pse në disa raste vendasit kishin mundësin edhe të kalojnë në epërsi, por portieri Zendeli dhe mbrojtja e Shkupit edhe një herë treguan se jo rastësisht që nga fillimi i kampionatit kanë pranuar vetëm 4 gola.

Me të filluar pjesa e dytë, shënoi dy gola, fillimisht Ardian Nuhiu realizoi në minutën e 47 dhe më pas Nuhiu ishte asistent në golin e dytë që e shënoi Goran Maznov në minutën e 53.

Gostivari shfrytëzoi vetëm një rast, ndërsa kjo ndodhi në fund të ndeshjes, kur para portës së Zendelit kishte një tollovi të madhe, e që referi akordoi penallti, të cilën e realizoi Brilijant Syla në minutën e 76-të, i cili zvogëloi rezultatin në 1:2.

Deri në fund nikoqirët tentuan edhe disa herë që të rrezikojnë portën e shkupjanëve, por me fishkëllimën e fundit të gjyqtarit Shkupi festoi edhe një fitore me shumë vlerë.

Shkupi nga minuta e 86 luajti me një futbollist më pak, pasi që futbollisti Besir Demiri u ndëshkua me karton të kuq, pas dy kartonëve të verdhë.

Të martën Shkupi është nikoqire e Makedonija Gj.P, ndeshje kjo që do të luhet në Çair me fillim në orën 15:30.

Vlen të ceket se para fillimit të ndeshjes tifozët e Gostivarit “Kastriotët” kishin dalë në hyrje të stadiumit për të pritur vëllezërit e tyre “Shvercerat”, të cilët u pritën me duartrokitje dhe këngë, e që dy grupet së bashku u futën në të njëjtën tribunë ku edhe kënduan deri në minutat e fundit.

Kryetari Ademi falënderon KF Gostivarin

Skuadra e Gostivarit ka treguar në mënyrën më të mirë se si duhet pritur një ekip vëllazërore edhe pse ndeshja ishte derbi dhe dy skuadrat kërkon pikët që do tu jepnin siguri më të madhe në kreun e tabelës. Këtë gjest e ka përshëndetur kryetari i FC Shkupi Ejup Ademi, i cili pas ndeshjes kishte takim me kryesinë e KF Gostivari. “Do të falënderoj publikisht të gjithë kryesinë e Gostovarit, drejtorin sportiv Argjend Beqiri, trajnerin, futbollistët, tifozët dhe të tjerët që janë pjesë e kësaj skuadre. Kishim nderin të jemi në një shtëpi ku vëllai është vëlla, andaj shpresojmë që ky bashkëpunim të vahdojë e kështu tua kthejmë edhe ne në Shkup”, është shprehur Ademi.

]]>
Radhiten fitoret, Shkupi lider i vetmuar https://fcshkupi.com/radhiten-fitoret-shkupi-lider-i-vetmuar/ Fri, 24 Jul 2015 14:35:30 +0000 http://fcshkupi.com/new/?p=174 Radhiten fitoret, Shkupi lider i vetmuarNuk ka të ndalur skuadra e FC Shkupi, ka vazhduar serialin e fitoreve, kështu nga 6-të ndeshje ka shënuar 6-të fitore dhe është lider i pa konkurrent deri më tani, duke grumbulluar 18 pikë.

Viktima e radhës e futbollistëve të Shkupit ishte skuadra “Skopje”, e cila ishte mundur që në 45 minutat e para. Edhe pse trajneri Ramadani kësaj radhe kishte futur në njëmbëdhjetëshin e parë një ekip krejtësisht me futbollistë më të rinj, kjo aspak nuk paraqiti problem për të shënuar fitore me rezultat 2:0.

Ishte Bujamin Asani i cili paralajmëroi fitoren e radhës. Asani duke qenë një lider i vërtet në këtë ndeshje, ka shënuar një super gol në minutën e 14-të. Kështu vazhdoi loja dominuese e bardhekaltërve nga Çairi dhe kaluan vetëm 4 minuta për të parë dhe golin e dytë.

Ishte një solo aksion i Goran Maznov, i cili tregoi kualitet e tija, që të ngritur epërsinë në 2:0. Ky ishte goli i dytë për Maznovin, pas atij që shënoi në ndeshjen e fundit ndaj Mlladostit.

Edhe pjesa e dytë ishte shumë dinamike dhe me shumë raste për të shënim, ndërsa një të tillë kishin edhe mysafirët kur shfrytëzuan një gabim të mbrojtjes dhe ishte shtylla që e shpëtoi rrjetin e portierit Zendeli.

Në minutën e 68-të Shkupi kishte dy raste të një pas njëshme. Ardian Nuhiu asistoi te Stankovski i cili rrëshqiti para portës, ndërsa topi arriti deri te Fisnik Zuka i cili me një goditje të fortë dridhi transversalen e mysafirëve.

Trajneri Ramadani ka përgëzuar futbollistët e tij për lojën, ku mes tjerash tha. “Me të vërtet treguam cilësi, edhe pse kishim disa rotacione në ekip, por gjithmonë e kam thënë se Shkupi përbëhet prej 25 futbollistëve dhe ata edhe sot e treguan me meritë jemi në vendin e parë në tabelë. E kishim planifikuar edhe këtë fitore, edhe atë bindshëm duke mos pranuar asnjë gol”, ka thënë Ramadani.

Shkupi do të vazhdojë me përgatitje intensive, pasi të mërkurën e pret dhe një ndeshje shumë me rëndësi, kur në kuadër të Kupës së Maqedonisë, në stadiumin e Çairit do të luajë me Teteksin. / fcshkupi /

Shkupi – “Skopje” u pa edhe nga seleksionuesi Milevski

Duke marrë parasysh se Shkupi ka një numër të madh të futbollistëve të rinj që luajnë për ekipin e parë, në shkallet e stadiumit ishte edhe seleksionuesi i ri i reprezentacionit të Maqedonisë U-21, Bllagoja Milevski. Sytë e Milevskit ishin drejtuar kah të rinjtë siç janë Besir Demiri, Mevlan Adili, Finsik Zuka dhe super talenti 17-të vjeçar Besir Iseni, të cilët sot luajtën nga minuta e parë. Seleksionuesi Milevski është pritur në mënyrën më të mirë nga kryetari i klubit Ejup Ademi dhe drejtori sportiv Visar Ganiu.

]]>