Përfundon aventura evropiane për skuadrën tonë në Ligën e Konferencës së UEFA-s.
Në Ponta Delgada të Portugalisë, sot u zhvillua ndeshja e dytë e raundit të dytë mes CD Santa Clara-s dhe FC Shkupit, ku skuadra jonë, eliminohet me rezultat të përgjithshëm 5-0.
Ndeshja përfundoi 2-0 në favor të Portugezëve dhe golat u shënuan nga Carlos në minutën e 13’ dhe Villanueva në minutën e 39’.
Pas ndeshjes, para gazetarëve u paraqit kryetrajneri Goce Sedloski.
“Njëherë më duhet ta uroj ekipin e Santa Clara-s për kalimin në raundin tjetër.
Mendoj që në ndeshjen e parë ekipi ynë ishte paksa I frikësuar dhe treguan shumë respekt për ekipin e Santa Clara-s. Gjithashtu mendoj që Santa Clara ka lojtarë shumë të mirë, goli i parë në Shkup, ishte autogol dhe dy golat tjera ishin gjithashtu gabimi jonë. Sot erdhëm këtu me disa ndryshime në ekip, ku I dhamë mundësi disa lojtarëve tjerë.
Që nga fillmi e kemi ditur që do të jetë e vështirë, për shkak se para nesh kishim një kundërshtarë mjaft të fortë. Më duhet të them që jam I kënaqur me lojën e skuadrës time, sidomos në pjesën e dytë. Pra edhe një here, mendoj që Santa Clara e meritoi këtë fitore dhe I uroj për kalimin tutje në këtë kompeticion”, tha Sedloski para gazetarëve në Portugali.