Në debujtimin e tij për ekipin tonë, trajneri Goce Sedlloski ka marrë fitore, duke e mundur në fushë mysafire skuadrën e Borecit, ekip ky që po lufton për mbetje në ligë.
Me vetëm dy ditë punë, që kur Sedlloski erdhi në Shkup, ai mendon se nuk kishte kohë që të bëjë ndonjë ndryshim të madh, anadaj në deklaratën e tij ai thotë se fitorja është e djemve.
“Ka vetëm dy ditë që punova me ekipin, thjesht sapo jemi njoftuar dhe po mundohem të mësoj më shumë për cilin veçmas. Natyrisht se më kënaqin tri pikët në debutim, por fitoja është e lojtarëve, pasi ata luajtën për të marrë tri pikë. Andaj I përgëzoj për angazhimin, ndrësa ne duhet të vazhdojmë me punë, pasi kemi edhe shumë për të bërë”, ka thënë trajneri Goce Sedlloski.
Skuadra e Shkupit ndeshjen e radhës e luan nën fundjavën që vjen me ekipin e Rabotniçkit në cilësinë e nikoqirit.