Pas fitores në transfertë kundër Pelisterit në Manastir, skuadra jonë, të dielën do të udhëtojë për në qytetin e Strugës, ku përballë nesh, do ta kemi skuadrën Struga Trim&Lum.
Për struganin, Blerton Sheji, kjo ndeshje do të jetë e veçantë, sepse ai do të rikthehet në qytetin e tij ku edhe e kishte filluar karrierën si futbollist.
“Rikthimi në Strugë do të jetë emocional, sepse është ekipi në të cilin e kam filluar karrierën time, kështu që do të jetë një ndeshje e veçantë për mua.
Ata janë një skuadër shumë e mirë, kanë pasur një fillim pozitiv dhe besoj që do të jetë një ndeshje shumë e vështire, por ne i kemi bërë një analizë ekipit të tyre dhe po përgatitemi për ndeshjen maksimalisht që në fund të dalim me 3 pikë”, është shprehur, Blerton Sheji.
Të dielën, në stadiumin e qytetit në Strugë, do të zhvillohet ndeshja e xhiros së katërt mes Shkupit dhe Struga Trim & Lum, duke filluar nga ora 16:00.