Mbrojtja përforcohet me Rwatubyaye-n e kombëtares së Ruandës

Shpërndaje:

Derisa ekipi po qëndron në përgatitjet bazike për sezonin pranveror, në Antalya të Turqisë, njoftojmë për arritjen e bashkëpunimit me edhe një futbollist mjaft të suksesshëm, që do të përforcojë mbrojtjen e FC Shkupi në vazhdim të kampionatit.
Kryesia ka arritur që të bindë të nënshkruaj kontratë për një vit e gjysmë, mbrojtësin e kombëtares se Ruandas, Abdul Rwatubyaye.
Mbrojtësi Rwatubyaye, vjen nga kampionati më i fortë amerikan, MLS, më saktësisht nga skuadra e Colorado Rapids, ndërsa ka luajtur edhe me Switchbacks FC dhe Kansas City.
Qendërmbrojtësi 24-vjeçar Rwatubyaye, është i gjatë 185 cm dhe me aftësitë e tija ka dëshmuar në kampionatin amerikan se është një mbrojtës mjaft korpulent dhe i fortë , ndërsa për te më së miri flasin edhe videot e tij në “youtube”.
Rwatubyaye karrierën profesioniste e ka filluar në vitin 2012-të në vendlindje, ndërsa ai që nga vitit 2019 është pjesë e futbollit amerikan, kur në muajin shkurt kishte nënshkruar me ekipin e Kansas, për të kaluar më pas te Colorado Rapids.

Nesër me FK Obolon Kyiv, ndërsa me 3 shkurt ndaj FK Ufa

Përgatitjet në kampin e Antalias po vazhdojnë nga dita në ditë, ndërsa tani më janë afruar edhe datat kur ekipi do të zhvillojë edhe ndeshjet e para kontrolluese.
Edhe pse ishte paralajmëruar që ndeshja e parë kontrolluese do të luhet me 26 janar dhe kundërshtar do të jetë ekipi i dytë i Zenitit, ka ndryshim, ndeshja e parë do të luhet me 25 janar me ekipin ukrainas FK Obolon Kyiv që garon në Ligën e Dytë të kampionatit të Ukrainës.
Ndeshjet tjera mbesin të njëjta:

28.01.2021 Akhmat Grozny
31.01.2021 FC Lviv
03.02.2021 FK Ufa

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT