Skuadra e Shkupit sot në kuadër të javës së 32-t, ka luajtur baras 0-0 me Pelsiterin, por me këtë pikë edhe zyrtarisht kemi mbyllur sezonin nënkampion dhe kemi arritur që për herë të katërt të sigurojmë pjesëmarrje në garat evropiane.
“Ju uroj djemve daljen në Evropë, mendoj se me këtë rezultat të barabartë edhe matematikisht kemi siguruar Evropën. Edhe pse që kur jam këtu, këto pesë ndeshje ishe një nga ndeshjet më të dobëta, edhe pse mundë të them se krijuam shumë raste. Këto raste kur krijohen duhet patjetër të shënojmë gola, pra nuk duhet pritur që gjithmonë të nxirremi nga mbrojtja. E dimë se si kanë luajtur kundërshtarët tanë në këtë fushë të vogël, por ne duhet patjetër që ti shfrytëzonim rastet që na jepen në pjesën e parë, e pastaj në të dytën do e kemi më lehtë. Për fat të keq kjo është ndeshja e tretë që nuk po shënojmë gol, por kur unë erdha këtu qëllimi ynë ishte që të dalim në Evropë dhe këtë e bëra. Edhe një herë i uroj futbollistët dhe shkojmë për ta luajtur profesionalisht edhe atë ndeshje të fundit që na pret Shkëndija”, ka thënë Sedlloski.