Pas shumë viteve, një lojtarë nga radhët e skuadrës tonë, Shkupit, është ftuar për dy ndeshjet e radhës të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, kundër Islandës dhe Rumanisë në kuadër të eliminatoreve për kampionatin Botëror 2022.
Sulmuesi i skuadrës tonë, Kire Markoski, është i ftuari i radhës nga seleksionuesi i Maqedonisë, Bllagoja Milevski.
Ndeshja e parë, Islandë – Maqedonia e Veriut, do të zhvillohet të dielën më 05.09.2021, kurse ndeshja e dytë, mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, do të zhvillohet më 08.09.2021 në Stadiumin “Todor Proeski”, në Shkup, duke filluar nga ora 20:45.
KIRE MARKOSKI i ftuari i radhës nga seleksionuesi i Maqedonisë Bllagoja Milevski
Shpërndaje:
Artikuj