Është luajtur ndeshja miqësore me “Skopje”, që ishte një mundësi e mirë që trajneri Hasan OZer tu jep rastin futbollistëve të rinj nga akademia e shkollës, të cilët provuan veten në një ndeshje me kundërshtar të fortë të kategorisë së dytë.
Ndeshjen e filluam me një njëmbëdhjetëshe krejtësisht të re, ku rastin për debutim e kishin Bilall Iseni, Fisnik Musliu, Emir Ajeti dhe Blerin Mustafa, ndërsa gjithashtu luajtën edhe Rejan Abazi, Ali Adem, Ramin Alli, Ardit Iljazi, Mamadouba Bangura, Sabit Billai, ndërsa në portë ishte Artan Iljazi .
Edhe pse rezultati në asnjë moment nuk ishte në rend të parë, trajneri Ozer u dha mundësi që futbollistët e të ardhmes tonë të luajnë më shumë se 70 minuta ku kishin disavantazh nga pjesa e parë 4-0, që në pjesën e dytë “Skopje” të shënojë edhe një gol, ndërsa 20 minutat e fundit në lojë u inkuadruan edhe futbollistët e ekipit të parë të cilët shënuan vetëm një gol edhe atë me anë të Fredy Alvarez nga penaltia për 1-5.
Tani skuadra do të përqendrohet për ndeshjen e radhës, kur me 4 prill jemi nikoqir të ekipit të Renovës.