Shkupi e fitoi Pelisterin për fitoren e parë të sezonit

Shpërndaje:

Ndeshja e parë e xhiros së gjashtë është luajtur në stadiumin e Çairit ku Shkupi dhe Pelisteri treguan një lojë kualitative dhe me shumë luftë deri në sekondat e fundit, kur në kohën shtesë skuadra e Shkupit arriti të marrë fitore dhe tri pikë 2:1 (1:0).

Në 25 minutat e para të dy ekipet luajtën me shumë kujdes duke matur forcat e njëra tjetrës, ndërsa të parët që u kanosën ishin futbollistët e Shkupit, kur portieri i Pelisterit arriti të shpëtojë ekipin e tj pas gjuajtjes së Fatmir Arifit, ndërsa referi Marjan Eckiski mundej të refernote në pikën e bardhë, pas ndërhyrjes ndaj Lambin. Mirëpo vetëm dy minuta më vonë, nga një solo aksion dhe goditje kompjuterike e Besar Isenit, Shkupi kaloi në avantazh me rezultat 1:0.Futbollistët nga Manastiri duke e parë veten në disavnatazh tentuan në disa raste për të shënuar, por goditjet e tyre mirë i menaxhonte dirigjenti i ekipit, kapiteni Suat Zendeli.

Pjesa e dytë fitoi mirë për mysafirët, kur në minutën e 47-të, dyshja braziliane e Pelisterit organizoi aksion të bukur, kur Fernando krosoi, ndërsa Lukas kërceu më së larti për të shënuar golin e barazimit.

Goli i shënuar ngriti edhe më shumë lojën e Shkupit, ku të gjithë futbollistët u hedhën në sulm por duke pasur kujdes që të mos pranojë dhe golin e dytë. Trajneri Visar Ganiu bëri disa ndryshime, që edhe sollën rezultat. Luhej koha shtesë dhe pas një krosimi të Besar Isenit, Florent Osmani arriti që të dërgojë drejt portës, ku i vetëm u gjet Dimitrija Llazarevski për të shënuar golin e fitores vetëm në minutën e fundit të kohës shtesë. Kjo ishte fitorja e parë e Shkupit në këtë sezon, ndërsa Pelisteri ka pësuar dy humbje radhazi. Me këtë fitore Shkupi mban pozitën e shtatë me pesë pikë, derisa Pelisteri edhe më tej është e treta me 10 pikë.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT