KUPAT

Ngjyrat: KALTËRT & BARDH
Kapaciteti i stadiumit: 5000, vetëm një tribunë.
Adresa: Rr. Kemal Sejfula 2b,
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë
Web: www.fcshkupi.com
E-mail: info@fcshkupi.com

K.F. Shkupi është themeluar nga dashamirët e futbollit në lagjen e parë urbane të Shkupit, Çair, në vitin 1927 me emrin K.F. Zafer. Pothuajse si shumë klube tjera atëkohë, klubi zhvilloi shumë ndeshje miqësore me klube që poashtu vinin nga regjioni i Shkupit. Kohë më pas, klubi zhvillonte ndeshje në Ligën e Shkupit (kategoria e qytetit), e më pas në ligën regjionale (kategori e themeluar nga klube të ndryshme të përqëndruara në pjesën jugore të Mbretërisë Jugosllave). Që nga fillimi i veprimit, klubi ka qenë vend ku lojtarët me prejardhje të ndryshme etnike mundeshin t’a gjejnë veten, më së shumti futbollist shqiptarë dhe turq, por jo vetëm. Poashtu ka pas lojtarë të përkatësisë boshnjake, rome dhe maqedone.

1

2

3

4

Pas Luftë së Dytë botërore, komunistët ish-jugosllav me dekret, kundër vullnetit të qytetarëve dhe tifozëve të klubit, ndërojnë emrin në “Slloga” (që në gjuhën sërbe do të thotë unitet apo harmoni). Në atë kohë klubi finansoheshte nga qytetarët dhe tifozët të cilët mledhnin të holla për të paguar lojtarët dhe stafin. Klubi atëkohë zhvillonte ndeshjet në Ligën e Parë të RS Maqedonisë, e ranguar si kategoria e katërt në rangimin federal të Jugosllavisë. Politika e shtetit të kaluar nuk ka lejuar që Klubi të përparon në kategori më të larta, për shkak të elementit shqiptar në të si dhe për shkak se atëkohë kanë qenë klubet tjera që kanë qenë të privilegjuara nga pushteti. Të gjithë lojtarët e mirë që janë rritur në klub atëkohë janë marrë nga “klubet e regjimit”. Klubi gjithmonë ka pas armatë të madhe të tifozave që e kanë përcjellur, qoftë në fushën e saj apo në fushën e mysafirëve.

Lëvizja e parë serioze në lëminë e investimit është bërë gjatë gjysmës së dytë të viteve të 80’ta, kur sponzori i klubit, kompania “Jugomagnat” në krye me z. Rafet Muminoviq hyn në klub. Atëkohë Klubi ishte në Ligën e Dytë të Maqedonisë (e ranguar si e pesta në radhitjen federale). Investimi më serioz vjen në vitin 1989 kur klubi zë vendin e parë dhe klasifikohet një kategori më lartë, me abicje që të kualifikohet edhe në Ligën e Tretë federale. Kohë më pas Jugosllavia prishet dhe Maqedonia bëhet shtet e pavarur. Klubi sëbashku me 17 klube tjera më të suksesshme atëkohë formojnë Ligën e Parë të Maqedonisë, duke fituar vendin e 6të në sezonin e parë. Në sezonin e dytë, 1993/94 klubi arriti vendin e 8, ndërsa sezonin e ardhshëm klubi arriti që të ze vendin e tretë.

Old Photos

Sloga /Brondbi

Sloga /Brondbi

3

Sloga Brondbi

Sloga Brondbi

 

6

Finale Vardar - Sloga

Finale Vardar – Sloga

8

7

5

Më vonë, klubi arriti disa herë të klasifikohet si nënkampion dhe fitoi kampionatin 3 herë me rradhë (sezona 1998/99, 1999/00 dhe 2000/01). Klubi poashtu arriti të kualifikohet në 8 Finale të Kupës (klubi me më së shumti Finale të Kupës të zhvilluara në historinë postkomuniste të Maqedonisë), duke e fituar atë 3 herë (1995/96, 1999/00, 2003/04). Klubi ende ka reputacionin e klubit të dytë më të suksesshëm në vend me 3 kampionate dhe 3 kupa, duke mbajt rekord të fitores në Finale të Kupës, kundër Pobedës në Prilep me rezultat 6:0. Gjatë viteve të 90’ta, klubi ishte shumë i famshëm në të gjithë vendin. Në vitin 1996, pas fitores së parë së Kupës, më shumë se 1000 fëmijë nga Shkupi, rrethina dhe qytete tjera u regjistruan në shkollën e Futbollit. Shumë nga ata më vonë luajtën në klube të ndryshme jashtë vendit.

6

7

KF SHKUPI luajti 3 herë në Kualifikimet për Ligën e Kampionëve, 2 herë në Kupën e Kupave dhe 2 herë në Kupën e UEFA-së. KF SHKUPI ka kaluar 2 herë Gjiron e Parë të Kualifikimeve, kundër Kapaz PFC nga Azerbejxhani dhe kundër FBK Kaunas nga Lituania. Me gjithsejt 18 ndeshje të zhvilluara, KF SHKUPI ka 1 fitore, 4 barazime dhe 13 disfata, me golldiferencë 8:30.

Në vitin 2005, pas problemeve finansiare të sponzorit kryesor, klubi bie në Ligën e Dytë ku qëndroi për 4 vite dhe në sezonën 2008/09, me ndihmën e madhe të publikut dhe tifozëve sërisht kthehet në Ligën e Parë.

tabela

8

Sezonën e ardhshme, KF SHKUPI sëbashku me klubin Makedonija Gjorçe Petrov filluan të bojkotojnë të gjitha garat e organizuara nga Federata e Futbollit të Maqedonisë në shenjë protesti për shkak të rizgjidhjes së kryetarit Haxhi-Risteski. Të dyja skuadrat nuk u paraqitën në fushë në gjirot 14 dhe 15, dhe sipas rregullave të FFM-së klubet janë suspenduar dhe përjashtuar nga garimi në Ligën e Parë. Në fillim të bojkotit kishte edhe klube tjera që u bashkangjitën (Vardari, Pelisteri, Rabotniçki, Metallurgu, Sileksi), por më pas ata ndalën bojkotin dhe vazhduan garat. Nga kjo situatë Klubi pësoi shumë, duke u dërguar në Ligën e Katërt, rangimi më i ulët në vend. Më pas, me iniciativën e tifozëve dhe me ndihmën e Komunës së Çairit klubi rikthehet në Ligën e Dytë, aty ku garon edhe sot, me shpresë që së shpejti të kthehet aty ku e ka vendin, në Ligën e Parë dhe të kërkon dalje në kupat Evropjane.

Me iniciativë të tifozëve që në vitin 2006 dhe në bashkëpunim me punëtorët sportiv, lojtarët e mëparshëm, popullatën vendase, shoqatat civile, dhe me ndihmën e Kryetarit të Komunës klubi përfundimisht në vitin 2013 ndëron emrin në KF SHKUPI.

Sponzor kryesor i klubit është Komuna e Çairit, dhe kryetari i saj, z. Izet Mexhiti. Që nga viti 2013 KF SHKUPI ka kryesi të re, të formuar nga punëtor sportiv, dashamirë të futbollit, përfaqësues të tifozëve, biznismenë, ndërsa për kryetar të klubit është emëruar z. Ejup Ademi.

KUPAT

Përgjigjuni komentit