Për shkak të kushteve jashtëzakonisht të rënda të motit, futboll nuk do të luhet sot, e as dueli ynë ku ishimmysafir të FK Borec-it. Të reshurat e pandërprera të borës kanë detyruar Komisionin për Gara pranë FFM-së të marrin vendim për shtyrjen e 5 ndeshjeve të xhiros së 19-të (takimi A. Pandev-Rabotniçki u luajt dje) për fundjavën e ardhshme.
Jo vetëm bora, por edhe temperaturat jashtëzakonisht të ulëta shkaktuan probleme, kështu që Komisioni i Garave FFM vendosi të shtyjë të gjitha ndeshjet, pra tërë raundin e parë pranveror ose të javës së 19-të, të cilat do të luhen me 21 shkurt.