Sot kemi zhvilluar ndeshjen e katërt dhe të fundit në Ohër.
Në përballjen e fundit që ishte edhe gjeneralja, përballë kishim ekipin e FC Drita nënkampione e Kosovës.
Ndeshja ishte mjaft dinamike, ndërsa dy golat u shënuan në pjesën e parë, ku fillimisht në epërsi kaluan mysafirët nga Gjilani, me golin e Simonovskit, ndëra ekipi ynë barazoi me golin e shënuar nga Senghor.
Edhe pjesa e dytë ishte me dominim dhe posedim të lojës nga ekipi ynë, që rezultoi me gol, kur nga pika e bardhë e penalltisë shënoi Freddy Alvarez, për tu mbyllur ndeshja me rezultat 2:1.
Me këtë ndeshje mbyllim kontrollueset dhe me fazën përgaditore në Ohër dhe sot ekipi do të kthehet në Shkup.
Në kontrolluset në Ohër nga katër miqësoret fillimisht humbëm nga Partizani i Tiranës me rezultat 1:0, Shkëndija 2:0, barazuam 1:1 me Strugën.