Gallery – FC SHKUPI https://fcshkupi.com Dashuri e vërtetë Wed, 10 Feb 2021 08:51:17 +0000 sq-AL hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.7.2 https://fcshkupi.com/wp-content/uploads/2022/02/cropped-1200px-KF_Shkupi_logo.svg_-32x32.png Gallery – FC SHKUPI https://fcshkupi.com 32 32 Besir Demiri bindi Stanojkoviqin, ftohet në reprezentacion https://fcshkupi.com/besir-demiri-bindi-stanojkoviqin-ftohet-ne-reprezentacion/ Fri, 24 Jul 2015 14:31:55 +0000 http://fcshkupi.com/new/?p=165 Besir Demiri bindi Stanojkoviqin, ftohet në reprezentacionSe skuadra e Shkupit në mesin e saj ka futbollistë shumë të talentuar, flet fakti se gjenerata të ndryshme po marrin ftesë nga seleksionuesit e reprezentacionit të Maqedonisë.

Së fundi seleksionues i shpresave U-21, të Maqedonisë, Vujadin Stanojkoviq, ka bërë publike listën e futbollistëve me të cilët do ti kundërvihet Izraelit në ndeshjen e fundit eliminatore për evropianin e vitit 2015-të që do të mbahet në Çeki, e ku nga gjithsej 18 futbollistët e ftuar, 8 prej tyre janë shqiptarë, në mesin e të cilëve edhe futbollisti i Shkupit, Besir Demiri.

Besir Demiri është një nga mesfushorët më me perspektivë në Maqedoni, duke qenë një nga shtyllat kryesore të skuadrës së Shkupit, që këtë sezon kërkon të fitojë titullin e më të mirit në Ligën e Dytë dhe kthim në Ligën e Parë.

Për shkak situatës aktuale që po mbizotëron në Izrael, ndeshja në fjalë do të zhvillohet në Larnaka të Qipros me 09 shtator me fillim në ora 17:00. / fcshkupi.com/

]]>