SUNDAY: FITORE PËR TIFOZËT TANË

Share:
Share on facebook
Share on whatsapp
Share on telegram
Share on twitter
Share on email

Fluturam lartë edhe në derbin e sotëm kundër Rabotniçkit në Çair.
Derbin e xhiros së nëntë e fitoi skuadra jonë, FC Shkupi, me rezultat 2-0.
Triumf i merituar i skuadrës tonë, ku gjatë 90 minutave treguan një lojë të jashtëtakonshme.
Skuadra jonë kaloi në epërsi në minutën e 10-të me golin e Sunday dhe golin e fundit e shënoi Trapanovski në minutën e 75-të.

Pas ndeshjes, për herë të parë, për faqen tonë zyrtare, foli Sunday, i cili këtë fitore ua dedikoi tifozëve, që në ndeshjen e sotme, ishin gjithashtu të mrekullueshëm.

Kjo fitore është shumë e rëndësishme. Kemi punuar shumë gjatë ditëve për tre pikët kundër Rabotniçkit.
Gjithashtu, është shumë me rëndësi që gjendemi në vendin e parë në tabelë, por kjo nuk do të thotë që ne kemi mbaruar punë dhe vazhdojmë edhe më mirë në ndeshjen e radhës. Kjo fitore u dedikohet tifozëve tanë që na dhanë përkrahje maksimale gjatë 90 minutave në këtë ndeshje”,
u shpreh Sunday, pas përfundimit të ndeshjes.

Kjo ishte fitorja e gjashtë për skuadrën tonë në këtë sezon dhe numërojmë gjithsej 20 pikë në vendin e parë në tabelë.

Artikuj

Të ngjashme