Në duelin e javës së 16-të, ndalemi në barazim

Shpërndaje:

Dueli në kompleksin stërvitor të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut në mes Shkupit dhe Vardarit filloi me iniciativën e lehtë të mysafirëve.
Rastin e parë për të shënuar e kishte në minutën e 9-të Petkovski, por goditja e tij ishte e plogësht.

Dhjetë minuta më vonë, Matej Cvetanovski bëri disa driblime të mira, por në në vend që të gjuante, ai vendosi të kalonte edhe një lojtar dhe përpjekja përfundoi keq.
Por këto ishin rastet e vetme në pjesën e parë të mysafirëve, pasi Shkupi filloi të luante në mënyrë më aktive pas 25 minutash dhe ishte shumë pranë golit të epërsisë, pas dy shanseve të shkëlqyera nga Dembo Darbo.

Golashënuesi më i mirë në kampionat kishte dy raste pas një gabimi të mbrojtjes së Vardarit, por nuk arriti të shënonte gol në portën e Filip Iliçit.
Pas pushimit, presioni i Shkupit vazhdoi, pesëmbëdhjetë minuta u luajtën në pjesën e Vardarit. Por në përsëri Vardari kishte rastin e parë në minutën e 62-të, kur mbrojtja jonë bëri një gabim në vijën e fundit dhe Cvetanovski u gjend ballë për ballë me Iljazin, por portieri ynë mbrojti në mënyrë fenomenale.

Në minutën e 77-të, ishte rasti më diskutabil në ndeshje, kur portieri Iljazi doli nga vija e golit për të penguar Micevskin, që në xhirimet e kamerave televizive u pa që nuk kishte kontakt, por arbitri kryesor Meçkarovski akordoi në pikën e bardhë, pa asistimin e anësorit që ishte në pozitë të pastër për të parë më mirë simulimin e futbollistit mysafir. Micevski mori përgjegjësinë që të godas nga pika e bardhë, ku Artan Iljazi nuk arriti që të ndal topin dhe Vardari kaloi në epërsi prej 1-0.
Pas pranimit të golit ekipi ynë vazhdoi të sulmon dhe të kërkojë golin dhe kjo bëri që të gjithë futbollistët të hidhen në sulm. Pikërisht në minutën e 85-të, Vardar kishte edhe një shans për të ngritur epërsinë, por pasuan dy gabime. Së pari, Martin Mirçevski goditi shtyllën, topi kërceu te Cvetanovski, i cili goditi traversën.

Rastet radhiteshin edhe në anën tjetër, kur Darbo goditi pranë shtyllës. Pastaj, Alvarez pati një mundësi të mirë, por Iliçi mbrojti.
Kur arbitri i katërt pritej të tregonte kohën shtesë, erdhi dhe goli i barazimit. Darbo mori topin në zonën e penalltisë, ai arrti pas pasimit të ketë dhe kontroll të mirë, kështu goditi në pjesën e sipërme të portës së Iliçit, për të barazuar 1-1.

Pas dy fitoreve, përsëri kemi barazuar, ndërsa vazhdojmë të mbetemi në pozitë e dytë, por tani me katër pikë diferencë nga pozita e parë. Ndeshjen e radhës e luajmë të shtunën në Tetovë, ku do të jemi mysafir të skuadrës së Renovës.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT