Competition – FC SHKUPI https://fcshkupi.com Dashuri e vërtetë Wed, 10 Feb 2021 08:56:41 +0000 sq-AL hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.7.2 https://fcshkupi.com/wp-content/uploads/2022/02/cropped-1200px-KF_Shkupi_logo.svg_-32x32.png Competition – FC SHKUPI https://fcshkupi.com 32 32 Radhiten fitoret, Shkupi lider i vetmuar https://fcshkupi.com/radhiten-fitoret-shkupi-lider-i-vetmuar/ Fri, 24 Jul 2015 14:35:30 +0000 http://fcshkupi.com/new/?p=174 Radhiten fitoret, Shkupi lider i vetmuarNuk ka të ndalur skuadra e FC Shkupi, ka vazhduar serialin e fitoreve, kështu nga 6-të ndeshje ka shënuar 6-të fitore dhe është lider i pa konkurrent deri më tani, duke grumbulluar 18 pikë.

Viktima e radhës e futbollistëve të Shkupit ishte skuadra “Skopje”, e cila ishte mundur që në 45 minutat e para. Edhe pse trajneri Ramadani kësaj radhe kishte futur në njëmbëdhjetëshin e parë një ekip krejtësisht me futbollistë më të rinj, kjo aspak nuk paraqiti problem për të shënuar fitore me rezultat 2:0.

Ishte Bujamin Asani i cili paralajmëroi fitoren e radhës. Asani duke qenë një lider i vërtet në këtë ndeshje, ka shënuar një super gol në minutën e 14-të. Kështu vazhdoi loja dominuese e bardhekaltërve nga Çairi dhe kaluan vetëm 4 minuta për të parë dhe golin e dytë.

Ishte një solo aksion i Goran Maznov, i cili tregoi kualitet e tija, që të ngritur epërsinë në 2:0. Ky ishte goli i dytë për Maznovin, pas atij që shënoi në ndeshjen e fundit ndaj Mlladostit.

Edhe pjesa e dytë ishte shumë dinamike dhe me shumë raste për të shënim, ndërsa një të tillë kishin edhe mysafirët kur shfrytëzuan një gabim të mbrojtjes dhe ishte shtylla që e shpëtoi rrjetin e portierit Zendeli.

Në minutën e 68-të Shkupi kishte dy raste të një pas njëshme. Ardian Nuhiu asistoi te Stankovski i cili rrëshqiti para portës, ndërsa topi arriti deri te Fisnik Zuka i cili me një goditje të fortë dridhi transversalen e mysafirëve.

Trajneri Ramadani ka përgëzuar futbollistët e tij për lojën, ku mes tjerash tha. “Me të vërtet treguam cilësi, edhe pse kishim disa rotacione në ekip, por gjithmonë e kam thënë se Shkupi përbëhet prej 25 futbollistëve dhe ata edhe sot e treguan me meritë jemi në vendin e parë në tabelë. E kishim planifikuar edhe këtë fitore, edhe atë bindshëm duke mos pranuar asnjë gol”, ka thënë Ramadani.

Shkupi do të vazhdojë me përgatitje intensive, pasi të mërkurën e pret dhe një ndeshje shumë me rëndësi, kur në kuadër të Kupës së Maqedonisë, në stadiumin e Çairit do të luajë me Teteksin. / fcshkupi /

Shkupi – “Skopje” u pa edhe nga seleksionuesi Milevski

Duke marrë parasysh se Shkupi ka një numër të madh të futbollistëve të rinj që luajnë për ekipin e parë, në shkallet e stadiumit ishte edhe seleksionuesi i ri i reprezentacionit të Maqedonisë U-21, Bllagoja Milevski. Sytë e Milevskit ishin drejtuar kah të rinjtë siç janë Besir Demiri, Mevlan Adili, Finsik Zuka dhe super talenti 17-të vjeçar Besir Iseni, të cilët sot luajtën nga minuta e parë. Seleksionuesi Milevski është pritur në mënyrën më të mirë nga kryetari i klubit Ejup Ademi dhe drejtori sportiv Visar Ganiu.

]]>
Shkupi gati për fitoren e radhës https://fcshkupi.com/shkupi-gati-per-fitoren-e-radhes/ Fri, 24 Jul 2015 14:22:09 +0000 http://fcshkupi.com/new/?p=143 Shkupi gati për fitoren e radhësEdhe këtë javë mungojnë Arian Bela, Ardian Nuhiu dhe Suat Zendeli, ndërsa pas lëndimeve të lehta janë riaftësuar për lojë Goran Stankovski dhe Fisnik Zuka, të cilët pritet të jenë pjesë e ekipit për ndeshjen ndaj Novacit.

Skuadra e FC Shkupi që kishte një nisje shumë të mirë të sezonit pranveror, ka shijuar disfatën e parë dhe atë falë një gabimi të mbrojtjes, pasi që lojën që tregoi edhe ndaj Vrapçishtit meritoi së paku barazimin. Për të shtunën (12.04.2014), futbollistët e Shkupit shpresojnë ti kthehen fitoreve kur përballë do të kenë një ekip të papërshtatshme, sikurse është Novaci.

Në këtë ndeshje Shkupi do të luajë pa portierin dhe kapitenin Suat Zendeli, ndërsa në portë zëvendësues i tij do të jetë i portieri i talentuar, Krenar Ramadani.

“Sa i përket lojës së shtunë ku kësaj here përball do të kemi ekipin e Novacit, besoj që do të jetë një lojë  e mirë, mirëpo synimi ynë kryesor është që ti arkëtojmë tri pikë të reja. Ne jemi skuadër ku në çdo ndeshje luajmë për fitore dhe detyra jonë është të jemi sa më lartë në renditjen tabelare.

Ky është një rast i mirë edhe për mua si portier, që tani me mungesën ë kapitenit Zendeli, më është dhënë rasti që të shfaq kualitet e mia edhe njëkohësisht të fitoj besim edhe te trajneri kryesor me një paraqitje të mirë. Kuptohet do jetë një përgjegjësi për mua, sepse më duhet të zëvendësoj Suat Zendelin në mënyrën më të mirë. Unë kam një bashkëpunim të mrekullueshëm me Suat Zendelin, ku në çdo stërvitje mundohem të mësoj nga ai, por njëkohësisht edhe nga trajneri Bllagoja”, ka thënë portieri perspektiv i FC Shkupi, Krenar Ramadani.

Edhe këtë javë mungojnë Arian Bela, Ardian Nuhiu dhe Suat Zendeli, ndërsa pas lëndimeve të lehta janë riaftësuar për lojë Goran Stankovski dhe Fisnik Zuka, të cilët pritet të jenë pjesë e ekipit për ndeshjen ndaj Novacit.

Edhe trajneri Zekerija Ramadani është optimist për duelin ndaj Novacit, ndërsa si zakonisht atmosfera në ekip është pozitive. “Kemi lënë pas vete disfatën nga Vrapçishti, ku së paku kemi merituar barazimin. Tani i gjithë stafi dhe ekipi jemi fokusuar në duelin për Novacin dhe shpresojmë në suksesin e radhës, pasi që në vazhdim do të na presin duele shumë të vështira, të cilat duhet ti kalojmë një nga një”, është shprehur strategu shkupjan, Ramadani.

Dyshet e xhiros së 23-të, Ligës së Dytë: Lokomotiva – Rrufeja, “Skopje” – Miravci, Drita – “11 Oktomvri”, Zajazi – Tiverija, Boreci – Vrapçishte, Shkupi – Novaci, Pobeda Junior – Maxhari, Teteksi – Sileksi. / fcshkupi.com

]]>