Një ditë para fillim të sezonit në Ligën e parë të futbollit në Maqedoni, kryetrajneri Goce Sedloski, për faqen tonë zyrtare shprehet optimist dhe tregon që lojtarë janë mjaft të përgatitur dhe të motivuar për këtë sezonë dhe ndeshjen e së nesërmes mes Bregallnicës dhe Shkupit.
“Jemi mjaft të përgatitur dhe të motivuar për këtë sezonë dhe për ndeshjen e së nesërmes. Përballemi me Bregallnicën, një skuadër që sapo është futur në ligën e parë dhe që do të mundohen ta tregojnë veten që në fillim. Ne i kemi analizuar edhe pse nuk i njohim mjaft mirë. Ata janë një ekip i mirë, gjithashtu të përgatitur. Udhëtojmë që të fitojmë, jo vetëm nesër por në çdo ndeshje, duke filluar nga nesër. Presim që tifozët tanë të jenë lojtari i 12-të në të gjitha ndeshjet në këtë sezon dhe ne ti shpërblejmë me fitore dhe rezultate pozitive”, u shpreh trajneri, Sedloski.
Kujtojmë që ndeshja, Bregalnica-Shkupi, do të zhvillohet nesër në Stadiumin e qytetit në Shtip, me fillim nga ora 17:30.