Me kryesinë e re dhe ekip të përforcuar FC Shkupi është në rrugë që të bëhet ekip evropian. Ndryshimet e deritanishme në klub dhe hapat e ardhshme që i planifikon kryesia e FC Shkupit, do të kontribuojnë në ngritjen e standardeve të futbollit ekipor në Maqedoninë e Veriut.
Për ngritjen e madhe në tabelë dhe arritjen e rezultatet në gara me emra të mëdhenj në ekip, kontribuoi struktura e re e pronarëve dhe kryesisë me ekipin që intensivisht punuan në përforcimin dhe forcimin e kapacitetit të futbollistëve nga vendi dhe ata ndërkombëtar.
“Sezonet e kaluara na kanë siguruar që Shkupi ka cilësi të mëdha dhe kapacitet, e me atë edhe potencial për të arritur rezultate vërtet të rëndësishme në garat ndërkombëtare. Qëllimi ynë kryesor është ta bëjmë Shkupin një brend të futbollit nga Maqedonia e Veriut që do të na përfaqësojë në Evropë çdo sezon. Ne duam ta ngrisim Shkupin në një nivel krejt të ri. Edhe kur bëhet fjalë për infrastrukturën, edhe kur bëhet fjalë për funksionimin. Ne do të jemi të hapur për publikun në maksimum dhe kjo do të jetë prioritet për ne. Shkupi do të funksionojë evropian, të tilla janë ambiciet tona – kampion. Ne filluam një program intensiv duke investuar në lojtarë të rinj dhe transferime të vlefshme, si dhe në përmirësimin e kushteve për trajnim dhe përgatitje të lojtarëve. Lojtarët janë thelbi i futbollit dhe detyra jonë si kryesi e klubit është t’u sigurojmë atyre mjetet dhe fushën, që të shprehin potencialin dhe talentin e tyre. Kjo po ndodh te FC Shkupi gjatë periudhën së kaluar dhe ne do të vazhdojmë në të njëjtin drejtim derisa ta vendosim Shkupin në qendër të emrave të futbollit Evropian “, ka thënë Olgun Aydin, pronari i FC Shkupi.
Marrëveshjet me tre emrat e rinj që do të jenë pjesë e FC Shkupit tani më janë firmosur, mbrojtësi anësor Fisnik Zuka erdhi nga Rabotniçki, anëtari i ri i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut U21, mbrojtësi i krahut të majtë Blerton Sheji nga Struga dhe mbrojtësi i krahut të djathtë Tome Kitanovski nga Gjorçe Petrovi. Për periudhën e ardhshme kryesia e Shkupit paralajmëron edhe emra të tjerë që do të transferohen para fillimit të Ligës së Konferencës, e gjithashtu edhe për sezonin 2021/22 po përgatiten transferime të reja të futbollistëve ndërkombëtar që do të luajnë për Shkupin.
Një nga ndryshimet më të rëndësishme që FC Shkupi kontribuoi për rritjen e kulturës sportive dhe përforcimin me futbollist potencial të vendit është formimi i Akademisë së futbollistëve të rinj, një investim i klubit.
“Akademia për futbollist të rinj do të jetë investim kapital, që do të ndihmojë në zbulimin, zhvillimin dhe formimin e futbollistëve të ardhshëm. Fillimi i projektit do të fillojë së shpejti, kështu që gjeneratat e reja të futbollistëve të FC Shkupit do të kenë kushtet më të mira për mësim, stërvitje dhe përparim. Besojmë që ky projekt do ta ngritë futbollin në nivelin më të lartë në vendin tonë, që do të jetë një nga investimet më të mëdha në akademitë e futbollit te ne”, ka shtuar pronari Olgun Ajdin.
Momentalisht në mënyrë intensive po punohet në rekonstrumin e plotë të stadiumit të FC Shkupit, është vendosur tribuna e re VIP me kapacitet prej 1800 ulëseve. FC Shkupi, gjithashtu si kubi i parë në Maqedoninë e Veriut do të vendos sistemin e praktikumit e rregullt të konferencave për media pas secilës ndeshje, me qëllim informimin e publikut dhe ngritjen e besimit në suksesin e klubit, ashtu sikurse praktikojnë të punojnë të gjitha klubet evropiane.