Skuadra jonë vazhdon të shkëlqej me rezultatet pozitive në kampionat.
Kësaj rradhe, Shkupi në Çair, e mposhti Renovën me rezultat 2:1.
Serinë e golave e hapi sulmuesi jonë Sunday Adetunji, ndërsa golin e dytë e shënoi Freddy Alvarez nga pika e bardhë.
Golin e nderit për skuadrën mysafire e shënoi Mustafov në minutën e 83.
I lumtur me rezultatin dhe fitoren, pas ndeshjes, foli kryetrajneri Goce Sedloski.
“Dua ti falënderoj lojtarët që bënë maksimumin. Ishte ndeshje mirë e menaxhuar nga ana jonë edhe pse mund të shënonim në pjesën e parë pasiqë kishim shumë raste të mira. Por nuk duhet të harrojmë që luajtëm kundër një skuadre të fortë siç është Renova. Jam shumë i lumtur me rezultatin dhe fitoren. Poashtu dua t’i falënderoj edhe tifozët për përkrahjen e tyre, na duheshin këto 3 pikë dhe arritëm që ti marrim”.
Skuadra e Shkupit me këtë fitore vazhdon të qëndroj në pozitën e parë në tabelë, me 26 pikë të grumbulluara.