Mbyllet ndeshja e parë kualifikuese në Ligën e Konferencës së UEFA-s, 2-0 në favor të FC Shkupi.
Në arenën “Todor Proeski”, skuadra nga Çairi, i shfrytëzoi rastet e ndeshjes, për të hedhur një hap shumë të madh drejt kualifikimit në raundin e dytë të kësaj gare.
Me golat e shënuara nga, Markoski në minutën e 36-të dhe Abdul Rwatubyaye në minutat shtesë të ndeshjes, FC Shkupi do ta ketë më të lehtë në Prishtinë të enjten e 15-të korrikut.
Në konferencë për shtyp, para gazetarëve, foli trajneri Goce Sedloski.
“Kisha thënë edhe para ndeshjes se na pret një përballje e vështirë kundër Llapit. Më duhet t’i uroj futbollistët e mi, gjithashtu uroj edhe futbollistët e Llapit për lojën korrekte. Mendoj që kemi fituar me meritë këtë ndeshje edhe pse thash, që kjo është vetëm pjesa e parë, kemi edhe një ndeshje pas nesh dhe duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Në ndeshjen e kthimit na pret duel edhe më i vështirë, por mendoj që kemi mjaft kohë që të përgatitemi mirë. Urime edhe njëherë futbollistëve të mi, të cilët e dhanë maksimumin”, u shpreh trajneri Goce Sedloski pas ndeshjes.
Kujtojmë që ndeshja e kthimit, do të luhet me datë 15 korrik në Prishtinë.
Sedloski: FITUAM ME MERITË!
Shpërndaje:
Artikuj