League – FC SHKUPI https://fcshkupi.com Dashuri e vërtetë Wed, 21 Dec 2022 13:15:04 +0000 sq-AL hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.7.2 https://fcshkupi.com/wp-content/uploads/2022/02/cropped-1200px-KF_Shkupi_logo.svg_-32x32.png League – FC SHKUPI https://fcshkupi.com 32 32 FC Shkupi e 185-ta në Evropë, sipas rang-listës së UEFA-s https://fcshkupi.com/fc-shkupi-e-185-ta-ne-evrope-sipas-rang-listes-se-uefa-s/ Wed, 21 Dec 2022 13:10:48 +0000 https://fcshkupi.com/?p=15806

UEFA ka publikuar rang-listën e klubeve të cilat do të marrin pjesë në Kupat Evropiane, duke i renditur sipas kuotës e cila llogaritet falë paraqitjeve në pesë sezonet e fundit.

Gjithsej janë 423 klube nga të gjitha vendet e Evropës. Klubi ynë, FC Shkupi është ranguar në vendin e 185-të që për ne kjo është një e arritur e madhe me vetë faktin se jemi edhe kampion aktual në vendin tonë – LPFM.

Puna dhe përkushtimi maksimal tregojnë për ecurinë tonë të mirë dhe kjo më së miri dëshmohet me rezultatet e fundit të publikuara nga Shtëpia e Futbollit UEFA.

Renditja e klubeve:

Maqedoni e Veriut

151 Shkëndija

185 Shkupi

356 Makedonija Gj.P.

361 Sileksi

382 Akademia Pandev

409 Renova

417 Struga

418 Vardari

418 Rabotniçki

Shqipëri

174 Laçi

254 Partizani

280 Teuta

282 Kukësi

298 Tirana

338 Vllaznia

411 Luftëtari

Kosovë

199 Drita

304 Prishtina

334 Ballkani

370 Llapi

371 Gjilani

372 Feronikeli

]]>
Ramadani: Titulli, meritë e futbollistëve https://fcshkupi.com/ramadani-titulli-merite-e-futbollisteve/ Fri, 24 Jul 2015 15:10:46 +0000 http://fcshkupi.com/new/?p=253 Ramadani: Titulli, meritë e futbollistëveTrajneri i Shkupit, Zekirja Ramadani ka thënë se titulli i kampionit vjeshtor është meritë e të përzgjedhurve të tij. Skuadra nga Çairi do të dimërojë në krye të tabelës me 13 pikë epërsi nga konkurrentët e saj, Vëllazërimi dhe Gostivari. Ndryshe, Ramadani thotë se lojtarët e tij kanë treguar karakter të fortë në gjitha ndeshjet e pjesës së parë të garave. “Titulli është meritë ekskluzive e futbollistëve. Ata treguan paraqitje  mjaft të mirë në 14-të ndeshjet e zhvilluara, andaj titulli është meritë e tyre. Asnjëherë nuk mundë të anashkalojë meritat që ka edhe kryetari i klubit, z.Ejup Ademi, i cili bëri që në Shkup të mos mungojë asgjë, që i duhet një skuadre të madhe. Ne gjithsesi do të luanim dhe ndoshta do të fitonim, por ai ishte me ne në secilën ndeshje, duke u përkushtuar për këtë ekip me gjithë ekipin e tij, për ta bërë të themi edhe të pamundurën të mundur”, thotë për faqen zyrtare të FC Shkupi, Ramadani.

Trajneri i ri dhe ambicioz, ka shtuar se Shkupi i ka kaluar të gjitha parashikimet.

“Synimet tona në fillim ishin që të jemi një skuadër solide, por duke mos harruar se që në fillim u futëm me ambicie për të qenë pretendentë kryesor për titull dhe kthim në Ligën e Parë. Mirëpo ecurinë që kishim, pra nga 14 ndeshje, vetëm 1 disfatë dhe 2 barazime, ne i kaluam parashikimet tona dhe tani pushojmë në pozitën e parë me 13 pikë disferencë. Ne synojmë që edhe në sezonin pranveror ta ruajmë këtë formë dhe këtë pozite”, tha Ramadani.

Skuadra e Shkupit po vazhdon të punojë edhe pas përfundimit të sezonit dhe stërvitjet do të zgjasin deri më 10 dhjetor kur dhe ekipi do të lëshohet në pushim të merituar, e që më pas të fillojë me punë diku mes 12 dhe 15 janarit. /fcshkupi/

]]>