Players – FC SHKUPI https://fcshkupi.com Dashuri e vërtetë Wed, 10 Feb 2021 08:49:30 +0000 sq-AL hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.7.2 https://fcshkupi.com/wp-content/uploads/2022/02/cropped-1200px-KF_Shkupi_logo.svg_-32x32.png Players – FC SHKUPI https://fcshkupi.com 32 32 Ramadani: Titulli, meritë e futbollistëve https://fcshkupi.com/ramadani-titulli-merite-e-futbollisteve/ Fri, 24 Jul 2015 15:10:46 +0000 http://fcshkupi.com/new/?p=253 Ramadani: Titulli, meritë e futbollistëveTrajneri i Shkupit, Zekirja Ramadani ka thënë se titulli i kampionit vjeshtor është meritë e të përzgjedhurve të tij. Skuadra nga Çairi do të dimërojë në krye të tabelës me 13 pikë epërsi nga konkurrentët e saj, Vëllazërimi dhe Gostivari. Ndryshe, Ramadani thotë se lojtarët e tij kanë treguar karakter të fortë në gjitha ndeshjet e pjesës së parë të garave. “Titulli është meritë ekskluzive e futbollistëve. Ata treguan paraqitje  mjaft të mirë në 14-të ndeshjet e zhvilluara, andaj titulli është meritë e tyre. Asnjëherë nuk mundë të anashkalojë meritat që ka edhe kryetari i klubit, z.Ejup Ademi, i cili bëri që në Shkup të mos mungojë asgjë, që i duhet një skuadre të madhe. Ne gjithsesi do të luanim dhe ndoshta do të fitonim, por ai ishte me ne në secilën ndeshje, duke u përkushtuar për këtë ekip me gjithë ekipin e tij, për ta bërë të themi edhe të pamundurën të mundur”, thotë për faqen zyrtare të FC Shkupi, Ramadani.

Trajneri i ri dhe ambicioz, ka shtuar se Shkupi i ka kaluar të gjitha parashikimet.

“Synimet tona në fillim ishin që të jemi një skuadër solide, por duke mos harruar se që në fillim u futëm me ambicie për të qenë pretendentë kryesor për titull dhe kthim në Ligën e Parë. Mirëpo ecurinë që kishim, pra nga 14 ndeshje, vetëm 1 disfatë dhe 2 barazime, ne i kaluam parashikimet tona dhe tani pushojmë në pozitën e parë me 13 pikë disferencë. Ne synojmë që edhe në sezonin pranveror ta ruajmë këtë formë dhe këtë pozite”, tha Ramadani.

Skuadra e Shkupit po vazhdon të punojë edhe pas përfundimit të sezonit dhe stërvitjet do të zgjasin deri më 10 dhjetor kur dhe ekipi do të lëshohet në pushim të merituar, e që më pas të fillojë me punë diku mes 12 dhe 15 janarit. /fcshkupi/

]]>
Ameti i dha fitoren Shkupit ndaj Zajazit https://fcshkupi.com/ameti-i-dha-fitoren-shkupit-ndaj-zajazit/ Fri, 24 Jul 2015 15:05:16 +0000 http://fcshkupi.com/new/?p=238 Ameti i dha fitoren Shkupit ndaj ZajazitKampionati i Ligës së Dytë do të ketë një pazuë dyjavore, shkaku i ndeshjeve kualifikuese të reprezentacionit të Maqdonisë dhe këtë rast skuadra FC Shkupi e ka shfrytëzuar për të luajtur ndeshje kontrolluese.

Pikërisht të mërkurën në stadiumin e Çairit në Shkup mysafire ishte skuadra kampione e Ligës së Tretë – Perëndim, KF Zajazi, me të cilët Shkupi ka shënuar fitore minimale 1:0.

Në këtë ndeshje trajneri Zekirija Ramadani kishte pushuar numrin më të madh të futbollistëve standard të ekipit dhe duke ju dhënë hapësirë një numri të madh të futbollistëve të rinj.

Pjesa e parë e takimit ka përfunduar me rezultat të barabartë, 0:0, por në këtë gjysëmpjesë shkupjanët kishin iniciativë dhe krijuan disa raste për të shënuar.

Në pjesën e dytë Ramadani u dha hapqësirë edhe disa futbollistëve që luajnë për ekipin e të rinjve, të cilët edhe dëshmuan se bëhet fjalë për futbollist të talentuar.

Luhej minuta e 80-të, kur Bunjamin Ameti me një depërtim të mirë nga e djathta, arrti të lirohet nga mbrojtja e Zajazit dhe me goditje të fortë të shënojë golin e fitores.

Ndeshjen e radhës Shkupi e luan të dielën (16.11.2014), kundër ekipit të Shkëndijës.

Trajneri Ramadani këtë ndeshje e filloi me këtë formacion:

  1. Krenar Ramadani
  2. Minas Osmani
  3. Leonard Kallaba
  4. Fatmir Arifi
  5. Besar Iseni
  6. Fisnik Zuka
  7. Flakron Ajdari
  8. Erkan Seferi
  9. Mumin Sallai
  10. Bunjamin Shabani
  11. Afrim Luma

Në lojë u inkuadruan edhe: Etem Arsllani, Hadis Qaili, Bunjamin Ameti, Albert Naxhaku, Armend Çajani, Lavdrim Ameti, Arian Bela dhe Jasir Bajrami. /fcshkupi.com/

]]>