Në kuadër të xhiros së nëntë të LPFMV-së, në Stadiumin e Çairit, duke filluar nga ora 15:00, nesër do të zhvillohet ndeshja mes Shkupit dhe Rabotniçkit.
Pas fitores kundër Akademija Pandev, skuadra jonë rikthehet në Çair, për derbin e radhës, kundër Rabotniçkit.
Skuadra jonë ka vazhduar me përgatitjet gjatë ditëve në Stadiumin “Boris Trajkovski” dhe në Stadiumin e Çairit dhe janë gati për ndeshjen e së nesërmes.
Kire Markoski, një ditë para ndeshjes, thot se skuadra jonë është e motivuar për fitore dhe bën thirrje deri tek tifozëria jonë, për përkrahje në ndeshjen e nesërmes.
“Të dielën ndaj Rabotniçkit do të jetë një ndeshje e vështirë. Në ndeshjet e fundit, ata kanë arritur rezultate të mira dhe kanë një skuadër me kualitet të mirë. Ne jemi 100% të koncentruar dhe të motivuar, pra, shkojmë për fitoren e radhës. Besoj që të dielën do ta arrijmë qëllimin tonë dhe pres nga tifozët tanë për përkrahje maksimale ndaj Rabotniçkit në Çair”, tha Markoski, për faqen tonë.
Në dy ndeshjet e fundit në ligë, skuadra e Rabotniçkit, ka barazuar me Pelisterin 1-1 dhe ka fituar kundër Makedonija Gj.P, me rezultat 2-0.
Rabotniçki ka gjithsej 15 pikë dhe renditet në vendin e tretë në tabelë.
MARKOSKI: JEMI TË MOTIVUAR DHE LUAJMË PËR FITORE
Shpërndaje:
Artikuj