Angazhimi I kryesisë së klubit për kushte sa më të mira për seniorët dhe akademinë e futbollit po vazhdon, nga sot ekipi ynë ka arritur marrëveshje për sponsorisim me Qendrën Kulturore Turke në Shkup “Yunus Emre” për dy vitet e ardhshme. Me këtë rast të gjithë futbollistët seniorë dhe ata nga akademia e FC Shkupi, do të kenë mundësi që të mësojnë falas gjuhën angleze dhe atë turke. Me këtë rast, klubi ju ofron edhe një mundësi futbollistëve tanë që në të ardhmen të jenë të përgatitur dhe të plotësuar duke mësuar edhe dy gjuhë të huaja.