Në “Blagoj Istatov” të Strumicës, super ndeshja Akademija Pandev – Shkupi, përfundoi me rezultat 1-3, në favor të skuadrës tonë.
Një derbi i vërtetë ishte ndeshja e xhiros së tetë, mes Akademija Pandev dhe Shkupit.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, por me shumë mundësi për të dyja skuadrat.
Pjesën e dytë, Akademija Pandev e nisi më mirë, duke shënuar për 1-0 dhe pas golit të pësuar, kryetrajneri jonë reagoi duke i bërë disa zavendësime në radhët e Shkupit dhe disa ndryshime në formacion.
Marko Gjorgjievski ishte ai, i cili barazoi në minutën e 78’ dhe 9 minuta më vonë, Freddy Alvarez nga pika e bardhë, në minutën e 87’ e shënoi golin e dytë për Shkupin.
Tre minuta më vonë, Alvarez shënoi edhe golin e tretë me anë të penalltisë dhe të fundit për ndeshjen e sotme.
I lumtur për këtë fitore, pas ndeshjen foli kryetrajneri jonë, Goce Sedloski.
“Më duhet t’i uroj lojtarët për fitoren e sotme. Kjo fitore është shumë e rëndësishme dhe mendoj që i merituam tre pikët. Pas golit që e pësuam, i bëra disa zavendësime për më shumë energji në fushë dhe filluam të sulmojmë gjatë gjithë kohës. Nuk dua që të flas për penalltitë, por mund të them që krijuam mundësi të shumta dhe luajtëm një lojë mjaft të mirë. Tani duhet që të fokusohemi për ndeshjen e radhës kundër Rabotniçkit, sepse është një ndeshje gjithashtu e rëndësishme dhe ju bëj thirrje tifozërisë tonë për një atmosferë sa më të mirë ndaj Rabotniçkit”, tha Sedloski, pas ndeshjes.
Pas xhiros së tetë, mbetemi lider me 17 pikë të grumbulluara në LPFMV dhe ndeshjen e radhës do ta kemi kundër Rabotniçkit më 02.10.2021.