Karan dhe Bajrami flasin pas barazimit me Pjunikun

Shpërndaje:

Skuadra jonë mori barazim me vlera në transfertën me Pjunikun në kuadër të ndeshjes së parë eliminatore në Liga Europa. Tri golat e shënuar në portën e armenëve nuk mjaftuan që të kthehemi me fitore nga Armenia, por që rezultati 3:3 na jep një përparësi të madhe për ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet pas një jave në Shkup.

Pas takimit, në konferencën para gazetarëve kanë folur trajneri Umit Karan dhe kapiteni Muharem Bajrami, të cilët u shprehën të kënaqur me lojën, duke shpresuar që në ndeshjen e dytë të bëjnë më të mirën dhe të marrim kualifikimin për në raundin e dytë.

“Kam thënë që posedojë një skuadër të mirë, lojtar të mirë, por Pjuniku është një skuadër mjaftë e mirë dhe që luajnë një kohë të gjatë bashkë. Ne jemi ekip e re, morëm një penallti në minutat e para, por lojtarët e mi treguan karakter dhe ndryshuan rezultatin në 1:2. Pastaj kishim mundësi që ta rrisim rezultatin në 1:4 ose 1:5, por kjo është ndeshja Liga Europës, kur nuk shënon, e pëson. Gjithsesi unë jam i kënaqur me këtë rezultat, do ta shohim se çfarë do të ndodh në ndeshjen e ardhshme dhe u bëj apel të gjithë tifozëve të klubit që të vijnë dhe të na japin përkrahje”, tha trajneri, Umit Karan.

Kapiteni Bajrami shënoi dy gola dhe ishte një ndër figurat kyqe të ekipit tonë në Armeni.

“Sigurisht unë e ceka edhe para takimit, se ndeshjet e Europës dallohen dhe janë më të vështira në krahasim me ato të kampionatit. Sigurisht fillimi i ndeshjes ishte i keq për ne, ku në minutat e para pësuam gol nga penalltia dhe u kthyem në lojë, duke shënuar dy gola në pjesën e parë. Në pjesën e dytë arritëm që të shënojmë edhe golin e tretë, mirëpo pësuam dy gola në fund të ndeshjes, ku vërtet e tham se Pjuniku është një ekip mjaftë i mirë dhe jo rastësisht luan secilin vit në Europë. Jam i kënaqur nga të dy golat, kanë vlerë të dy golat, pasi janë në Liga Europa. Gjithçka do të vendoset në Shkup pas 7 ditësh. Patjetër duhet të jemi të kënaqur nga rezultati dhe besojë që në Shkup do të tregojmë lojë më të mirë dhe të dalim si fitues”, tha kapiteni, Muharem Bajrami.

Takimi i dytë Shkupi-Pjuniku luhet të enjten e ardhshme (18.07.2019) në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT