Pauza dy javore e kampionatit të Maqedonisë shkaku i miqësore të rezervura nga FIFA për kombëtaret, ka përfunduar dhe tani më Liga e Parë e Maqedonisë sjell të dielën ndeshjet e xhiros së 15-të, e që në vete bart dhe derbin e javës pikërisht duke qenë FC Shkupi protagonist kryesor.
Të dielën në stadiumin e qytetit të Shkupit, Arena “Filipi i Dytë”, Rabotniçki është nikoqire e Shkupit, ndeshje kjo që fillimisht ishte parapa të luhet të shtunën, por shkaku i transmetimit të drejtpërdjet nga TVM servisi publik, ndeshja do të luhet të dielën.
Trajneri Zekirija Ramadani kishte kohë të mjaftueshme që të përgatis ekipin e tij për këtë duel, ndaj edhe futbollistët kanë punuar gjatë gjithë kohës që dueli i radhës të jetë në frymë pozitive.
Ardian Nuhiu i cili u kthye nga lëndimi pikërisht në ndeshjet e fundit të Shkupit, që luajti ndaj Turnovës (0:0) dhe Renovës (3:0), mendon se skuadra është në formë dhe se do të mundohen për të marrë një tjetër rezultat pozitiv.
“U kthehemi ndeshjeve pas një pushimi dy javor dhe besoj se kjo na ka ndihmuar shumë që të përgatitemi pa ndonjë presion shtesë. Do të luajmë derbin e javës me një skuadër shumë të përgatitur, pasi që Rabotniçki është ekip e cila tani më secilën sezon synon daljen në arenën ndërkombëtare. Ne dëshmuam edhe në duelin e parë që mundemi të përballemi me secilën skuadër, pa marrë parasysh se kush është ajo, andaj edhe të dielën udhëtojmë drejt stadiumit të qytetit për të dhënë maksimumin dhe për të marrë rezultat pozitiv”.
Skuadra e FC Shkupi në ndeshjen kundër KF Rabotniçki do të jetë pa Bujamin Asanin i cili mungon shkaku i pesë kartonëve të verdhë, ndërsa dhimbjet në gjurin e këmbës së majtë, e kanë larguar nga fusha edhe mbrojtësin Ersen Asani.